Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Re: Re: Re: 28 000 lexime!
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Aaah, ke te drejte, ti je si Saliu; i do gjerat e verbalizuara germe-per-germe, ndryshe nuk njihen.
Ne 30 000 lexime jeni te ftum te gjithe ne kopeshtin e shtepise time per barbecue.![]()
Ajo: Por ti mendon sikur je me i mire se une. Sikur je gjithefuqishmi Zot.
Une: Por une jam.
Ajo: Fuck you!!
Kohet e fundit me duket se nje grua e moshuar ka hots per mua. Me fton per kafe. Sa here i them, "miremengjes" skuqet nga faqja si vajze e vogel. Me tregon per marredheniet e saja te meparshme. Dhe si burri i saj i meparshem e la ate per te jetuar nje jete pak me "ekstreme" me vajza te reja. Me ka ftuar per pije alkolike. Nejse, ajo eshte e rimartuar dhe i ka femijet sa mosha ime. Une vetem flas se dua vetem te socialize dhe sepse eshte funny. kurse per ate ajo ndoshta lidhet personalisht me shume ne muhabet.
Por pse nervozohet dhe skuqet nuk e di. Hajde mo, I just ignore it. no harm can come from that. kur punoja perpara ca vitesh me klientel. shkelnin syrin. dhe nganjehere japin numra telefoni... lol
Nje gje qe kam patur qe kur kam qene i vogel. I mendoj dhe analizoj gjerat si shume ne mendjen time. Dhe nganjehere se c'fare perpunon kjo mendja ime. Edhe njerezit e tjere me thene c'fare rrokullis brenda saj. Sipas horoskopit duhet te gjej nje vajze qe ka lind ne shtator dhe tetor dhe ne shkurt. Me te tjerat nuk shkoj. Nuk e di neqoftese ju i besoni keto levizjet e yjeve. Dhe c'fare efekt kane ne mood-in dhe personalitetin e njerezve.
Nejse ky ishte horoskopi per mua sot...
You have choices to make concerning the direction of your future, so you have become introspective, analytical, and possibly a little critical of yourself and those around you. Be careful of any changes you make in your life.
Home sweet home!
Pershendetje Endri dhe flm qe kujdesesh per kete temezen time ne momentet e absences.
Ta le ty tani turnin e nates??
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Kohet e fundit me duket se nje grua e moshuar ka hots per mua. Me fton per kafe. Sa here i them, "miremengjes" skuqet nga faqja si vajze e vogel. Me tregon per marredheniet e saja te meparshme. Dhe si burri i saj i meparshem e la ate per te jetuar nje jete pak me "ekstreme" me vajza te reja. Me ka ftuar per pije alkolike. Nejse, ajo eshte e rimartuar dhe i ka femijet sa mosha ime. Une vetem flas se dua vetem te socialize dhe sepse eshte funny. kurse per ate ajo ndoshta lidhet personalisht me shume ne muhabet.
Por pse nervozohet dhe skuqet nuk e di. Hajde mo, I just ignore it. no harm can come from that. kur punoja perpara ca vitesh me klientel. shkelnin syrin. dhe nganjehere japin numra telefoni... lol
Njerezit nuk kujdesen me per njeri tjetrin. C'do njeri shikon interesat e vete afat shkurter. Si shkak kjo sjell nje hidherim te riperteritshem. Ne anen e marredhenieve. Une e di c'fare dua tek nje tjeter. Dhe se kam me ate naivitett qe kam pat shume vjet me para. Dhe e di mjaft forte qe ne lidhjen time serioze ne t'ardhmen do kete e nje shqyrtim me intesive t'personit por i doemosdoshem. Nuk ka fitues ne betejen e gjinive. Vetem duhet te kesh kujdes mos te japesh shume nga vetja. Pasi sic kam thene me pare "kur e gjen bukurine e vetmise eshte shume veshtire ta lesh". Kane kalu shume muaj nga qe kur jam nda nga ex-i dhe shume pak here e kam mendu ne mendje. Kjo tregon qarte sa forte e kam dash. Dhe sa ka preokupu mendjen time. I'm so glad I dumped her a$$. Nje person si ajo eshte divorc material dhe kush ka nge merresh me future kurva.. instikti asnjehere s'me ka gabuar..
Sjellja e meshkujve single perhere ka qene nje objekt humori/sarkazme tek qenia ime e brishte femerore - e si mos te qeshesh me kafshen hyper-sociale ne te cilen kthehet nje grumbull spermatozoidesh ne kerkim te territori te ri?!
Zoteria i kesaj radhe eshte nje koleg fairly young qe mbas nje eksperience rrenuese, sipas pershkrimit te tije, ka vendosur te rimarre freret e jetes aka te kthehet ne nje diarre verbale, te jete all over the place all the time, te beje pyetje per te zgjatur biseden, te buzeqeshe per te leshuar sinjale pozitive, te luaje rolin e super te sigurtit dhe te marre ate zgerdhirjen qe te ben t'ja shkulesh gjithe dhembet nje nga nje! Une, si femer jo single per nje kohe te gjateeeeee(yeah-yeah, how did this one happen?!), nuk ndjej detyrime e te qenit sociale, madje as ndaj tije; çiftezimi im eshte siguruar, atesia e pjelles time te mundeshme poashtu.
Keshtu pra, mes çajit tim te mengjesit dhe diku mbas varjes te kembeve ne karrigen perkrah, mbas oreve te pakta te gjumit dhe operacioneve qe po me thithin cdo energji, zoteria u kujtua te me ulet ne karrigen tjeter perkrah, te me preke krahun ndersa po bisedon(Don't touch me! I'm not a physical person!) dhe te ia nise bisedes te forcuar duke me fiksuar ne sy sikur une te isha misherimi i Kamasutres! Ngrihem si dreqi me brire, me nje shikim vrases, dhe ndersa po terhiqja leckat e mija i them: "kanalizo energjite e tua pozitive andej ku mund te kene me teper efekt!" Ai me sheh me nje shikim poaq te mekur, shoku im ne nje cep me tutje kishte zvogluar syte nga mundimi per te mbajtur te qeshuren dhe une vazhdoj rrugen time...
...nje nate tjeter gati pa gjume. Nxjerr aparatin qe me kishte mbetur ne çante, i heq baterine - zakon i keq ky nga pertesa e te hedhurit te fotove ne disqe ku privacy eshte me e sigurte, e hedh diku mbi tavoline dhe i drejtohem dhomes time. Nevoje per gjume...serish...
Paska qene asshole ky nga pershkrimi.
Or...I might have been the asshole!
mjaybe both you seem liek the dominant type to me.. 8 vjet apo 4 vjet leksionet jane te njejta per cdo marredhenie qe end.
nejse ti je sexy mama s'punoji me doktor, ka inxhinier.
Kohet e fundit se c'eshtje nje ndjenje e cuditshme. Jo e merzitshme apo e lumtur por tjeter ndjenje e cuditshme. E pashpjegueshme. Nje emocion weird ne stomak. Nje ndjenje pasi ke kalu nje kohe t'gjate me nje person. Dhe kur ben dicka cdo aktivitet qe te kujtojne te vijne flashet e tyre. Te ben te reflektosh per jeten ne pergjithesi. Ne anen tjeter se c'kam dhe nje ndjenje tek mua qe kerkon t'pushtoj boten. I can vision it; it's only a matter of time.
Sonte jam i lodhur, e s'mund te fle.
Eshte qesharake se si mendojme aq shume, por nuk mundemi te themi nje fjale.
Perbrenda po vluajme por nuk degjohemi.
Ah kur shikoj fytyren tende te brishte
Kujtimet depertojne ne venet e mia
M'ka marr malli
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Sonte jam i lodhur, e s'mund te fle.
Eshte qesharake se si mendojme aq shume, por nuk mundemi te themi nje fjale.
Perbrenda po vluajme por nuk degjohemi.
Ah kur shikoj fytyren tende te brishte
Kujtimet depertojne ne venet e mia
M'ka marr malli
![]()
6 shtete ne 10 dite...po harroj dhe veten.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
6 shtete ne 10 dite...po harroj dhe veten.
E paska bo mire. Po cilet shtete?
mos e prishni temen skam mendime per tani me vjen keq
Me vjen ne mendje teksti i nje kenge.
And when your fears subside
And shadows still remain
I know that you can love me
When there's no one left to blame
Kujtimet e tu me sjellin nje buzeqeshje te natyrshme. Nuk ka zemerime midis nesh vecse kujtime te bukura. Eshte e kote te te harroj dhe te largoj nga zemra. Po s'patem keto c'fare tjeter mund te kemi?
Kam filluar te ndjej frike. Frike nga vetja. Frike nga komponenti qe quhet e kaluara i cili mund te kthehet ne parashikuesin me te mire te asaj qe te pret.
Gjate gjithe jetes time kam ndjere nevojen e stimujve te rinj dhe kompeticionit. Ne moment qe kuptoj strukturat dhe sistemin e nje bashkesie humbas interesin. Mund te ndalesha mbas 7 vjete studimesh, te kisha punen stabile, familjen e re,...rutinen. Por jo, duhet te sfidoja veten me tutje pasi rutina do me shkaterronte cdo ekuiliber, ekuiliber qe çuditerisht e gjej ne ndryshim konstant. But...when is enough, enough?
Konstantja ime variabel po me ben te ndjej lodhjen e ketyre viteve.
- - - - - - -
...e ndersa makina ime po gjarperonte rrugeve te bregdetit, ne nje mengjes te zakonshem, me ty perkrah gjate dy diteve udhetim, u perballa me nje ndjesi qe s'e kisha perjetuar me kohe; telajon ku rrezet e para te mengjesit preknin detin. Momenti perfekt mes teje dhe meje, adriatikut dhe dhunes te brigjeve te Kroacise, udhetimit te lodhshem dhe shkeputjen nga ambienti perreth.
perendimin ta sjell
cne kaq romantike xhanem?
Kjo dite duket e pafund...
Nese nje dite me sheh te plakur: nese behem pis kur jam duke ngrene dhe nuk arrij te vishem...ki durim, kujto kohen qe kam kaluar per te te mesuar.
Nese kur flas me ty te perseris te njejtat gjera...mos me nderpre...me degjo, kur ishte i vogel te tregoja te njejten histori per te te vene ne gjume. Kur nuk dua te lahem mos me shaj dhe mos me bej te ndihem i turperuar...kujto kur duhet te te ndiqja sepse shpikje lloj lloj arsyesh per te mos u lare.
Kur sheh injorancen time per teknologjite e reja, me jep kohen e duhur dhe mos me shiko me ate te qeshur ironike...kam pasur gjithe durimin per te te mesuar abetaren; kur ne nje moment nuk arrij dot te kujtoj ose e humb fillin e diskutimit...me jep kohen e duhur te kujtoj dhe nese nuk ja arrij mos u nervozo...gjeja me e rendesishme nuk eshte ajo qe them por nevoja qe kam te jem me ty dhe te me degjosh.
Kur kembet e mija te lodhura nuk me lejojne te mbaj hapin tend mos me trajto si peshe, hajde drejt meje me duart e tua te forta ashtu sic kam bere une me ty kur hidhje hapat e para. Kur te them qe do doja te isha i vdekur...mos u nevrikos, nje dite do e kuptosh se pse e them kete gje.
Mundohu te kuptosh qe ne moshen time nuk jetohet, mbijetohet. Nje dite do te zbulosh qe pamvaresisht gabimeve te mia kam dashur gjithmone me te miren per ty dhe jam munduar te te shtroj rrugen.
Me jep nje pjese te kohes tende, me jep nje pjese te durimit tend, me nje jep nje shpatull ku te mbeshtes koken ne te njejten menyre sic kam bere une me ty. Me ndihmo te eci, me ndihmo te mbaroj ditet e mia me dashur dhe durim dhe ne kembim do te te jap nje buzeqeshje dhe dashuri te madhe qe kam pasur gjithmone per ty.Te dua biri im.
Pershtatur nga nje pjese ne italisht shkruajtur nga "Pika Kujtimesh"!
Ndersa po haja Kinder Bueno-n tim shoh nje femije aty afer me origjine turke qe i bente me gisht te emes c'po haja dhe filloi te qante. I them: do qe ta ndajme? Pohon. E ema e veshtron me nje shikim rrufe. Nga tre gungat e Bueno-s qe me kishin mbetur i heq dy ne anen ku s'kisha kafshuar akoma dhe ia jap. Femija e merr ndersa e ema me falenderon me nje ton te tipit:"shtrige e keqe, mendon qe kemi nevoje per Bueno-n tend?" Me tutje fillon dhe i llaka llaka diçka ne gjuhen e saje femijes; nga intonacioni me siguri diçka jo pozitive. E shoh ate femije te paqete, te qaravitur,...dhe kuptoj qe fati me i madh i nje gjallese jane prinderit e mire.
Ajo nona e vet e paska pak hak nje te.... lol
Sa generous eshte kjo. Po neve do na jepte pak kinder po t'na shihte ne rruge??
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ndersa po haja Kinder Bueno-n tim shoh nje femije aty afer me origjine turke qe i bente me gisht te emes c'po haja dhe filloi te qante. I them: do qe ta ndajme? Pohon. E ema e veshtron me nje shikim rrufe. Nga tre gungat e Bueno-s qe me kishin mbetur i heq dy ne anen ku s'kisha kafshuar akoma dhe ia jap. Femija e merr ndersa e ema me falenderon me nje ton te tipit:"shtrige e keqe, mendon qe kemi nevoje per Bueno-n tend?" Me tutje fillon dhe i llaka llaka diçka ne gjuhen e saje femijes; nga intonacioni me siguri diçka jo pozitive. E shoh ate femije te paqete, te qaravitur,...dhe kuptoj qe fati me i madh i nje gjallese jane prinderit e mire.
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Shume mire i ka thene e Jema --- Femija nuk duhej ta hante ate
Pavaresisht se ti nuk e kishe prekur ne ate ane qe do merte femija --por mikrobet e gojes tende kishin vajtur ne ate pjese qe do hante femija
-Dhe ato mikrobe i bejne dem femijes, se eshte i vogel dhe sistemin imunitar e ka akoma te dobet ......ok?
-Ti je dhe e shendetsise nuk duhej ti tja jepje ate femijes ? Capito moj Amore
qe ma ndan kafshaten e bukes tende si partizanet qemoti , kur ishin te rrethum pa asnje shteg shpetimi ...![]()
Kush e di ne do ishte lemerisur femija ne pamjen e ushqimit po t'i kishte mbushur barkun e ema ne shtepi me ushqim dhe per gjate rruges t'i kishte marre me vete ndonje embelsire. Ate e zuri turpi pasi femija pasqyroi defektet e saje si nene, jo se e çau shume koken se femija po i merr nje embelsire nga nje njeri tjeter, ne pranine e saj.
Seç po me ndjekin keto skena kohet e fundit. Sot isha ne makina dhe po prisja driten jeshile kur shoh nje kukuvajke tjeter te mbeshtjellur tek nje stacion trami ulur, ndersa djali 5-6 vjeç poi luante 1m me tutje. U çua kafsha me tere furine e mundeshme, iu drejtua femijes dhe femija direkt njeren dore mbi koken, doren tjeter qe te mundohej t'i ndalte doren. Gje qe tregon qe ishte mesuar me ate trajtim. E terhoqi per leckash deri tek stoli ku ishte ulur ajo, e shtyu me mire, bam-bam prape. Gjithe njerezit perreth e shihnin me neveri. Ne nje moment u çua ai femije tere mllef t'i binte te emes, si kunderveprim. Imagjino se c'individi behet ai femije qe rritet me "prinder" te tille.
Cfare kafshesh qe s'meritojne te riprodhohen!
Citim:STOP me gjithe keto idiotizma qe nxjerr nga goja. duhet te vije turp ti mendosh e jo me ta shprehesh"ti mbushte barkun e jema" se kane pritur nje cop shqiptareje cinike arrogante dhe injorante si puna jote. per te kenaqur deshirat e femijeve te tyre ose per te gjykuar sjelljet ne rruge. dhe mos harro se deri dje me gazeta e ke pas fshi bythen.
Po citoj ato që tha amor alucius
Kush e di ne do ishte lemerisur femija ne pamjen e ushqimit po t'i kishte mbushur barkun e ema ne shtepi me ushqim dhe per gjate rruges t'i kishte marre me vete ndonje embelsire. Ate e zuri turpi pasi femija pasqyroi defektet e saje si nene, jo se e çau shume koken se femija po i merr nje embelsire nga nje njeri tjeter, ne pranine e saj.
Seç po me ndjekin keto skena kohet e fundit. Sot isha ne makina dhe po prisja driten jeshile kur shoh nje kukuvajke tjeter te mbeshtjellur tek nje stacion trami ulur, ndersa djali 5-6 vjeç poi luante 1m me tutje. U çua kafsha me tere furine e mundeshme, iu drejtua femijes dhe femija direkt njeren dore mbi koken, doren tjeter qe te mundohej t'i ndalte doren. Gje qe tregon qe ishte mesuar me ate trajtim. E terhoqi per leckash deri tek stoli ku ishte ulur ajo, e shtyu me mire, bam-bam prape. Gjithe njerezit perreth e shihnin me neveri. Ne nje moment u çua ai femije tere mllef t'i binte te emes, si kunderveprim. Imagjino se c'individi behet ai femije qe rritet me "prinder" te tille.
Cfare kafshesh qe s'meritojne te riprodhohen!
Me kujton me nietzschen... Une me teper i shoh kete si nje protection e nje mamaje. Per derisa femija eshte anes rruges. Ajo ka pat frike se mos shtypet nga makina. Apo mos te marri ushqim nga nje i huaj mese normale kur nuk di nga vjen ai ushqim. Tani ka dhe mama vari trape qe nuk jane te pergatit per te rrit nje femije. Dhe kjo mund te jete nje nga ato. Ku e dime gjithe historine? Po nga pershkrimi me ngjajne si lypsare rrugesh. Ku ne kete rast te gjykosh eshte irrelevant. Pasi fatkeqsia te pergenjeshtron dhe te mohosh femine tende.
S'eshte hera e pare qe ndodh.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ate e zuri turpi pasi femija pasqyroi defektet e saje si nene, jo se e çau shume koken se femija po i merr nje embelsire nga nje njeri tjeter, ne pranine e saj.
Ore Po pse ma ngacmoni amorin!!
E bukur po (chi l'ha vista si fa x dire)
Inteligjente Po
E gjat Po ashtu... ka nje te keqe nuk pjell ama " Jo se nuk mundet Po nuk do"
Rehat po e leme mo. Ja psh sot kishte te drejte. Dora qe ngrihet per tu mbrojt tregon se te pakten luhet me te gjuajtur ne ate familje.
Citim:
Po citoj ato që tha fan fan tulipan
STOP me gjithe keto idiotizma qe nxjerr nga goja. duhet te vije turp ti mendosh e jo me ta shprehesh"ti mbushte barkun e jema" se kane pritur nje cop shqiptareje cinike arrogante dhe injorante si puna jote. per te kenaqur deshirat e femijeve te tyre ose per te gjykuar sjelljet ne rruge. dhe mos harro se deri dje me gazeta e ke pas fshi bythen.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ah c'ka per te heq ai femija jot me keto fiksime
Po ti nga e di ku e kishte problemin e ema? Cfare te siguron qe nuk eshte projektim i menyres tende te mendimit? Dhe ku e di ti qe femijet nuk kane zili per cokollata sado qe ti "mbushesh barkun"?
[QUOTE]Po citoj ato që tha amor alucius
[B]
Ti "lulja" me 700 identitete, po erdhe te me komentosh serish postimet e mija me ate injorancen prej analfabeteje(si ne shqip, si ne frengjisht) bythe qe s'di as te shkruash, te erdha aty dhe t'i shkula "petalet" nje me nje. U kuptuam adoleshentke?
paske dhe nje cilesi tjeter agresivitetin extrem , mbase je mesuar qe ta bejne rrafsh si ne forum dhe ne jete, po ku jetoke ti ne gehto qe te ndodhin keto gjera perdite me maroken e turq,hajde te pres po me kindera me vete se edhe emrin ja cileson, dhe sa per injorancen dhe vuajtjet qe ke ose kaluar s po te them gje, se c do gje e lidh me buken e inteligjencen, edhe dicka ti me goje e me shkrime ke deshire te dukesh qe ke principe te larta por jam i sigurte qe nuk ka femer me egoiste ne shpirt se ty. p.s. hajde shpejt kendej se kane filluar revoltat ne kopshte e cerdhe mbas ligjerates tende te perkryer
Waw amour , un as e mbaj veten Trans ose less ....
Ke kjo tema jote , as i hedh syt , se skam interes te lexoj carrlliqe , po tani e kuptoj , se ç'duan te thon antaret e tjere me ate shprehjen qe *Ti Han Meshkujt*
rri e qet xhan , nese do vish t'mi shkulesh petalet ruhu para mos biesh me turi ne Tum..si je msuar
p.s Fani kujtoi se jam i njejti person me ty , mos i vej faj lali , i jan toksiku hormonet nga droga morphina e tepert
E di ça amour , se s'do vija kemb kurr ke kjo teme meqe mthirre
ec mi shkul petalet ,kurse kti haja ate rroçken OO !
E urrej veten ,nese arrij te tundohem nga nje mashkullore si ty apo t bie pre e provokimeve , vet e kerkove!
p.s kur sheh qe s'ta permend kush emrin mos e bej as ti !
shtt ups tashi bad girl ose bad boy , si t'kesh qejfin !
Une ne fakt nuk e kam me shume qejf te futem ne vorbullen e komenteve qe po perfshijne amorin keto dite, edhe sepse me duket sikur ajo "argetohet" duke dhene akoma me shume shkas e duke nxitur. Por me terhoqi vemendjen komenti mbi nenezezen e gjithe cfare vinte rrotull saj. Nje femije nuk do e kete kurre barkun te mbushur perpara nje cokollate. Nje femije do i lepije gjithmone buzet para nje embelsire, edhe sepse, sic mund ta kesh parasysh dhe vete, nuk eshte shume e shendetshme te frysh femijet me embelsira por u duhen dhene sa me shume perime e fruta, gje per te cilen jo gjithmone i gjen entuziaste. Nuk e konceptoj dot si mund te interpretohet keshtu nje shikim lakmues i nje femije, e per me teper si mund te konsiderohet reagimi "mbrojtes" (ne menyren e saj) sjellje e nje nenezeze. Edhe sikur, te ekzistonte mundesia qe ajo nenezeze te mos ia kishte mbushur barkun femijes, shume familje jetojne keq. Fakti qe ai femije ishte sjelle ne bote nga ajo nenezeze krenare, e cila i terhoqi vemendjen pse pranoi oferten e nje te panjohure eshte e mjaftueshme per te ushqyer kete mllef? Kaq te ulet te duken keta njerez qe preferojne te jetojne nje jete te mbushur me vuajtje e vetemohime (por ama te mbushur)? Mos me thuaj qe ne te ardhmen tende do paguash nje guzhiniere, nje dado, nje pastruese, nje fizioterapiste, nje dietologe, etj etj.. paguaj dhe nje psikolog dhe je ne rregull pastaj. Je ca gabim o amor (sipas kendveshtrimit tim gjithmone), por jam e bindur qe shume nga keto mendime nuk do i kesh me kur te provosh ndjesine e te mbarturit nje foshnje ne bark.
Se dolem dhe nga tema..
Citim:Jo per tju kundervene amorit, por per te verteten qe mbart ky mesazh per çdo njeri.
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo

Po citoj ato që tha Piktor
Jo per tju kundervene amorit, por per te verteten qe mbart ky mesazh per çdo njeri.
Une kam njohur nje njeri qe ishte manjak pastertie, ai kur i jepte doren dikujt lante duart ose ne mungese perdorte ca letra te lagura.
Nje jete kemi ta haje dreqi sa me pak steretipe dhe sa me thjesht ja vlen te pakten se ke jetuar jeten tende.
Citim:Vizio jo çdo gje qe prek eshte semundje, megjithate tani me bere te mendohem per ate dizefenktimin qe i ben autobuzit.
Po citoj ato që tha Vizioner
Piktoro, nuk e di se a ishte manjak pastertia ai personi (mbase ne veshtrimin tend) apo jo POR, pse sduhet te mendosh qe ka dhe njerez qe kane semundje ngjitese.
E imagjinon sa Euro prek une me dore ne dite te cilat, i kane kapur "x=Nr." persona? Dhe, kur kam pushim apo mundesine i laj duart edhe sepse gjate rruges haje shpesh dicka-ndonje gje!!!???
Dhe, si citim mbylles (sipas mbylljes tende); Po, pse kemi nje jete duhet te ruhemi me sa mundemi nga gjerat-semundjet ngjitese.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Vizio jo çdo gje qe prek eshte semundje, megjithate tani me bere te mendohem per ate dizefenktimin qe i ben autobuzit.
ja ben rregullisht?
Nuk kam gje kundra atyre qe mbajne pasterti dhe jane te paster, por kundra manjakeve.
ja nje shembull nje domate rreth 100 gr eshte e perbere nga 95 % uje. Ne 5% mbetja e thate nese ky 5 % ka edhe substanca kimike si pershpejtues te skuqjes dhe plehra kimike per rritjen i bie qe te mos hash fare domate, ne kete rast laje sa te duash domaten.
Ndersa une ne kopeshtin tim qe nuk perdor plehra kimike apo kimikate te ndryshme qe i sperkas me sulfat bakri qe gjithsesi nuk eshte i demshem apo i rrezikshem per jeten ne fazen e lules edhe po te mos i laj fare domatet nuk bejne dem.
Citim:Sevap ke bere.
Po citoj ato që tha Vizioner
Piktoro, nuk e kishim llafin tani ke Tomatet etj, etj. Mos perhapemi kot me shembuj.
Dhe gjyshja ime i lante dhe vezet dhe ne qeshnim. Nuk po flasim per exagjirime. Une i vogel kam pire dhe uje Shkumbini nga etja kur shkoja per plazh atjeEDHE PSE, mbase, diku me lart vendit ku isha une, dikush mund te kishte bere sh....n.
Ti e kishe e fjalen dhe behet fjale ke takimi=dhenia e duarve (disa dhe puthen pllaq e plluq) pra, kontakti me te tjeret, me njerez te panjohur prandaj dhe une te dhashe shembullin tim.
Pershembull sot, hypi nje grua e moshuar ne Autobus. E shikoj ne fytyre dhe cte shihje, fytyra gjithe pucra te hapura sa nje kopse kemishe. Pa exagjirim e gjithe fytyra ne cdo cep. Vjen te preje bilete dhe shikoj duart po te njejten gje
Ik ulu,-i thashe, nuk punon aparati.
Si thu ti, ti kisha kap eurot me dore qe do me jepte ajo!? Kurre.
Eh femijet!
Veri perpara nje femije nje qese me candy. Sa mendoni se do marri? Sidomos po qene me ngjyra te ndryshme.
Sikur jeni devijuar pak nga tema.
Pastertia eshte gje e mire, por nejriu duhet te marre edhe mikrobe qe te zhvilloje imunitet.
Amor sa te ngaterrume i bo kto gjojnat moj goce
highlights of the day in the forum
degjo ti dulce, ne radhe te pare amori nuk do e mbaj foshnjen ne bark, ajo do e krijoje vete me doren e vet se ka studiuar bodh dhe mua me ma ka mbush mendjen qe eshte aq e afte! im sold
e dyta: genius funny observimi i raimondid qe shqiptarja nuk do e kishte lene ate pasunikun idiot! lool
e treta jam dhjere gazit duke imagjnuar amorin duke i shqyer petalet lules dhe reagimin priceles te lules! ne imagjinaten time ka qene pjesa me argetuese e dites apo e shume diteve. combinim cute i ktyre dyjave ne imagjinaten time, lool
tani you ladies better behave or some reall spanking duket shume e nevojshme knej!!
Une duke shikuar yjet qe ndriconit nates. Ajo ne gjume. Une duke medituar per jeten. Ajo ne gjume. Rastesisht. BOOM! Punches. "What the hell was that for"? I say a little angrily... "Sorry hunny I must've been dreaming"...
Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.