Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 193 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Thon se humori te zgjat jeten (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=959)


Postuar nga BUCS datë 05 Shtator 2003 - 02:01:

Ishin mbledh kafshet e pyllit per te bere parti ne nje fushe te gjere dhe kishin harruar te merrnin pijet per partin dhe mendohen dhe mendohen dhe zgjedhin breshken per ta derguar qe te marre dicka per te pire. Dhe i thone breshke: shko e na sill ca pije dhe breshka pergjigjet dakort dhe niset si breshka kuptohet.
Pas gati dy oresh dikush pyet a erdhi breshka te gjithe pergjigjen jo nuk ka ardhe akoma dhe kthehen e veshtrojne nga ana ku ishte nisur breshka per te mare pijet. Dikushe e sheh dhe fillojne te gjithe e bertasin breshka-breshka-breshka.
Ajo kthet dhe u thote mos me cani b*** se nuk shkova ti mar fare.


Postuar nga BUCS datë 05 Shtator 2003 - 23:17:

Babai po ushqente djalin i cili nuk kishte oreks dhe per ta genjyer qe ai te hante i tha:- ha te keqen babi qe te te rritet bibilushi. Gruaja qe po lante enet e degjoi dhe i tha- Uaaa, po ti ha te te rritet i joti se ai i vogel eshte dhe do t'i rritet.


Postuar nga BUCS datë 05 Shtator 2003 - 23:23:

Beni dhe Tani kishin provim. Pas provimit takohen ne klub.
- He Tan, si shkoi provimi? - pyet Beni.
- S'bera asnje ushtrim, e dorezova fleten te bardhe. - thote Tani
- Edhe une, si thua do te dyshojne qe kemi kopjuar nga njeri tjetri?


Postuar nga Keni datë 08 Shtator 2003 - 07:28:

*****
Lepuri ishte duke i mprehur dhëmbët. Kalon ujku dhe e pyet
-"Ç'ka po bënë o lepur"
-"Po i mpreh dhëmbët se dua ta hajë luanin"-ia kthen lepuri.
-"Ç'ka po bën o lepur?"- pas pak kalon ariu dhe e pyet.
-"Po i mpreh dhëmbët se dua ta hajë luanin"-ia kthen lepuri.
-"Ç'ka po bën o lepur?"- e pyet luani i cili kishte dëgjuar aferën e lepurit dhe kishte vendosur të bindet.
-"Qe bre luan, po i mpreh dhëmbët dhe po flas percart" -ia kthen lepuri.


Postuar nga Keni datë 08 Shtator 2003 - 07:29:

*****
-"E dashur, dua të martohem me ty" - e propozon djali vajzën.
-"Mirë i dashur por është këtu një problem. Vështirë se do të pajtohet babai im!" -përgjigjet ajo.
-"Pse?" -pyet ai
-"Ngase ai është shahist" -përgjigjet ajo.
-" çka ka lidhje kjo me martesën tonë?" - pyet djali i habitur.
-"Po ai kurr nuk e jep mbretëreshën për kal" -ia kthenë vajza.


Postuar nga Keni datë 08 Shtator 2003 - 07:30:

*****
Ishte i cun i ri me mercedez. Si gjithmone ai shkonte tek dy
qani i te dashures. keshtu qe si per dite ai shkon atje por
kesaj rradhe nuk shkon per te takuar te dashuren por per te
blere dicka. Parkon mercedezin perjashte dhe futet ne
dyqan. E shef te dashuren dhe nuk i flet po shkon per te
gjetur artikullin qe i nevojitej. Vajza mbetet e tronditur qe
ai nuk i flet, dhe shkon perjashta per te par se ndofta ndonje
vajze tjeter ishte ne mercedez. Po kur del perjashta shef se
dy cuna po vidhnin mercedezin. Ajo me vrap shkon brenda
ne dyqan dhe i thote atij se mercedezi u vodh. Po mire i
thote ky, pe gje se kush ishte? - Ohu, thote ajo, - mora ne shenim numrin e targes.


Postuar nga BUCS datë 09 Shtator 2003 - 17:24:

Ishte nje çift i martuar,burri amerikan dhe gruaja shqiptare qe jetonin ne Shqiperi.Amerikani kishte mesuar çatpat shqip.nje dite kur ky po ikte ne pune gruaja i thote :
-i dashur eshte prishur frigorifer a mund ta rregullosh?
-une teknik?(pse une teknik jam)thote burri dhe iken
diten tjeter kur ky po dilte gruaja i thote
-i dashur jane prishur dritat a mund ti rregullosh?
-une elektrikçi?-thote ky dhe iken
diten tjeter gruaja i thote:
-i dashur eshte prish lavamani a e rregullon pak?
-une hidraulik-thote ky dhe iken...
kur vjen ne darke ky i sheh te tera gjerat ne rregull dhe pyet gruan:
-e dashur si i rregullove keto?
-eh i dashur e ke parasysh ata komshiun tone ne katin poshte?
-po-thote ky
-eh ai me tha se i rregulloj une te tera ama me nje kusht o ma jep ose me bej nje paste.
-ti beri pasta apo jo dear-tha ky
-Une pastaxhije?-thote gruaja


Postuar nga BUCS datë 09 Shtator 2003 - 17:27:

Nje fshatare po udhetonte ne autobus nga Rogozhina per ne Roskovec
Mbas pak kohe udhetimi nje mize filloje ta besdiste duke fluturuar perpara fytyres se saje.
Fshatarka bene ta largoje duke levisur doren...dhe kur bie pak ne qetesi filloje te dremiste.
Miza perseri kethehet tek fshatarka dhe i qendron mbi hunde.
Ajo sgjohet e nevrikosur, kape mizen dhe e hedh nga dritarja duke i thene:
- SDO TE RISH REHAT NE AUTOBUS? BEJE RRUGEN NE KEMBE TANI....


Postuar nga BUCS datë 09 Shtator 2003 - 17:28:

Nje emigrant Shqiptar ne Greqi nje dite ishte zene me komshiun e vet grek dhe nuk flisnin me njeri tjetrin...
Nje dite rastesia i solli perbale njeri tjetrit nderkohe qe greku shetiste me qenin e tij. Shqiptari:
- Ku vete keshtu me kete gomar?
Greku i habitur qe Shqiptari po i fliste duke kujtuar se beri nje gabim ne te folur pergjigjet ne greqisht.
- I thone 'qen' jo 'gomar'...
Shqiptari:
- Nuk te fola ty i fola qenit...


Postuar nga BUCS datë 09 Shtator 2003 - 17:32:

Femra e re erdhi te falltari. Ai i kërkoi 20 dollarë dhe tha se do t'i përgjigjet vetëm në dy pyetje për atë shumë të hollash.
Zonjusha e re pas mëdyshjes, megjithatë pagoi paratë dhe e pyeti:
- A nuk është tepër shtrenjtë për vetëm dy pyetje?
- Po, tepër shtrenjtë është -iu përgjigj falltari, - e cila ishte pyetja e dytë?


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 193 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.