Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)

Postuar nga SmoKer datë 19 Janar 2010 - 01:12:

hera e fundit qe kam pare film ne 3D ka qene 6 vite me pare , ne IMAX

Ka nje ekran me te madh se sa nje fushe mini futbolli

SEE MORE, HEAR MORE, FEEL MORE — IMAX is the ultimate movie experience. With crystal clear images and wraparound digital surround sound, IMAX lets you feel like you're really there.

With a screen bigger than a 5-a-side football pitch and a digital 12,000 watt sound system, the IMAX shows 2D and 3D films that will amaze and astound you. The IMAX camera looks at the world – and the universe – in a different way.

Almost a billion people around the world have been spellbound by the force and beauty of The IMAX Experience. Technically advanced and visually stunning, The IMAX Experience is the world's most powerful and immersive movie experience.

Please note, seats in the IMAX are allocated on a first come, first served basis. So to get your preferred seat please arrive in plenty of time.

Ne kete kinema doja ta shikoja Avatar

Postuar nga agata datë 19 Janar 2010 - 01:24:

Filmi i fundit qe kam pare eshte Les amants du Flore

Eshte nje film Biografik, ku flet per dashurine pasjonate qe Simone de Beauvoir kishte per Jean-Paul Sartre ( nje nga filozofet me te njohur francez). Beauvoir mendonte se do arriste te ndante cdo gje me kete mashkull, shume interesante. Por Satre nje Don zhuan i pa reshtur, i propozon një pakt: të rrëfejne infidelitetin (jobesnikerine) e tyre... Ato perjetojne nje jete ekstraordinere por dhe shume jo te moralshme, qe i japin Simone de Beauvoir nje force te madhe per te shkrujtur librin revolucjonar " seksi i dyte" i cili do te ndryshoj jeten e femrave...

Shume interesant.

Postuar nga Katilesha datë 19 Janar 2010 - 01:45:

Citim:
Po citoj ato që tha EAK

Perse flet me pak fjale,jam nisur disa here ta shoh por sme ka rene rasti...

Blej 1 DVD ose shkarkoje nga neti dhe shihe me ndokend dhe me nje tas te madh pupagjelash perpara.:p Une e kam pare fillimisht ne DVD pastaj shkova edhe ne kinema me shoqerine sa per gallate. Eshte i lezetcem ne pergjithesi dhe une te pakten e kam "gjetur veten" ne disa gjera qe thuhen/behen aty..

Postuar nga Eria datë 19 Janar 2010 - 02:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

Blej 1 DVD ose shkarkoje nga neti dhe shihe me ndokend dhe me nje tas te madh pupagjelash perpara.:p Une e kam pare fillimisht ne DVD pastaj shkova edhe ne kinema me shoqerine sa per gallate. Eshte i lezetcem ne pergjithesi dhe une te pakten e kam "gjetur veten" ne disa gjera qe thuhen/behen aty..

E kam ne lpt moj ...po i vij rrotull dhe ende se kam pare ...

Postuar nga Tulipani datë 19 Janar 2010 - 03:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

me nje tas te madh pupagjelash perpara

Kokoshkave ju i thoni pupagjela? Apo jane ndonje gje tjeter? Kati me rastisi se fundmi te kaloj andej nga Shkodra jote e me plot goje kuptoja vec gjysmat e fjaleve qe me thonin, po pse e komplikoni kaq shume shqipen e shkrete

Postuar nga Katilesha datë 19 Janar 2010 - 03:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

Kokoshkave ju i thoni pupagjela? Apo jane ndonje gje tjeter? Kati me rastisi se fundmi te kaloj andej nga Shkodra jote e me plot goje kuptoja vec gjysmat e fjaleve qe me thonin, po pse e komplikoni kaq shume shqipen e shkrete

Tulpe,kokoshkat i therras pupagjela ne perkedheli.:p

Shkodranet nuk besoj se e komplikojne shqipen.Ok, kemi nje dialekt tonin por nuk eshte se jemi aq te pakuptueshem sa te kuptosh vetem gjysmat e fjaleve. Por varet se sa "shkodrane" kane qene ata me te cilet te ka rastisur te komunikosh.

Postuar nga Roi datë 23 Janar 2010 - 03:46:

Brothers anglisht,vellezer shqip,ose edhe byrazera arnautçe !

Film i cili nga te fundit qe kam pare, me ka goditur me se shumti ! Flet per historine nje familjeje ku 2 vllezer jane e kunderta e njeri tjetrit ! Njeri ushtarak me nje familje te rregullt,pa vese,nje familjar perfekt, kurse tjetri me probleme me ligjin,pa nje pune fikse pa prospektive dhe per kete i padashur nga babai i cili preferon te parin si cunin qe cdo baba do enderronte !

Por eshte pikerisht gjate nje misioni ne Afganistan qe gjerat ndryshojne ! I kapur rob nga talebanet, konsiderohet si i vdekur ne Amerike nga ushtria dhe nga familja e vet! Pikerisht ketu,vellai "vagabond" fillon te marri persiper familjen e vellait te zhdukur duke treguar anen e tij me humane e pozitive ..njekohesisht dhe duke u afruar dhe u duke u afeksionuar se tepermi me nusen e tij (kunaten) !
Por papritur vellai i konsideruar i humbur rikthehet ne familjen e vet,duke bere qe tere ai ekuiliber i arritur te prishej e te arrije ne nje pike teper kritike edhe si pasoje e nje sekreti qe e bluan perbrenda,qe nuk eshte tjeter vecse kompromisi,ose ai xhest i rende qe beri (plus dhe nje doze e mire fati) fale te cilit arriti te lirohej prej talebaneve ...

Postuar nga oliinter datë 25 Janar 2010 - 17:09:

avatar 3 d

cfare nuk ka shpikur robi

Postuar nga Fajtori datë 03 Shkurt 2010 - 21:10:

La matassa (2009)

Realizim shume i mire dhe gjithe kohen per te qeshur. Sekreti eshte sidomos tek muzika (shume e arritur).

Postuar nga Balerina datë 04 Shkurt 2010 - 06:31:

Up in the Air me George Clooney, Vera Farmiga, dhe Anna Kendrick, eshte nje film me nje koncept mbase te sofistikuar per masat perderisa nuk qenka aq popullor, edhe pse i emeruar per disa cmime Oscar. Ishte FANTASTIK. Bazuar mbi librin e Walter Kirn mbi te njejtin emer, filmi eksploron konceptin e marredhenieve dhe "commitment,"(perkushtimit) dhe te mires ose te keqes me ose pa to. Fokusohet mbi jeten e nje ciniku qe me te shumten e diteve i kalon atje lart ne ajer, duke udhetuar nga nje shtet ne tjetrin, sepse karriera e tij ishte te shkarkoje nga puna njerez qe nuk i kishte njohur, por qe e kishin punesuar bossa qe nuk kishin guximin vete te hiqnin njerez nga puna. Here pas here ai jep dhe fjalime motivacionale, mbi barren qe mbajme ne shpine cdo dite dhe sa mire eshte sikur ta eliminojme sa me teper. Njeh nje grua dhe, ndryshe nga filmat tipike Hollywood-iane....per me teper, do te ishte e mrekullueshme ta shihnit! Do t'ju beje te mendoni gjate...

Ja dhe pjese e ligjerates se tij. Rrallehere dalin filma te tille
"We are NOT swans; we're sharks."

Postuar nga cecilia datë 15 Shkurt 2010 - 01:37:

Taken (2008)

Sapo pashe ne DVD filmin 'TAKEN'.

Nje film i regjisorit te famshem francez LUC BESSON.

Filmi perfshin edhe shqiptaret...shume i bukur!

Postuar nga Fajtori datë 15 Shkurt 2010 - 02:34:

I 2008 qenka ky? Me duket sikur ka nje jete qe e kam pare.

Postuar nga Katilesha datë 15 Shkurt 2010 - 22:56:

Sot kam pare 2 filma dhe qe te 2 me kane pelqyer shume.

Point break( 1991)

- Sa inat qe ia kisha ate hedhjen me parashute, gjithnje nqs jane hedhur realisht.

The punisher - Ndeshkuesi ( 2004)

Postuar nga Fajtori datë 16 Shkurt 2010 - 00:25:

"Panni sporchi" eshte krijuar nga Mario Monicelli ne 1999. Historia rrotullohet mbi biznesmene italiane qe bien ne konflikt me disa shqiptare. Per fat te keq e kapa te filluar, por mu be qejfi qe Monicelli prek shqitparet ne filmat e tij.

Mario Monicelli eshte kolosi i kinematografise italiane qe ka bere:
I soliti ignoti
La grande guerra
La ragazza con la pistola
etj.

Filmi ka aktore:
Michele Placido (Romanzo Criminale, Oktapodi)
Mariangela Melato (Travolti da un insolito destino)
Ornella Muti (Romanzo Popolare)
Gigi Proietti (Febbre da Cavallo)
Gianni Morandi (kengetar)

Postuar nga Katilesha datë 20 Shkurt 2010 - 22:24:

The Hole (2001)

Aventura e 4 te rinjeve qe hyjne te nje tunel apo vrime ( sic eshte the titulli), pa e ditur se nuk do dilnin asnjehere prej aty. E gjithe kjo e kurdisur nen justifikimin e dashurise, por te nje dashurie te semure.

Postuar nga Klodel datë 21 Shkurt 2010 - 19:35:

Religulous- Bill Maher
http://www.youtube.com/watch?v=5HKHaClUCw4

Nese doni te qeshni me lot shifeni.
Bill Maher eshte i papare. Tallet me injorantet dhe fanatiket.

Postuar nga Roi datë 03 Mars 2010 - 05:05:

Sherlock Holmes

Ja dhe filmi i fundit fare qe kam pare !

Dedektivi Sherlock Holmes bashke me bashkpunetorin e tij,doktorin e pandashem Watson,jane ne gjurmet e nje vrasesi serial , te fisnikut anglez me ide masoniko-perandorake,Lord Blackwood , i cili vriste per te kryer rite ezoterike !
Por ezoterizmi ne te vertet hyn pak...me anen e disa marifeteve (shpikje ne fushen e kimise dhe fizikes) lordi deshiron te marre pushtetin duke i kaluar ato (fuqite e mbinatyrshme gjasme !) sikur te ishin fryt i magjise se zeze te cilat vetem ai ishte i perzgjedhuri qe i zoteronte dhe qe mund ti perdorte !!
Shpeshhere gjate ndjekjes se lordit negativ ndryshojne dhe rolet,detektivi dhe doktori behen gjahu e masoni diabolik gjahtari ! E gjitha nen sfondin e nje Londre vertet te erret....faktikisht si teme e ambjentim filmi kujton ca From Hell (Jack lo Squartatore), vetem se cdo gje ketu eshte me e lehte. Filmi nuk eshte aspak dramatik,thjesht nje film argetues me goxha aksion e plot batuta (edhe se veshtire se anglezet e fundit te 1800 te kishin nje humor te tille...por prape pranohet ) !!

Nje film i lezetshem per tu pare,ecen goxha rrjedhshem dhe nga menyra si mbaron,ka mundesi te kete dhe vazhdim... !!
Robert Downey (Sherlock Holmes) jep vertet maksimumin,jo keq dhe Jude Law(doktori Watson) !!Guy Ritchie ndoshta nuk eshte nder rregjizoret me te medhenj ne bote,por sdq filmat dhe stili i tij me pelqen (sado qe kopjon shume Tarantinon ) !!

Postuar nga Balerina datë 05 Mars 2010 - 05:25:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Roi

Ja rekomandoj edhe une kete film kujtdo qe nuk e ka pare. Me pelqeu jashte mase. Karakteri qe luan Robert Downey Jr., eksentrik, inteligjent, i shkathet dhe karizmatik, te ben per vete.
Ke te drejte per Guy Ritchie-n po ke pare ti qe ca filma qe ben jane shume argetues dhe interesante, si Rocknrolla psh qe pat nxjerre dy vite me pare.

Postuar nga kurt datë 05 Mars 2010 - 10:48:

filmi i fundit "hachiko" historia e nje qeni.
histori e vertet e nje qeni ne japoni
nje nga filmat me te prekshem qe kam pare
per ata qe e dojn ket kafshe kaq besnike, dashuria per qenin vetem do ju shtohet pas ktij filmi

ndersa tani per tani jam bere addicted duke shikuar serialin e showtime "Dexter"
shume shpesh, nganjehere me periudha te gjata me pelqen te jetoj pa cable-tv ne shpi, vetem renton dvd filma, perqedrohesh me shume ne nje dicka. qetesi, as faqe gazetash nuk hap ne internet kohet e fundit, its good to get completely disconected and detached from the reall world sometimes. highly recommended:p
tani sa mbarova sezonin e dyte te serialit, dhe po dal te rentoj te tretin:p

i love this theme also

Postuar nga Fajtori datë 13 Mars 2010 - 23:16:

The hurt locker (2009)

Sapo fitoi 6 Oscar. Film me kamera vazhdimisht te levizshme, model reality. Histori interesante, prejardhje direkte e Blackhawk Down. Te jep te njejtat sensacione, te njejtin siklet (ndoshta i Blackhawk pak me shume).

Se di pse i ka marre 6 Oscar, duhet te shikoj per çfare. Por eshte per tu vleresuar sjellja ne nivel çmimesh e nje filmi me ambjentacion iraken. Kinematografia amerikane gjitmone ka ndjekur luftrat me filma te çmuar (psh. Good Morning Vietnam, se fundi ishte nje Jarhead me duket)). Edhe evropa ka tek tuk ndonje film (psh. mbi luften ne Jugosllavi), por perqendrohet shume tek filozofia dhe pak tek action.

Mire, hajt, ja vlen te shikohet njehere.

Postuar nga AngelDevil datë 20 Mars 2010 - 18:54:

Antichrist

http://www.imdb.com/title/tt0870984/awards

http://www.imdb.com/title/tt0870984/synopsis

Postuar nga Fajtori datë 20 Mars 2010 - 19:10:

Moj levozhge qepe, cfare pershtypje te la, s'i je pergjigjur pyetjes.

Postuar nga AngelDevil datë 20 Mars 2010 - 21:49:

Antikrishti”, është fokusuar në një çift bashkëshortësh, që interpretohen nga aktorët Willem Dafoe dhe Charlotte Gainsbourg. Siç jemi mësuar të shohim prologët në një version “slow-motion” dhe bardh e zi, ashtu fillon sekuenca e parë ku çifti e humb të birin, i cili bie nga dritarja ndersa ata bënin dashuri në shtëpinë e tyre. Ata fillojnë të besojnë në të paarritshmen dhe të pamundurën, rikthimin e djalit nga vdekja. Në këtë pikë Von Trier (regjizori) ndryshon ngjyrat dhe formatin e sekuencës, gjë që bëhet me një përpikëri dhe nivel të lartë artistik vizualizim fantastik dhe efekte magjepsëse, që e karakterizojnë gjatë tërë kohës.

Interesante shikojeni ja vlen ... spo zbuloj më shumë ti mustaqe prasi

Postuar nga dylan datë 20 Mars 2010 - 21:58:

une kam shiku mbreme nje film sja di titullin ama po e shpjegoj pak e me ka lene shume mrsa me nje fjale me bani qa thjesht eshkurt nga gjysma e kam shiku po nga aty po e tregoj

u njofen nje femer me nje mashkull te dy me moshe aty te 50 afer
kjo femra ishte e martuar dhe kishte dy femij
ishte martu shume e re dhe kishte shku me jetu afer faliljes se burrin me nje fjale diku ne nje fshat shume pak vend i banuar e shume i merzitshem per te jetu

kshu u njof me ket burrin tjeter me nje fjale e rane ne dashuri ,ne nje dashuri te forte me nje fjale qe se kishin jetu me pare asnjeri .Kjo ishte e cmendur pas tij dhe dhe sapo e kishte njohur dashuri ne shikim te pare si i themi

Kshui ky burri kishte arllur per pune disa dite ktu dhe familja e ksaj gruas ishim diku me pushime ,kshu kaluan kater dite bashke kto te dy te kjo femra .E ne fund kur ktij juu desh te ikte i kerkoi ksaj femres ta ndiqte
po kjo smundte te linte familjen dhe pse ishte tmerresisht e dashuruar
kshu u ndane aty kaluan vetem 4dite me njeri tjetrin dhe sarriten ta harronin njeri tjetrin kurre

ne fund thonte sjemi afer po jemi nje kemi nje zemer dhe jemi me njeri tjetrin cdo cast ngaqe se heknin nga mendja njeri tjetrin ishin te bashkuar ne zemer pergjithmone

Postuar nga Deb* datë 20 Mars 2010 - 22:03:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

E kam parasysh per ke film po thua, por as une s'po ja kujtoj dot titullin.
Keshtu eshte kur iken per pushime pa familjen. Te ha ujku.

Postuar nga dylan datë 20 Mars 2010 - 22:06:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

E kam parasysh per ke film po thua, por as une s'po ja kujtoj dot titullin.
Keshtu eshte kur iken per pushime pa familjen. Te ha ujku.

ajo ishte ne shpi te veten

ky burri ishte per pune aty ndrersa kjo familja e ksaj grus ishte diku me pushime dhe i takonte te ktheheshin kater dite pasi u njofen kto te dy mes tyre

nje dashuri e cmendur shume rralle vjen ne jete

Postuar nga Fajtori datë 20 Mars 2010 - 22:54:

Jane Austen's Mafia (1998)

Komedi groteske mbi mafiozet siçiliane. Nuk lene gje pa vene ne loje, kulturen familjare, grate leshatore, organizimin e vrasjeve. Besoj do kete pasur protesta nga italianet kur ka dale filmi.

Postuar nga Morfine datë 20 Mars 2010 - 23:14:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Antikrishti”, është fokusuar në një çift bashkëshortësh, që interpretohen nga aktorët Willem Dafoe dhe Charlotte Gainsbourg. Siç jemi mësuar të shohim prologët në një version “slow-motion” dhe bardh e zi, ashtu fillon sekuenca e parë ku çifti e humb të birin, i cili bie nga dritarja ndersa ata bënin dashuri në shtëpinë e tyre. Ata fillojnë të besojnë në të paarritshmen dhe të pamundurën, rikthimin e djalit nga vdekja. Në këtë pikë Von Trier (regjizori) ndryshon ngjyrat dhe formatin e sekuencës, gjë që bëhet me një përpikëri dhe nivel të lartë artistik vizualizim fantastik dhe efekte magjepsëse, që e karakterizojnë gjatë tërë kohës.

Interesante shikojeni ja vlen ... spo zbuloj më shumë ti mustaqe prasi

Charlotte Gainsbourg eshte nje nga aktoret e mia me te preferuara, e qe ne kete film ka pare cmimin "d'interprétation féminine" dmth cmimin si aktorja me e mire.
Ajo qe me ka çuditur gjithnje tek kjo aktore eshte se ne jeten e perditshme eshte nje femer shume e turpshme, por qe mbas kamerave shdderohet krejtesisht... eshte gjithashtu edhe nje kengetare e kendshme... (vajza e artistit te madh provokator francez, Serge Gainsbourg)

Postuar nga AngelDevil datë 21 Mars 2010 - 02:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine

Charlotte Gainsbourg eshte nje nga aktoret e mia me te preferuara, e qe ne kete film ka pare cmimin "d'interprétation féminine" dmth cmimin si aktorja me e mire.
Ajo qe me ka çuditur gjithnje tek kjo aktore eshte se ne jeten e perditshme eshte nje femer shume e turpshme, por qe mbas kamerave shdderohet krejtesisht... eshte gjithashtu edhe nje kengetare e kendshme... (vajza e artistit te madh provokator francez, Serge Gainsbourg)

mua smu duk aspak e turpshme sidomos te skena e masturbimit si dhe te prerjes me gershere te klitorit

Postuar nga Fajtori datë 22 Mars 2010 - 00:11:

Ex (2009)

Shume shume i bukur. Eshte film italian afer perfeksionit. Te gjitha perkojne: regjia, aktoret, fotografia, efektet audio, xhirimet me kende. Ky regjizor eshte trashegues i denje i "commedia all'italiana". Nga ato filma qe te le shijen per ore apo dite.

I gjithe filmi gjendet piratisht ne ne youtube. Ju keshilloj ta shikoni sepse me siguri do e fshijne se shpejti.

Nje fragment nga fillimi:

Ky regjizor ka bere 3 filma gjithsej, por jane 3 hite. Dy serite e Notte prima degli esami dhe kete ketu. Por ndryshe nga dy te paret ky eshte i komplikuar, ndjek historine e pavarur te disa personazheve. Dhe prape ndiqet kollaj nga fillimi ne fund.

Postuar nga Fajtori datë 23 Mars 2010 - 20:37:

Verso l'Eden (2009) (Eden à l'Ouest)

Film i veçante qe sjell historine e nje klandestini. Ai niset nga nje vend mesdhetar me anije te rastit, perfundon ne brigjet e Greqise, vazhdon ne kembe, neper rimorkio, pa buke, me rroba te rastit, etj. Gjithe kohes i fshihet policise qe e gjemon disa here. Ne perendim do gjeje njerez mashtrues, shfrytezues, por edhe njerez te mire qe e ndihmojne here pas here.

Kjo eshte historia e kushedi sa emigranteve qe kane vuajtur. Klandestini ka fytyre te frikesuar, te tromaksur, mezi njeh gjuhen, nuk i perket ai realitet. Ai endet mes njerezve qe nje jete e kane dhe mundohet te gjeje zgjidhje, te behet dhe ai njeri me dinjitet si ata.

Nga ana regjizoriale nuk eshte kushedi. Por ne fytyren e Riccardo Scamarcios do gjeni klandestinin shqiptar. Vlen te shikohet.

Nje pjese te mire eshte me titra se fliten lloj lloj gjuhesh (gjermanisht, frengjisht, italisht, greqisht, nje afrikane)

Postuar nga AngelDevil datë 03 Prill 2010 - 16:56:

Case 39

Pashe kete mbreme. Film horror( i thenshin ) i nderthurur me triller psikologjik .... pak a shume i njejte me filmin "orphan" pra 1 femije nga ferri. I gjithe subjekti i filmit rrotullohet ne ate qe ne e perkufizojme "Frika eshte vetem nje gjendje e mendjes".

Ajo qe me beri pershtypje aktorja Renee Zellweger ishte perfekte ne kete rol dhe pse isha mesuar ta shikoja gjithmone protagoniste ne filma komike.

Efekte zanore te mira performance fantastike suspanse gjithe kohes ..... shikojeni ja vlen.

Postuar nga Eria datë 03 Prill 2010 - 17:11:

Mirrors

Ripashe Kete filmin,eshte i lezetshem,mgjthse te trembin pasqyrat me pas ...Shikojeni po mundet,fundi eshte i ngaterruar...madje i papritur...

Postuar nga Morfine datë 04 Prill 2010 - 18:29:

Cher John = I dashur John

Shkova dje ne kinema per te mare nje film per te qeshur dhe per hire te atyre qe me shoqeronin perfundova tek ky film Romance...

Tregon per nje histori dashurie te paster qe ndodh vetem neper filma.

Me falni se eshte ne frengjisht.

Postuar nga BIONDIA datë 05 Prill 2010 - 00:29:

"I ragazzi di via Pal " versioni italian me Virna Lisi e kam pare nja 3 here e ne fund qaj gjithmon kur vdes Nemencsek... me pelqen shume si liber si film ...gjynah qe nuk gjeta nje vidio ...

Postuar nga Fajtori datë 08 Prill 2010 - 03:34:

Pashe per here te dyte "Les poupees rousses" (Bambole russe)

Shume i bukur. Nje here ta shikosh, ngulet ne mend. Vazhdim i filmit "Apartamenti spanjoll". Ka skena shume te veçanta qe levizin nga nje qytet europjan ne tjetrin.

Trailer:

Nje nga skenat e bukura ku gjej veten:

Postuar nga shelgu datë 08 Prill 2010 - 04:51:

Ja kete serial. Shume interesanthe Nje psikothriller Nuk duhet te them me shume sepse po te fillosh te thuash humbet kuptimi i vete titullit LOST. Pra ky titull, nuk perfaqeson vetem disa njerez te humbur diku, por vete perhumbjen qe peson shikuesi bashke me ata, deri sa sqarohet situata.

http://www.slashcontrol.com/free-tv...pily-ever-after

Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2010 - 13:29:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ja kete serial. Shume interesanthe Nje psikothriller Nuk duhet te them me shume sepse po te fillosh te thuash humbet kuptimi i vete titullit LOST. Pra ky titull, nuk perfaqeson vetem disa njerez te humbur diku, por vete perhumbjen qe peson shikuesi bashke me ata, deri sa sqarohet situata.

http://www.slashcontrol.com/free-tv...pily-ever-after

Shume i bukur vertet ... me pelqen dhe mua.

Postuar nga lezhjani-82 datë 08 Prill 2010 - 13:50:

Losti se ka vene emrin pa qellim...

Un shoh aq shume filma se fundi sa nuk marr pjese fare ne kete teme.

Disa here kam pare disa antare qe kane pare filma te fundit e te vjeter qe i kam pare dhe une, por jam kenaqur vetem me analizat e tyre duke mbajtur fjalet qe duan te me dalin .....ne heshtje....ose izolim,

Postuar nga Fajtori datë 08 Prill 2010 - 15:56:

Kur them une qe oraret e nates bejne keq. Thuj njeri Lezhianit qe duhet te çvampirizohet qe te dale nga izolimi. Qafsh plaken, thuj njeri

Postuar nga NS-6 datë 09 Prill 2010 - 19:45:

Case 39

Me pelqeu shume ftohtesia me te cilen e ruaj rolin vajza...dhe sidomos pyetesori qe i ben i dashuri i Emilis dhe pergjigjet qe i jep ajo normal interesante edhe menyra se si merr historia!

Postuar nga Deb* datë 10 Prill 2010 - 20:25:

"Traitor"
Me pelqeu si film. Flet per njerezit e mashtruar qe ne emer te fese bejne krime kunder njerezimit, ne kete rast kunder Amerikes me preteksin se ata qe na sulmuan duhet te zhduken. Nuk ka njerez te pafajshem.
Personazhi kryesor Samir nje ish ushtar me origjine Arabe, dhe qytetar Amerikan ndihmon ne eliminimin e nje bande terroriste duke u hequr si terrorist. Por qe ta bente kete duhet te fitonte besimin e terroristeve. Me pelqeu zgjidhja interesante qe i beri ne fund per te shmangur tragjedine. Te gjithe terroristet qe do vetflijoheshin ne emer te Allahut ne 30 autobuze te ndryshme ne Usa, Saimir ia doli ti mbledh ne nje autobus te vetem dhe te vrasin njeri-tjetrin dhe jo njerez te pafajshem.

Postuar nga AngelDevil datë 10 Prill 2010 - 20:33:

Re: Case 39

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

Me pelqeu shume ftohtesia me te cilen e ruaj rolin vajza...dhe sidomos pyetesori qe i ben i dashuri i Emilis dhe pergjigjet qe i jep ajo normal interesante edhe menyra se si merr historia!

i bukur eee ... mjer ai qe kisha afer ne kinema .... ja bera krahun cope ne 2-3 skena te filmit

Postuar nga NS-6 datë 10 Prill 2010 - 21:09:

ku,tek skena me grenxat, apo tek skena me qente, apo naten me shi?
duhet me pa statistikat sa e sa robve u jane bere krahet e duart cope gjate shfaqjes se filmit! :p
Ne Shqiperi eshte duke e dhene Kinema Imperial kete film

Postuar nga AngelDevil datë 10 Prill 2010 - 21:16:

hahahaa po fiks keto 3 skena

Po te Imperiali shkoj fundjavave zakonisht. Magjia e filmit eshte ta shofesh ne kinema e jo ne shtepi, shume rralle per te mos thene asnjehere nuk shof filma ne shtepi. ... keto dite ka dale premiere nje film i bukur, pershtypjet do i shkruaj sapo te me jepet rasti per ta pare.

Clash of the Titans

Postuar nga Deb* datë 10 Prill 2010 - 21:33:

Sa e ngeshme qenke dhe ti mi angel!
Une qe kur kam ardh ne Usa s'kam ik asnjehere ne Kinema. Ne fillim nga cuni, qe nuk e mbaje dot ne nje vend dhe normal do vetem filma vizatimor, tani nga cupa. Cuni shyqyr ka ik me shkollen shume here. Tani dua ta coj cunin, por duhet te rri burri me cupen ne shtepi. Sa e veshtire jeta ne emigrim! Beni qejf ju andej, beni!

Postuar nga AngelDevil datë 10 Prill 2010 - 21:45:

Njeriu gjen gjithmone kohe per gjithcka Deb ... deshiren te kesh

Postuar nga Deb* datë 10 Prill 2010 - 21:47:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Njeriu gjen gjithmone kohe per gjithcka Deb ... deshiren te kesh

Nuk eshte puna se s'kam kohe. Kam gjithe diten ne dispozicion tani qe nuk punoj, por s'kam ku le femijet. Shoqeria nuk ti mban femijet kur do te dalesh per qejf, vetem kur ke hall.

Postuar nga AngelDevil datë 10 Prill 2010 - 21:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Nuk eshte puna se s'kam kohe. Kam gjithe diten ne dispozicion tani qe nuk punoj, por s'kam ku le femijet. Shoqeria nuk ti mban femijet kur do te dalesh per qejf, vetem kur ke hall.

Une jam me fat ... kam shoqeri dhe komshinj te mire

Postuar nga Deb* datë 10 Prill 2010 - 21:55:

Eh Angel keshtu nuk te refuzojne ato kur u thua, por te shajne prapa kraheve. Te mirepresin me buzeqeshje, por nga prapa kush e di c'te kepusin. Keshtu e kane dhe keto te miat. Sa te ma kujtojne nje dite si coj fare. Boll i kam bezdisur kur i le per te vajtur ne shkolle.

  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.