Forumi Horizont | Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 121 122 123 124 125 126 127 128 129 [130] 131 132 133 134 135 136 » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5461)
Citim:
Po citoj ato që tha turll
Atehere po bej edhe une nje nderhyrje ....... nisur nga eksperienca.
Ne disa raste eshte kollaj te thuash qe femijeve u duhet folur shqip, u duhet mesuar shqip e te tjera si keto. Jam shume dakort, femija eshte mire te mesoje shqip e ta flasi ate paster. E para qe te kete mundesi te komunikoje rregullisht me prinderit, nje pjese e te cileve nuk jane fluent ne gjuhen e vendit ku jetojne, e dyta per te komunikuar me gjysherit e gjyshet apo kushurinjte kur shkojne ne shqiperi.
Por eshte edhe nje ane tjeter e medaljes, qe une e kam ndeshur. Ne qofte se dy tre vjetet e pare, nuk e ekspozon femijen ne kopesht, duke i folur gjithmone shqip, femija nuk eshte shume komfort me gjuhen e huaj, ndihet i huaj ne ambient me femije te tjere qe flasin, po marr shembullin e vendit ketu, anglisht. Duke mos patur mundesi te komunikoje me femijet e tjere, apo femijet e tjere me te, i largohen, duke e fyer ne nje fare menyre. E di qe te gjithe do thone, nuk ka gje se femija e kap gjuhen shpejt etj etj, qe ne fund te fundit jane te verteta. Po mendoni se si ndihet ai prindi i ri kur femija i vet rejected nga femijet e tjere per probleme komunikimi????? Pastaj, sa vuan femija javet e para kur do e cosh ne kopesht, sepse nuk mund te komunikoje me femijet e tjere, mezi kupton edukatoren???? Nuk eshte e thjeshte. Dhe ne keto raste je i detyruar t'i flasesh femijes anglisht qe ta pergatisesh dhe t'ia besh me te lehte bashkejetesen.
Ne qofte se do t'i mesosh shqip femijes, coje nje muaj dy muaj ne shqiperi dhe e meson vete.
Nuk e di te tjeret, po vete nuk eshte se ndihem shume komfort t'i flas anglisht kalamonit tim. Edhe per faktin se nuk eshte se shkelqej ne gjuhe, dhe hajt se po ia mesoj sagllam. (p.s. nuk behet fjale per basic language, po per gjuhe sallonesh![]()
![]()
)
Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 121 122 123 124 125 126 127 128 129 [130] 131 132 133 134 135 136 » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.