Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Janar 2010 - 02:55:

Ej po pse nuk drejtoheni nga Amerikane ose Evropiane , ne Kuvend se na merzitet...

Me keto politikane ,e moreme vesh qe ketyre i ka plas cipa fare ,akoma trajtohet ligji spiunve , ne Poloni edhe bluzen e Che Guevara e kan ndaluar ,akoma kshu do vazhdojme rremuje , un nuk e di mbase mos fshihet ndo nje dore e zeza qe punon sistematikisht kunder Shqiptareve ..

Ska mundesi para ca ditesh avioni per Bolgna ,ndalon ne Bratislave ,ky tjetri ben motorr rruges ikin dritat kur eshte vemendja ,me yjet e Botes ,mediat Spanjolle filluan te shajne ," po fiton Reali mes drites dhe nates ,,,,

Lejoheni te drejtoheni nga Nderkombetaret sepse ,eshte me mir per ju ,per ne per ata ..

Shtetet e tjera te Evropes ,ndryshuan fituan ,per arsye sepse nuk ja lejuan vetvetes ndergjegjen kombetare qe kishin ,sepse kishin nje armik Rusine ,prandaj hapen dosjet denuan ,ne Poloni i dhan vetem te drejten e pashaportes qytetarve dhe jo te punojne ne Poloni jashte ,kurse ju luftoni me shqiptaret dhe kundra tyre ....


Postuar nga AngelDevil datë 21 Janar 2010 - 02:58:

Ca skuptove Faje ... shqip eshte shkrujt ...projektligjet ne te shumtat e rasteve ne Shqiperi hartohen ndryshe kane per qellim te kunderten e atyre qe thuhen, dhe ngelen vetem ne letra ose dhe kur implementohen "prekin" gjithmone peshqit e vegjel... te medhenjve gjithmone ju behen ca brima ne rrjete me madhesine e tyre qe te shpetojne vetem ata... kapishe tani


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Janar 2010 - 03:09:

Për Biberajn, një person që të anëtarësohet në Partinë Demokratike, duhet që së pari, të mos ketë qenë pjesë e nomenklaturës së sistemit komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe bashkëpunëtor legal apo ilegal i këtij shërbimi. Një propozim që në fakt nxjerr jashtë loje vetë kryetarin e PD-së, Sali Berisha,


Postuar nga Fajtori datë 21 Janar 2010 - 03:18:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Ej po pse nuk drejtoheni nga Amerikane ose Evropiane , ne Kuvend se na merzitet...

Me keto politikane ,e moreme vesh qe ketyre i ka plas cipa fare ,akoma trajtohet ligji spiunve



Pse çfare eshte hyrja ne Evrope perveçse copa e mishit para hundes se qenit. Popullqeni (ose qenpopulli) enderron se kur te kape mishin do zgjidhen gjithçka, sepse do e mbroje padroni i jashtem nga semundja e padronit te brendshem. Qenpopulli (ose popullqeni) shikon çdo dite lajmet çfare thone padronet jashte, a i terheqin veshin padronit brenda? Popullqeni nuk e di qe terbimin padronit ia ka ngjitur vete. E nderkohe qe zgjidhim dilemat e nje qeni ne oborrin 28000 km2-sh, bota mendon per gjera globale, boterore, rend social, ndryshime klimatike, ekosistem, plehra te ndara, energji te rinovueshme, makina elektrike, etj. etj. Dhe nga oborri kercejne vazhdimisht emigrante si pleshta ne kerkim te qimeve te qenve me te shendetshem ku te jetojne ne paqe.


Postuar nga Fajtori datë 21 Janar 2010 - 04:32:

Hahahah, e dini pse iken dritat ne stadiumin Qemal Stafa?

Sepse i hengri miu telat e korentit. Kshu thone lajmet.


Nderkohe gazetat spanjolle tallen me Shqiperine dhe me faktin qe duhej nderhyrja e ministrit te energjitikes qe te kthehen dritat ne stadium.

Por nga ana tjeter policia ka arrestuar 10 persona, si psh punonjes te OSSH, etj, qe duhet te japin llogari. Eshte njoftuar prokurori i rrethit, dhe Ministri i Kultures ka dhene intervista per gazetat. Ai thote se drejtori i stadiumit do çohet per ndjekje penale neser ne mengjes. OSSH nga ana saj thote se problemi i takon vetem stadiumit, sepse dritat nuk jane nderprere fare ne zone dhe zona perqark kishte drita. Ehhh, dhe nje ndeshje futbolli nuk dine te organizojne dhe perdorin polici e prokurori per te treguar sa e forte eshte dora e ligjit.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Janar 2010 - 05:08:

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe!
Fytyra e vërtetë e Shqipërisë, përse të shtiremi???


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Janar 2010 - 06:21:

O sa po degjova qe mediat spanjolle ,kishin shkruar ,qe stadiumi Qemal Stafa i ngjan nje fushe FERME hahahahahah

Po pse po dole jashte Tiranes ceshte fshattttt , kan ndertuar 10 pallate ,dhe duan te hyn ne Europe .....


Postuar nga AngelDevil datë 21 Janar 2010 - 13:31:

He a ka mo ... mua me vjen turp dhe shume keq njekohesisht kur degjoj lajme te tilla por jo te tallem se fundja shqiptare jam e une pavarsisht se ku mund te jetoj ... por si thone kot shqiptaret kudo qe shkojne mbajne marrezine me vete e kane ne gen sju hiqet dot


Postuar nga Fajtori datë 21 Janar 2010 - 16:03:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
He a ka mo ... mua me vjen turp dhe shume keq njekohesisht kur degjoj lajme te tilla por jo te tallem se fundja shqiptare jam e une pavarsisht se ku mund te jetoj ... por si thone kot shqiptaret kudo qe shkojne mbajne marrezine me vete e kane ne gen sju hiqet dot


Po po, armiqte e klases po tallen aty jashte, ata gazetare te poshter spanjolle.

Ne duhet te mbajme qendrim, te arrestojme drejtorin e stadiumit, te arrestojme punonjesit e OSSH, te kompensojme incidentin me arrestime, se po arrestuam dhe burgosem bota s'do qeshe. Dhe grusht bashkuar do qajme meqe iken dritat ne stadium, nje realitet qe ndodh rendom neper shtepia e spitale, por qe duhet fshehur para te huajve, se ndryshe behemi qesharake. Se fundja me rendesi ka nje ndeshje futbolli per sy e faqe te botes sesa nje pacient me barkun hapur ne salle te operimit.

P.s. Kur lexova Real Madrid-Gramozi, thashe se Gramozi eshte ndonje ekip rus, qe sipas rregullave duhet luajtur ne toke neutrale, psh Shqiperi. Se dija qe Erseka paska arritur kaq lart ne futboll. Ti beje gol Realit pastaj, ec aty.


Postuar nga Agent Provocateur datë 21 Janar 2010 - 16:06:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Hahahah, e dini pse iken dritat ne stadiumin Qemal Stafa?

Sepse i hengri miu telat e korentit. Kshu thone lajmet.





real madrid was paid 2.5 million euros to experience an Albanian black out.

i shkreti miush kushedi sa u lodh derisa keputi kabllin.


Postuar nga AngelDevil datë 21 Janar 2010 - 16:17:

Qe ndeshje miqsore Taci kot per tangerllik pagoj ate shifer qe tha Agent per te luajtur me Erseksit (prej nga eshte e Taci) dhe shuma qe do mblidhej nga shitja e biletave do shkonim per ndihme ne zonat e permbytura... Une tani mendoj kshu kot e une per tangerllik pse parja shko te robt qe sdine ti perdorin ... 2.5 mln euro ja jepja direkt banoreve te permbytur e hidhja e kandidaturen per deputet ne ato zona e vdekme qe votat i merrja 100 % .... po mendje Toci thuj

Kurse per kabllin mos ka qene ndonje "urith" me 2 kembe se te qe miu aq tension te larte qe qe aty do ishte pjek per 1 second


Postuar nga Fajtori datë 21 Janar 2010 - 16:22:

2.5 milione euro per 1 ndeshje futbolli?

Dhe Shqiperia eshte vend i varfer?

Cfare legena njerez mund te bejne gje te tille, 2.5 milione euro qe dalin nga Shqiperia e futen ne Spanje per tu tall Rezart Taçi qe tani duhet te ishte ne burg per rrahjen e gazetarit Mero Baze.

Ardhja e DJ Tiestos ne mes te Gushtit kushtoi 150 mije euro dhe u konsiderua e ekzagjeruar, se Tiesto gjehet me me pak. Me aq leke sa ka paguar ky kishim patur 20 evente qe te rrinte Shqiperia gjithe veren pol turistik me DJ me te mire ne bote. Bahhhh.

Kshu eshte kur fitohet leku shpejt, edhe harxhohet shpejt duke u tall.


Postuar nga AngelDevil datë 21 Janar 2010 - 16:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Po po, armiqte e klases po tallen aty jashte, ata gazetare te poshter spanjolle.

Ne duhet te mbajme qendrim, te arrestojme drejtorin e stadiumit, te arrestojme punonjesit e OSSH, te kompensojme incidentin me arrestime, se po arrestuam dhe burgosem bota s'do qeshe. Dhe grusht bashkuar do qajme meqe iken dritat ne stadium, nje realitet qe ndodh rendom neper shtepia e spitale, por qe duhet fshehur para te huajve, se ndryshe behemi qesharake. Se fundja me rendesi ka nje ndeshje futbolli per sy e faqe te botes sesa nje pacient me barkun hapur ne salle te operimit.





Avash ti shoku Faje se me duke sikur po flet ne mbledhjet e plleniumit te 5 :p

mire e ke ti e di si i thone ketij mhb Shqiperia digjet e Tocistat krifen

ka probleme te tjera me te rendesishme se 1 ndeshje futbolli por ajo qe me vjen keq mua eshte qe incidenti i djeshem me qellim apo pa qellim ska rendesi ishte i kote


Postuar nga AngelDevil datë 21 Janar 2010 - 16:33:

Me 2.5 Mln Euro do ishin ndihmuar shume familje ne ato zona te permbytyra dilte dhe i nderuar trapi po kujt i thu.


Postuar nga AndreaPirelli datë 21 Janar 2010 - 18:05:

Nuk e di pse me gerryen mendimi qe eshte bere per te hequr drejtorin e stadiumit. Ha rotto le palle se fundmi te gjitheve ................... .................. Madamave te Realit pastaj mire u eshte bere ............. :aha :aha Duhet te djersish te fitosh 2.5 mln euro ......... :aha :aha


Postuar nga AngelDevil datë 21 Janar 2010 - 18:38:

lexojeni ket se eshte e forte...

(shqiptuni hesapi!)

rrugeve u hap haberi
delni se ka ardh enveri
mori lajmi anembane
real madridi n' tirane
sali taci,bamir topi
realit xhepat c'ja ngopi
fshatunar e malokar
top, perplot, n'stadjum kombtar
dhe shqiptari si rrot trari
dhe pa buk dhe me ferrari
shkodra n'uj, sali zullapi,
qeveris si thehet trapi
dhe salia n'audjence
pret sportistet me urgjence
ne partin demokratike
byth ciljete-shpi publike
bamir topi burr per sport
koken top e bythet port
s'don me dit c'hall ka shqipnia
don vec ca fotografija
per me i fut n'na nji album
porsi peshqt n'akuarium
sal skandali si gjithmon
edhe n'tok dhe ne avion
"gju me gju" me shkodernarin
krah per krah lart me realin
skenderbe mbi koqe t'kalit
mik sternip i beogradit
mjek,doktorr kollareburr
breket t'mushme me shurr
pshurr n'dyshek e n'parlament
pshurr ne shkoder ,shurra det
pshurr dhe detin me greqin
anemban pshurr shqiperin.


Postuar nga Fajtori datë 21 Janar 2010 - 18:53:

E paska qendis shkodrani.


Postuar nga AngelDevil datë 21 Janar 2010 - 18:55:

kam e 1 tjeter a ta postoj ketu apo e lliva temen


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Janar 2010 - 18:58:

ej ne Tirane eshte ketu ????'

SHqiperia po ndryshon...


Postuar nga AngelDevil datë 21 Janar 2010 - 19:01:

mire qe se paska pa Rama se mjer ai ... o lele culo pastaj


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Janar 2010 - 20:09:

Rrëmbejnë 15-vjeçaren për ta përdhunuar, tre të rinj kapen me drogë

Tre të rinj u arrestuan në Tiranë me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë dhe mbajtje lëndësh narkotike pasi ditën e djeshme kanë rrëmbyer një vajzë 15-vjeçare të cilën kanë tentuar ta përdhunojnë ndërsa gjatë kontrollit të policisë u është gjetur edhe një sasi droge.
Lajmi është bërë i ditur nga policia e Tiranës e cila tha se të arrestuarit e dyshuar për ngjarjen, janë shtetasit:
-S. P, 19 vjec, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
-Jah Sali Metalija, 24 - vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
-Taulant Lek Necaj, 19 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Policia tha se arrestimi i tre të rinjë, është bërë për shkak se dyshohet se në bashkpunim me njëri tjetrin rreth tre ditë më parë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, me automjetin e tyre tip “Benz Mercedes”, me targa Tr.1251 I, kanë marrë me dhunë një shtetase 15 vjecare, duke e mbajtur për afro dy ditë në ambjentet e një banese të ndodhur në Kombinat Tiranë, si dhe dyshohet se kanë tentuar të kryejnë mardhënie seksuale me dhunë me të.
“Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesë është gjetur një sasi prej 38.4 gram bimë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaruan burimet.
Sipas tyre, në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor i formuar u kryen veprimet hetimore e proçeduriale, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Heqjes së pa ligjëshme të lirisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/2-25, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

(Lajmifundit)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Janar 2010 - 20:37:

Gazmend Çollaku, drejtori i ri i stadiumit Qemal Stafa

. .Është emëruar brenda ditës së sotme drejtori i ri i stadiumit kombëtar Qemal Stafa. Sipas burimeve zyrtare, drejtuesi i ri i stadiumit më të madh në vend është Gazmend Çollaku.

Ai u emërua në këtë detyrë pas shkarkimit të paraardhësit të tij Perikli Dhales, i cili pritet të përballet me ndjekje penale për shpërdorim detyre pasi lejoi fillimin e ndeshjes Real Madrid-Gramozi pa marrë masat e furnizimit me energji elektrike edhe pse kishte nënshkruar një kontratë me kompaninë Taçi Oil për zhvillimin e ndeshjes.

(Lajmifundit


Postuar nga Fajtori datë 21 Janar 2010 - 21:36:

Kujt i intereson drejtori aman. 2.5 milione euro per nje ndeshje. Si si vjen turp. As ekipet me te medha nuk paguajne keto shifra. E per ta lare m.. me sh... do i jepte leket e biletave te permbyturve. Kujtoi se me nje gur do vriste dy zogj.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Janar 2010 - 23:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kujt i intereson drejtori aman. 2.5 milione euro per nje ndeshje. Si si vjen turp. As ekipet me te medha nuk paguajne keto shifra. E per ta lare m.. me sh... do i jepte leket e biletave te permbyturve. Kujtoi se me nje gur do vriste dy zogj.



E po kot nuk thuhet ,runa Zot nga helmi i Kobres ,runa Zot nga hakmarrja e Shqiptarit ,po runa o Zot nga mendjemadhsia e Shqiptarit ,se te shkel ...

Eshte si ai fshatari qe nga haseti rrenoi dhe nje Kont ,dhe po te kapi ky poshterim eshte i keq ,se nga te poshteruarit cfare nuk pret ...........


Postuar nga Fajtori datë 21 Janar 2010 - 23:33:

Per permbytjet e Shkodres OKB dha 200 mije euro, Kosova dha 200 mije euro.

Per te pare Real Madid te luaje ne Qemal Stafa Taçi Oil jep 2 milione e gjysem euro. Dhe Shqiperia eshte vend i varfer gjoja.

Mesa thuhet Koloseu u ndertua per te hutuar popullin me lojra. Real Madridi qenka koloseu shqiptar... qe u prish pa mbaruar.


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Janar 2010 - 18:07:

S'kam Google translate ..........


Bergamo, arrestato sfruttatore albanese
Non solo costringeva alcune giovanissime ragazze a prostituirsi, ma durante gli incontri con i clienti le controllava con le microspie, per verificare che non chiedessero aiuto. Un sistema che non ha evitato a un 23enne albanese l'arresto perché ritenuto a capo del racket della prostituzione lungo la provinciale tra Mozzo e Dalmine, nella Bergamasca. E' stata una squillo a mettere sulla pista giusta i carabinieri.

Le vittime erano ragazze dell'Est poco più che maggiorenni, portate in Italia con la promessa di un lavoro, e all'arrivo private dei documenti, avviate alla prostituzione, picchiate e minacciate di morte al minimo accenno di ribellione, segregate in squallide abitazioni e controllate a distanza con le microspie, con cui gli sfruttatori ascoltavano ogni parola sia durante gli incontri con i clienti, sia per scoraggiare rivelazioni alle forze dell'ordine.

Una di loro (una ucraina di 19 anni, ex fidanzata del capobanda che l'aveva poi costretta a prostituirsi) è riuscita in qualche modo a far capire cosa accadeva ai carabinieri durante un controllo. L'albanese è stato catturato dai carabinieri mentre rientrava in un appartamento alla periferia della citt_, dove nascondeva due pistole semiautomatiche. L'uomo è in carcere con le accuse di riduzione in schiavitù, rapina aggravata, lesioni personali, e porto e detenzione illegale di armi.


Postuar nga Deb* datë 22 Janar 2010 - 19:32:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
S'kam Google translate ..........


Bergamo, arrestato sfruttatore albanese
Non solo costringeva alcune giovanissime ragazze a prostituirsi, ma durante gli incontri con i clienti le controllava con le microspie, per verificare che non chiedessero aiuto. Un sistema che non ha evitato a un 23enne albanese l'arresto perché ritenuto a capo del racket della prostituzione lungo la provinciale tra Mozzo e Dalmine, nella Bergamasca. E' stata una squillo a mettere sulla pista giusta i carabinieri.

Le vittime erano ragazze dell'Est poco più che maggiorenni, portate in Italia con la promessa di un lavoro, e all'arrivo private dei documenti, avviate alla prostituzione, picchiate e minacciate di morte al minimo accenno di ribellione, segregate in squallide abitazioni e controllate a distanza con le microspie, con cui gli sfruttatori ascoltavano ogni parola sia durante gli incontri con i clienti, sia per scoraggiare rivelazioni alle forze dell'ordine.

Una di loro (una ucraina di 19 anni, ex fidanzata del capobanda che l'aveva poi costretta a prostituirsi) è riuscita in qualche modo a far capire cosa accadeva ai carabinieri durante un controllo. L'albanese è stato catturato dai carabinieri mentre rientrava in un appartamento alla periferia della citt_, dove nascondeva due pistole semiautomatiche. L'uomo è in carcere con le accuse di riduzione in schiavitù, rapina aggravata, lesioni personali, e porto e detenzione illegale di armi.


Ne sherbim te popullit meqe e kemi pak pertac. :p
E perktheva me google translate, por me doli nga hundet. Bera rregullime e pershtatje me aq sa munda. Mund te kem harruar dhe fjale pa rregulluar.

Bergamo, Pimpi Shqiptar i arrestuar .
Jo vetëm detyroi disa vajza shumë të reja në prostitucion, por gjatë takimeve me klientët kontrollonin me pergjues, për të verifikuar se ato nuk kerkonin ndihme. Një sistem i cili nuk e ka penguar një 23-vjeçare shqiptare te arrestohet për shkak se ajo u konsiderua si kreu i prostitucionit përgjatë rrugës kryesore ndërmjet shpërndarës dhe Dalmine në Bergamo. Ky ishte një shpërthim për të vënë policine në rrugën e duhur.

Viktimat ishin vajza, më shumë nga Lindja, I solli në Itali me premtimin e një pune, me ardhjen e dokumenteve private, i hidhnin ne prostituciont e detyruar, rrahur dhe kërcënuar me vdekje dhe me te voglin rebelim,te mbyllura në banese dhe me pergjjues per te dëgjuar çdo fjalë gjatë takimeve me klientët, kjo per të të dekurajuar shpalosjet në zbatimin e ligjit.

Një prej tyre (një nga Ukraina në 19 vjet, ish-e dashura e kreut te bandës që e kishite detyruar pastaj në prostitucion) ka arritur disi tu linte karabiniereve gjatë një inspektimi te kuptonin cfare po ndodhte. Shqiptari u arrestua nga policia gjersa po hynte ne nje një apartament në periferi të qytetit, ku kishte fshehur dy pistoleta semiautomatic. Ky është në burg me akuza për nënshtrim, grabitje, lëndimet personale, dhe sjelljen dhe posedim të paligjshëm të armëve.


Postuar nga Fajtori datë 22 Janar 2010 - 19:56:

Ca perkthimi...

Eshte mashkull ai 23 vjeçari, jo femer.

Per fat te keq s'paska ndonje foto online t'ia shikonim fytyren.


Postuar nga Fajtori datë 22 Janar 2010 - 20:22:

O turlli, po ti ke lindur i lodhur?

Sa i hap pune te tjereve te perkthejne shkruaje vete me 3 rrjeshta lajmin. Gjithmone sikur perton me shkrujt, nga 1 rrjesht, shume pika, duke pertu dhe me hap dhe google translate. Boh...


Postuar nga Deb* datë 22 Janar 2010 - 20:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ca perkthimi...

Eshte mashkull ai 23 vjeçari, jo femer.

Per fat te keq s'paska ndonje foto online t'ia shikonim fytyren.


E pashe faje qe e kisha bere femer, por cik me vonese. Nuk me lejohet ta korrigjoj tani.
Dhe aq eshte mire me beso, se ishte katrahure e vertet me Google translate.


Postuar nga Fajtori datë 22 Janar 2010 - 20:37:

Zbulohet sekreti i Gerdecit

Fabrika ishte hapur para se të jepej leja

Behet fjale per deshmine e ish-rojes se fabrikes se demontimit ne Gerdec, shtetasit Beqir Prini, i cili ka pohuar se ishte punesuar si roje i fabrikes qe ne fillim te shkurtit 2007, ne nje kohe qe sipas prokuroreve fabrika e demontimit ende nuk ishte shpallur si vendi ku do demontoheshin municone dhe vetem nje muaj me pas qeveria del me nje projektvendim per proceduren e trajtimit te armeve.

Deshmitari Prini ka deklaruar se ne fillimet e punes se tij perkatesisht gjate muajit shkurt 2007 si roje kishte pare te vinin e te sistemonin vendin Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli se bashku me persona te tjere.

Vetem tre muaj me pas Ministria e Mbrojtjes ka nxjerre nje urdher per perzgjedhjen e kompanise se huaj 'Sac' dhe shoqerine e nenkontraktuar 'Albademil' per proceduren e shitjes se municioneve me gezhoje tunxhi. Pra hesapet jane ndare nen dore para se te kryhen dokumentet zyrtare. Dhe firma ka filluar te sistemoje zonen para se Fatmir Mediu ti jepte lejen zyrtare.

Nderkohe seanca pervec misionit Euralius po ndiqet edhe nga vezhgues te OSBE-se.


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Janar 2010 - 22:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
O turlli, po ti ke lindur i lodhur?

Sa i hap pune te tjereve te perkthejne shkruaje vete me 3 rrjeshta lajmin. Gjithmone sikur perton me shkrujt, nga 1 rrjesht, shume pika, duke pertu dhe me hap dhe google translate. Boh...



:aha :aha ........... i lodhem nga jeta ........ po na iken mosha ...... u plakem ........ :aha :aha


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 23 Janar 2010 - 01:37:

Media në Shkup: Fatos Nano biznes hotelesh në Maqedoni

Friday, 22 January 2010 20:17 . .Media në Maqedoni pohon se ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano po planifikon të zhvillojë biznes në Shkup. Sipas citimeve mediatike, Fatos Nano, ish-kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri, ka zhvilluar së fundi negociata të drejtpërdrejta në Maqedoni për blerjen e një hoteli në qendër të Shkupit.
“Pas largimit nga politika, siç mëson ALSAT, Nano intensivisht po bisedon me një pjesë të pronarëve të deritashëm të hoteleve në Ohër, që humbën për shkak të kërkesave të pashlyera ndaj bankave për kreditë. Njerëzit e afërt me ish-kryeministrin shqiptar konfirmuan sot për ALSAT në Ohër se Nano së shpejti, pas përfundimit të gjitha procedurave të nevojshme, do të bëhet pronar i një hoteli që gjendet afër qendrës. Po ashtu, ai është i interesuar të bëhet edhe bashkëpronar i një hoteli tjetër”, citojnë mediat në Maqedoni dhe në Kosovë.
Sipas tyre, pronarët e hoteleve refuzuan të komentojnë publikisht, por nuk mohuan faktin se janë në negociata me Nanon i cili tashmë një është pronar edhe i dy banesave në kompleksin elitar të banesave "Akua Blu" afër fshatit Peshtan.
Doktori Sasho Vasilevski është mik i ish-kryeministrit Fatos Nano. Ai thotë se ish-kryeministri shqiptar e adhuron Ohrin.
”Në kontaktet e mia me të, bëhet fjalë për një personalitet shumë karizmatik. E di se është i dashuruar me qytetin tonë dhe do të isha i lumtur që njerëz të tillë të investojnë në Ohër, ish-kryeministra dhe diplomatë, me çka do të rritej pozicioni i qytetit tonë. Rreth blerjes së kapaciteteve të caktuara hoteliere nuk mund të pohoj, ndonëse edhe unë kam dëgjuar për këtë. Ai e do Ohrin, e respekton traditën dhe konsideron se në Ohër ekzistojnë gjasa reale për investime në turizëm. Prania e tij e shpeshtë këtu në Ohër po tregon edhe interesimin e tij për të investuar këtu” ka thënë Vasilevski.
Mediat citojnë faktin se bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana është pronare e biznesit familjar në Shqipëri, Greqi dhe në disa vende evropiane, ndërsa familja Nano ka edhe një agjenci turistike “Xhoi Travel”.

( LAJMI FUNDIT )


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 23 Janar 2010 - 01:49:

Gazetari Enkel Demi rreh Mero Bazen

Friday, 22 January 2010 21:11 . .Gazetari Mero Baze ka rënë sot në mbrëmje pre e dhunës ndërsa ndodhej në një qendër tregtare në perifëri të Tiranës. Sipas mediave elektronike në Tiranë, drejtuesi i emisionit Faktori Plus, Mero Baze është qëlluar me grusht në fytyrë nga gazetari i TV Klan, Enkel Demi.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, dy gazetarët u përfshinë në një debat mes tyre që kishte lidhje me funskionin e bashkëshortes së Enkel Demit, znj.Mesila Doda, e cila është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Pas debatit verbal mes dy gazetarëve, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se Enkel Demi ka qëlluar më grusht në fytyrë Mero Bazen dhe më pas është larguar.

Nuk është ende e qartë nëse kjo çështje do të përfundojë në polici.
Më 2 nëntor 2009, Mero Baze denoncoi rrahjen e tij nga biznesmeni Rezart Taçi dhe dy truprojat e tij.


(Lajmifundit)


Postuar nga AngelDevil datë 23 Janar 2010 - 01:55:

Mroma Air

Jo te gjitha qe thone mediat jane te verteta... kishte debat midis atyre te dyve po jo dhune fizike te City Park ... te pakten keshtu e di une mos qofsha e gabuar


Postuar nga Fajtori datë 23 Janar 2010 - 02:21:

Top Channel thote jane zene me grushte.


Nejse, nje lajm tjeter interesant. Koinçidenca do qe gjyqtarja qe do gjykoje padine ndaj te Sali Berishes (nga mamaja e Edi Rames) eshte ajo qe ka liruar Fatmir Mediun. Pikerisht sot u zbulua gjate gjyqit te Gerdecit se Fatmir Mediu ka lejuar dhe bashkepunuar nen rrogoz per hapjen e fabrikes se Gerdecit. Pra eshte personi i pare qe duhej burgosur per te evituar ndotjen e provave. Nderkohe Mediu jo vetem qe eshte i lire, por eshte minister ne qeveri, duke shumefishuar fuqite e tij ne manipulimin e provave.

Skandali i shitjes së municioneve shqiptare në Kabul ka sjellë një arrestim të bujshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne Qershor 2008, kontraktuesi i zyrtarëve shqiptarë, Efraim Diveroli dhe tre punonjës të kompanisë së tij AEY janë arrestuar në Miami të Floridës. Arrestimi është kryer vetëm për çështjen shqiptare, ku Diveroli bleu nga Ministria jonë e Mbrojtjes miliona dollarë municione kineze dhe i shiti në Afganistan sikur të ishin hungareze, nëpërmjet një sekseri të njohur nga të gjitha agjencitë inteligjente të botës si trafikant ilegal armësh. Nga pala shqiptare në këtë skandal është implikuar ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish- kreu i MEICO-s, Ylli Pinari.

Fatmir Mediu eshte emer i njohur i policise italiane. Pak vite me pare ai u kap bashke me nje trafikant droge dhe prostitutash duke tentuar te kalonte ne Zvicer. Tani kontrabandisti po vuan denimin 10 vjeçar ne Itali, ndersa Fatmir Mediu eshte minister ne Shqiperi.

Keto raste tregojne se zyrtaret shqiptare jane ne krye te trafiqeve mafioze nderkombetare.


Postuar nga Roi datë 23 Janar 2010 - 03:14:

Re: Gazetari Enkel Demi rreh Mero Bazen

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Friday, 22 January 2010 21:11 . .Gazetari Mero Baze ka rënë sot në mbrëmje pre e dhunës ndërsa ndodhej në një qendër tregtare në perifëri të Tiranës. Sipas mediave elektronike në Tiranë, drejtuesi i emisionit Faktori Plus, Mero Baze është qëlluar me grusht në fytyrë nga gazetari i TV Klan, Enkel Demi.




(Lajmifundit)



Prape e paskan rrahur kete te shkretin

Mire heren e pare qe e mbrojti tere bota pasi nje bisnesmen nuk eshte pare te rrahi nje gazetar ! Por kur nje gazetar rreh nje gazetar si i behet hallit....kush do ta mbroje Meron e shkrete,(te braktisur e te ngelur pa padron) kesaj here

Duhet hap ndonje teme e tipit ...Ndodh vetem ne Albanistan !!!!!



Kurse kjo qe lexova tek Shqipi, eshte e forte,ka nje humor e ironi te lehte ! Mbi ndeshjen e famshme te organizuar nga Taç Vajguri qe s'di si te harxhoj leket e te shesi pordhe !!
Gjate ndeshjes iken dritat....jemi tamam si ajo shprehja,dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete !!

Gramozi Legjendar vs Real Madrid !!!!!



Reali dhe Gramozi shkëlqejnë në errësirë

Pak a shumë kjo është përmbledhja e shtypit të huaj për ndeshjen e djeshme mes Realit (galaktikëve) dhe Gramozit (ersekasve).

Ndeshja e djeshme vendosi një rekord të paparë. Pushimi i ndeshjes zgjati më shumë se vetë ndeshja dhe koha ishte e mjaftueshme si për të dhënë zgjidhje për situatën në të cilën u ndodh “Qemal Stafa” (stadiumi), ashtu edhe për të gjetur shkaqet dhe arsyen e vërtetë të ngjarjes që ndodh vetëm një herë në 1000 vjet.

Paniku i minutave të para në errësirë u shkaktua nga një zonjë, që një natë më parë kishte parë filmin “2012” (që paralajmëron fundin e botës) dhe po thoshte duke belbëzuar se kishte parë një ëndërr sikur fundi i Galaktikës do të fillojë nga Shqipëria. Panikut shumë shpejt ia zuri vendin mendimi racional, për të cilën ne si individë dhe si popull dallohemi sidomos kur përballemi me ngjarje të mëdha.

Pas 30 minutash në errësirë erdhi propozimi i parë: Reali të largohej menjëherë në aeroport dhe meqë pjesa e parë e lojës kishte dalë barazim dhe kupa nuk ndahej dot përgjysmë, duhet të merrte me vete edhe ekipin e Gramozit dhe ta përfundonte pjesën e dytë në Madrid. Propozimi u quajt i mirë, por i vonuar në kohë dhe varianti i dytë ishte që të dyja ekipet të shkonin në Shkodër dhe të luanin në stadiumin e qytetit verior, vetëm një orë larg nga Tirana. Me këtë rast, shpërndaheshin edhe të ardhurat që u mblodhën nga shitja e biletave, si ndihmë ndaj zonave të përmbytura! Ideja e Shkodrës lindi për shkak të gjendjes së rënduar të fushës, në të cilën po zhvillohej ndeshja. Megjithëse ka 10 ditë që në Tiranë nuk ka reshje, fusha e “Qemal Stafës” dukej sikur kishte kulluar gjithë ujin që doli nga kaskada e Drinit.

Por nëse në ato kushte të vështira shumica mendonin për zgjidhjen e problemit, pati edhe tentativa për politizim. Një njeri që thoshte se nuk i interesonte aspak politika tha se e keqja vinte nga moshapja e kutive! Përgjigjja që mori ishte e rrufeshme: “Nuk ka problem, ne tashmë jemi vend anëtar i NATO-s”. Por kulmi i cinizmit arriti me idenë se vetë Taçi ishte i interesuar për këtë skenë, në mënyrë që të anulohej ndeshja për arsye madhore dhe të mos i paguante Realit ato 2.5 milionë euro të qelbura!

Hetimi i zhvilluar gjatë gjithë ditës së djeshme hodhi poshtë zërat shumë të besueshëm fill pas përfundimit të ndeshjes, sikur një punonjës i OSSH–së, që paska mbërritur me një gjenerator gjigant, nuk ka vënë gjeneratorin në punë, por thjesht ka ndezur çelësin e dritave që e paska ulur krejt pa dashje me sup futbollisti i Realit, Gutti, në momentin që të dyja ekipet po dilnin në fushë.
Pista e parë në të cilën u zhvillua hetimi ishte sabotazh në bashkëpunim, për faktin se gjëma ndodhi ndaj një ekipi spanjoll dhe Spanja ka presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Ekspertiza teknike, e cila është plotësuar edhe me prova nga vendi i ngjarjes, fajëson një mace, e cila ka shkaktuar qarkun e shkurtër! Si provë është vetë trupi i pajetë i maces. Shoqata për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake ka protestuar para Prokurorisë së Përgjithshme dhe vetë kryeprokurores Ina Rama, duke thënë se hetimet po bëhen në drejtimin e gabuar. Macja, sipas shoqatës, është viktimë. Ka qenë një mi (brejtës) që kishte ngritur kurthin dhe po krijonte përshtypjen se do të sillej si kamikaz për të shkaktuar qarkun e shkurtër. Macja është hedhur për të kapur/larguar miun dhe ka rënë… në krye të detyrës.

Vetë ekipi i Realit të Madridit është shumë i kënaqur nga incidenti. Presidenti Perez thuhet se ka fërkuar duart dhe lojtarët e kanë dëgjuar të përsërisë se “gjithë punët e mira bëhen në errësirë”. Ekipi i Realit koleksionoi një kupë shumë të rëndësishme dhe... 2.5 milionë euro (pa taksa). Shifra është përgënjeshtruar nga kompania “Taçi Oil”, sepse mesa duket duhet të jetë më e lartë. Vjet ishte Barcelona që i mori gjithë kupat e kampionatet që i dolën përpara. Çdo e keqe ka të mirat e veta. Sikundër u pa nga të gjithë, një nga blerjet më të mëdha të Realit, Kaka, u zhbllokua dhe arriti të shënojë një gol ndaj Gramozit. Ky gol ndoshta nuk është goli më i rëndësishëm i Kaka-së, por sigurisht është goli më i paharruar i karrierës së brazilianit. I vetmi i mërzitur nga ekipi i Realit ishte Kristiano Ronaldo, i cili kishte ardhur për të shënuar golin e munguar në “Qemal Stafa” që nga ndeshja me Portugalinë. Por, më keq e ka pësuar sulmuesi Raul, i cili jo vetëm që nuk arriti të shënojë, por i duhet të përballojë edhe furinë e titujve kritikë në Spanjë: “Ky njeri e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës me drita e jo më t’i kërkosh gol në errësirë!” Vetë galaktikët morën një mësim të mirë dhe e kuptuan se Galaktika në të cilën jetojnë është shumë më komplekse. Ajo çfarë është më e rëndësishmja, ekipi i Realit u largua menjëherë nga Tirana dhe lojtarët nuk patën fatin e disa punonjësve të OSSH-së që u mbajtën deri në tre të mëngjesit në ambientet e policisë, duke dhënë shpjegime/leksione se si një mace mund të shkaktojë “qarkun e shkurtër” dhe mund të jetë ajo përgjegjësja e vetme për atë çfarë ndodhi.

Ndeshja, e cila u zhvillua në praninë e 68 gazetarëve të huaj (për zgjedhjet e përgjithshme ishin vetëm 18) konsiderohet si sukses për ekipin e Gramozit dhe një veprim strategjik për të mos rënë nga kategoria superiore.

Ashtu si shkuan punët qeveria do të duhej të kishte ngritur pazarin në katër apo pesë milionë euro për Realin, me lutjen që ndeshja të mos zhvillohej në Tiranë, por le të zhvillohej në një vend mik si Italia.

Sidoqoftë duhet ta konsiderojmë veten me fat, me shumë fat, sepse e keqja e të këqijave nuk ndodhi. Imagjinoni vetëm për një moment sikur Gramozi të kishte… fituar ndeshjen!!!


Postuar nga SmoKer datë 23 Janar 2010 - 03:16:

Re: Gazetari Enkel Demi rreh Mero Bazen

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Friday, 22 January 2010 21:11 . .Gazetari Mero Baze ka rënë sot në mbrëmje pre e dhunës ndërsa ndodhej në një qendër tregtare në perifëri të Tiranës. Sipas mediave elektronike në Tiranë, drejtuesi i emisionit Faktori Plus, Mero Baze është qëlluar me grusht në fytyrë nga gazetari i TV Klan, Enkel Demi.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, dy gazetarët u përfshinë në një debat mes tyre që kishte lidhje me funskionin e bashkëshortes së Enkel Demit, znj.Mesila Doda, e cila është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Pas debatit verbal mes dy gazetarëve, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se Enkel Demi ka qëlluar më grusht në fytyrë Mero Bazen dhe më pas është larguar.

Nuk është ende e qartë nëse kjo çështje do të përfundojë në polici.
Më 2 nëntor 2009, Mero Baze denoncoi rrahjen e tij nga biznesmeni Rezart Taçi dhe dy truprojat e tij.


(Lajmifundit)




Eshte bere Mero Baze si tabel qitje ))


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 23 Janar 2010 - 07:03:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Mroma Air

Jo te gjitha qe thone mediat jane te verteta... kishte debat midis atyre te dyve po jo dhune fizike te City Park ... te pakten keshtu e di une mos qofsha e gabuar




Mirmjes si mu gdhive A.D.


Mo ta rrahin se dhe ai eshte nga ato Nje euro metri .....Klyshi te kuqve


Postuar nga Ignatius datë 24 Janar 2010 - 00:11:

Lufte brenda llojit...


Postuar nga Indrit datë 24 Janar 2010 - 01:51:

Po cfare mora vesh une se

Kane filluar kuotimet neper pikat e basteve ne lidhje me rrahjen e ardhshme te Mero Bazes:

1- Brenda muajit Shkurt 10.5
2- Ne diten e festes se grave, pra 8 Mars 20.5
3- Ne diten e rrenave, 1 Prill 25
4- Gjate nje fatkeqesie tjeter shkaktuar nga qeveria Berisha 2.5
5- Nese gjeni cili do jete autori 9


Postuar nga AngelDevil datë 24 Janar 2010 - 04:26:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE



Mirmjes si mu gdhive A.D.


Mo ta rrahin se dhe ai eshte nga ato Nje euro metri .....Klyshi te kuqve



u gdhiva e u ngrysa mire thnx

sikur e mbyllen gazeten Tema sot ... e mire ja bene se ngeli tu u marr me llafe si grate e keqia e ai Merua :p


Postuar nga Fajtori datë 24 Janar 2010 - 04:29:

Mire ja bene... burri qe eshte burre nuk hap gazeta fare. Gazetat jane pune grash


Postuar nga AngelDevil datë 24 Janar 2010 - 04:32:

Jo mo jane per burra e gra ka barazi gjinore ketu a jo

Mgjate se ke keq ti fundja dihet shkencerisht qe femrat flasin me shume fjale ne minute se meshkujt e media ket pune ka ... nejse kaq kisha per lajm te fundit une qe U MBYLL GAZETA TEMA


Postuar nga Deb* datë 24 Janar 2010 - 04:34:

E me mire Angel. Si i thone, ''Nje bie 100-ra ngrihen.''


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 25 Janar 2010 - 03:17:

AD po keto jane lajme ikuuuuuuuuuu Merooooooooooo ike plaku Mereeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee ti me gjith ate Gazet .......


Postuar nga Fajtori datë 25 Janar 2010 - 04:05:

Futboll shqiptaresh




Nuk ka kaluar as nje jave nga ndeshja skandaloze me Real Madrid. Shikoni si e konceptojne shqiptaret futbollin.


Postuar nga AngelDevil datë 25 Janar 2010 - 15:50:

Fatos Nano: Fitova gjyqin me revistën italiane, fitova 3 milionë euro

Tre milionë euro ka fituar ish kryeministri shqiptar Fatos Nano kurse drejtori i një reviste të njohur italiane dhe tre gazetarë të saj u dënuan secili me nga një vit e gjysmë burg nën akuzën e shpifjes.

Gjithçka ka ardhur pas një shkrimi që “L’Espresso”, e përjavshme italiane, publikoi disa vite më parë me titullin “Il Padrino dell’Albania….”.

http://www.noa.al/index.php/media/1...-3-milione-euro


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 26 Janar 2010 - 06:23:

Re: Fatos Nano: Fitova gjyqin me revistën italiane, fitova 3 milionë euro

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Tre milionë euro ka fituar ish kryeministri shqiptar Fatos Nano kurse drejtori i një reviste të njohur italiane dhe tre gazetarë të saj u dënuan secili me nga një vit e gjysmë burg nën akuzën e shpifjes.

Gjithçka ka ardhur pas një shkrimi që “L’Espresso”, e përjavshme italiane, publikoi disa vite më parë me titullin “Il Padrino dell’Albania….”.

http://www.noa.al/index.php/media/1...-3-milione-euro




Mir ja beri qe fitoi kunder ketyre ,te shohes Gazetinon e Venezies te dates 23 Janar ,cfa kan shkruar per nji shokun tim ,o Zottttt e kan njerrr qe paska qene koka trafikut internacional dhe luante lek me miliona ,hajde genjeshtra hajde , Nejse....


PRAGE CHE : Një ish-prokurore e Çekosllovakisë së periudhës komuniste u dënua me 6 vjet burgim, për rolin e saj në një gjyq të viteve 50, ku u vendos të ekzekutohej një politikane anti-komuniste.
Gjykata e Lartë e Republikës Çeke e mori dje vendimin ndaj Ludmilla Brozova-Polednovas, e akuzuar se kishte dhënë urdhërin për dënim me vdekje. Gjyqi u zhvillua në qytetin perëndimor Plzen, me qëllim që të pandehurës 86-vjeçare, e cila ka probleme shëndetësore, t’i jepej mundësia të merrte pjesë në seancën gjyqësore ndaj saj.
Brozova-Poledovna ka qenë anëtare e një komisioni gjyqësor që dha dënim me vdekje për 10 persona, në kohën kur ligjvënësja dhe veteranja çeke e luftës kundër nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mllada Horakova, u gjykua nën akuzat për tradhti dhe spiunazh. Horakova u var në vitin 1950, pas asaj që kritikët e cilësuan një farsë gjyqësore, megjithë protestat e fuqishme nga figura të njohura të botës, mes të cilëve edhe Albert Ajnshtajni. Ish-prokurorja nuk ka mohuar asnjëherë pjesëmarrjen e saj në ekipin gjyqësor komunist. Ajo i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se detyra e saj si prokurore të atë periudhë ishte t’i bindej urdhërit të eprorëve të saj.


Postuar nga Fajtori datë 26 Janar 2010 - 16:47:

Nuk jane lajme nga Shqiperia po hajt me....

Lajme te fresketa shqiptaresh pi Italie

26/01/2010

MILANO-Një shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri në një lokal nate në Milano të Italisë. Sipas medieve italiane që kanë publikuar lajmin, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës dhe në sherr janë përfshirë dy grupe, shqiptarë dhe italianë, por ende nuk janë qartësuar motivet.
Nga të shtënat, shqiptari 38-vjeçar mbeti i vdekur, ndërkohë që dy presona të tjerë mbetën të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.


Veneto - Agjentet e Guardia di Finanza ne Itali kane arrestuar sot kater shtetas shqiptare ne kuader te nje hetimi kunder trafikut dhe shperndarjes se kokaines ne Friuli dhe Veneto. 10 te tjere, 7 shqiptare dhe 3 italiane, jane denoncuar.
Burimet shtojne me tej se agjentet e GDF-se kane kryer edhe nje seri kontrollesh ne Pordenone dhe Trevixhano.


Feltre (Belluno) - Prifti le detyren sepse dashurohet me nje shqiptare. Giulio Antoniol shprehet se po pret te behet baba, pasi dha doreheqjen nga Kisha. Ai thote se thjesht ka rene ne dashuri dhe do i hyje jetes familjare me vajzen shqiptare.


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.