Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 121 122 123 124 125 126 127 128 129 [130] 131 132 133 134 135 136 137 138 139 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)
Per te gjithe ata qe nuk e donin luften
Nje artikull i botuar tek The Economist dhe i ribotuar nga Panorama
Femije Irakene duke festuar rreth ushtareve amerikane
Lufta nuk ka mbaruar akoma dhe arme e shkaterrimit ne mase te Saddam Hussein-it nuk jane gjetur akoma. Por tre jave pas fillimit te konfliktit, kur banoret e lagjeve shiite ne Bagdad ndjehen te sigurte qe te dalin e te kercejne ne rruge nga gezimi i paster, nuk duket se ka me dyshime qe regjimi iraken, ne mos edhe diktatori vete, ka vdekur e eshte varrosur.
Si cdo lufte edhe kjo pati tmerret e veta, por pati edhe avantazhet e te qenit shume e shpejte si dhe e mirepritur nga shume Irakene (shumica e Kurdeve, me siguri nga shume Shiite dhe mbase edhe nga disa anetare te minoritetit Sunni) si cdo clirim i vertete.
Pati dicka te mire por....
Shume shpejt kritiket do te gjejne dicka tjeter pas te ciles te kapen. Po, lufta ishte e shpejte por a mund te mos ishte e tille konflikti midis Irakut dhe nje superfuqie? C'do te behet me vjedhjet, plackitjet, c'rregullimin dhe rreziqet? Si do te mbjelle koalicioni ango-amerikan faren e demokracise ne nje toke kaq jo-pjellore? A ishte ligjore kjo lufte? A ja vlente barra qirane kur mendon per plaget e thella qe i la Keshillit te Sigurimit, krenarise arabe, marredhenieve midis Sh.B.A. dhe Europes, Perendimit dhe Lindjes? Nuk ekziston rreziku qe Sh.B.A. pasi provoi sa e shpejte eshte goditja e shpates se saj te frikshme te jete teper e gatshme te perdore forcen ne konflikte te tjera?
E keshtu me rradhe, por perpara se ti shtrojne keto pyetje ata qe jane kundra luftes e kane per detyre qe te pranojne qe pati dicka te mire ne kete lufte, dhe qe e mira e kesaj lufte duhet te merret parasysh kur te behet llogaria finale.
Populli Iraken i eshte nenshtruar nje rregjimi terrori per nje cerek shekulli. Dhomat e torturave tashme u mbyllen perfundimisht. Po, mijera Irakene vdiqen gjate sulmit, por me teper se 100,000 jane vrare nga regjimi gjate dekadave te kaluara dhe rreth gjysem milioni njerez kane humbur jeten ne konflikte e kota te hapura nga diktatori. Te pakten tani Iraku mund te shpresoje ne nje te ardhme me te mire.
Hakmarrjet e pa-ndalueshme dhe te pergjakta
A do te kthehet kjo shprese ne realitet? Eshte e veshtire qe te imagjinohet nje te ardhme pas konfliktit ku Irakenet te jene me pak te lumtur e me pak te lire se c'kane qene nen Saddam Hussein-in. Do te ishte normale te mendohet qe ne te ardhmen nafta mund ta beje Irakun nje vend te pasur.
Fatkeqsisht George Bush ka zgjedhur nje vend tmerrsisht te nderlikuar per te mesuar si te ri-ndertoje nje komb, nje detyre kjo qe dikur perpiqej ti shmangej me sa kishte mundesi. Krimet e kryera nga regjimi diktatorial jane aq te shumta sa qe eshte e pamundur qe te evitohet nje periudhe hakmarrjesh te pergjakshme. Konfliktet midis grupeve te ndryshme ne Irak kane edhe ato rrenje te thella dhe Irakenet Arabe mund te sulen perseri mbi Irakenet Kurde. Vete Kurdet jane te ndare ne dy grupe te cilat kane qene njehere ne lufte civile dhe qe mund ti rikthehen luftes ne te ardhmen. Shiitet mund ti sulen Sunni-teve, ose banoret fetare te Irakut mund ti sulen banoreve laike. Bandat e regjimit qe kane mbijetuar mund te bashkohen nen flamurin e ekstremizmit fetar dhe te luftojne kundra pushtuesve te pafe. Te gjitha keto probleme mund te ndodhin ne kohe te ndryshme ose bashke.
Sh.B.A. ne syte e Arabeve
Per Irakenet nuk ka clirimtare me te cuditshem se Amerikanet. Ata qe jane ne moshe te madhe dhe qe kujtojne kryengritjen e deshtuar te 1991-shit i percmojne per tradhtine e atehershme. Te rinjte jane programuar nga diktatura qe te urrejne Sh.B.A. sepse (sic i kane mesuar) e ka vene Irakun nen sankione nga OKB dhe ka mbeshtetur Zionismin ne Palestine. Per keta njerez-dhe per masat qe kete jave ishin deshmitare te skenave te papritura ne televizor- ideja qe Amerikanet mund te jene nje force dobiprurese ne jeten e Arabeve duhet te jete me te vertete e hutueshme.
Renia e statujes; nje mesazh i fuqishem
Ne fillim te javes shumica e botes Arabe ndjeu urrejtje dhe inat kur pa sa lehte Amerikanet i vune perpara Irakenet. Por ne fund te javes po keta Arabe paten mundesi te shikonin me syte e tyre qe Irakenet donin me shume te cliroheshin nga Amerikanet sesa te shtypeshin nga regjimi i tyre.
Ashtu si renia e Kullave Binjake, edhe renia e statujes se Saddamit para turmes qe festonte eshte nje prej atyre ngjarjeve qe ka fuqi te ndryshoje mendjen dhe sjelljen e miliona njerezve. Kjo eshte nje mundesi e madhe per Sh.B.A., momenti i saj i lavdise ne Lindjen e Mesme aq me teper kur kujtohet qe George Bush nuk e beri kete lufte ne emer te popullit Iraken. Ashtu sic e tha pas ngjarjeve te 11 Shtatorit, ideja qe nje person si Saddam Hussein te lejohet te zoteroje pa probleme arme kimike e biologjike te shkaterrimit ne mase, e mbase te siguroje arme berthamore, eshte nje rrezik i papranueshem per Amerikanet.
Ne kete moment presidenti Amerikan ka vendosur qe te gjithe te ardhmen e tij politike ne loje, mbeshtetur mbi idene qe kjo aventure do te perfundoje mire me vendosjen e nje demokracie te qendrueshme Arabe.
Bush ka nevoje te ndertoje paqen
Megjithese presidenti Amerikan arriti te gjeje aleate, mbi te gjitha kryeministrin Britanik Tony Blair, kjo do te kujtohet si lufta e tij; ajo lufte qe ai deshi qe te behet qofte edhe pa arritur te merret aprovimi i Keshillit te Sigurimit. Eshte ne interes te Bush, me shume se te cdo politikani tjeter boteror, qe te mos fitohet vetem lufta por te rindertohet edhe paqja.
Natyrisht qe te gjithe ata qe gabimisht po parashikonin ngaterresen qe do te benin Amerikanet ne lufte po parashikojne tani ngaterresen qe do te bejne me paqen. Kur mendon te gjithe ato probleme qe u permenden me siper kjo ngaterrese mund te ndodhi fare mire, por s'eshte e thene qe dashakeqesit te kene te drejte. Me menyren e tij jo-diplomatike, menyre qe s'i ka fituar shume pike ne Europe, Bush u shpreh ne takimin e tij ne Belfast me Blair se i konsideron Irakent "krejtesisht te afte te ndertojne vete vendin e tyre". Pas kerkeses se Blair, Bush premtoi edhe mbeshtetjen e tij per arritjen e paqes midis Izraeliteve dhe Palestinezeve. Duke qene se rizgjedhja e tij si president, marredhenia e Sh.B.A. me boten Islamike dhe shume gjera te tjera lidhen me aftesine e tij per te zgjidhur problemet ne Lindjen e Mesme, Bush do te bente mire ti mbante premtimet e tij.
OKB dhe vetem OKB
Perpara se presidenti Amerikan te eci perpara duhet te zgjidhi nje problem tjeter. Pasi nuk arriten ti ndalonin Britaniket dhe Amerikanet ti shpallnin lufte Irakut, Franca, Rusia dhe Gjermania po perpiqen me te gjitha fuqite e tyre qe fitimtaret te mos jene ne gjendje te shprehen dhe aq me pak te veprojne lirisht per te rindertuar Irakun.
Ne takimin e tyre ne Belfast, Bush dhe Blair premtuan "nje rol jetesor" per OKB ne periudhen pas lufte ne Irak por kjo nuk duket te jete e mjaftueshme per presidentin Francez, Jacques Chirac. Chirac u kunderpergjigj duke thene qe OKB dhe vetem OKB duhet te rindertoje Irakun dhe te vere nje qeveri te re ne krye. Presidenti Francez ka ndermend te kerkoje mbeshtetjen e kryeministrit Gjerman Schroeder dhe presidentit Rus Putin me te cilet do te takohet kete fundjave ne Shen Pjeterburg per te diskutuar mbi rolin e OKB ne Irak.
Shume argumenta mund te shtrohen ne mbeshtetje te dhenies te punes me te madhe OKB-se ne Irak, ne fund te fundit OKB ka shume eksperience dhe profesioniste te zote. Po ti jepej nje rol i tille kesaj organizate nderkombetare Amerikane mund te bindnin mos-besuesit se veprojne ne interes te te gjitheve dhe jo te vetem te tyrin. Pervec kesaj, nje qeveri e re Irakene qe do te kishte bekimin e OKB dhe qe do te zgjidhej sipas nje menyre te percaktuar nga OKB do te kishte me shume mundesi qe te mos dukej ne syte e popullit Iraken si nje krijim i Amerikaneve. Bush-it do ti interesonte nje rol i tille i OKB per te ulur pranine Amerikane ne Irak si dhe per te riparuar disi marrdheniet e demtuara para fillimit te luftes.
Por jo me cdo cmim
Gjithsesi nje rol me i madh per OKB-ne nuk duhet te pranohet me cfaredo cmimi. Jacques Chirac dhe "salon des refusès" te tij duken se perpiqen akoma qe te ndalojne fuqine e Sh.B.A. ne bote se per te arritur paqe e demokraci ne Irak. Nqs cmimi qe duhet paguar per te pasur OKB ne Irak do te ishte humbja e te gjithe lirise se veprimit te Sh.B.A. ne Irak atehere me mire qe OKB te mos kete asnje ose vetem pak rol ne Irak. Ne fund te fundit Bush do te quhet fajtor per cfaredo qe te ndodhi, edhe sikur OKB te kete kontroll te plote.
Do te ishte nje cmenduri te lejohet qe periudha e tranzicionit te pas luftes te ndjeki rruget acaruese te diplomacise para luftes.
© The Economist
(traduzione di Monica Zardoni)
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 121 122 123 124 125 126 127 128 129 [130] 131 132 133 134 135 136 137 138 139 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.