Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 122 123 124 125 126 127 128 129 130 [131] 132 133 134 135 136 137 138 139 140 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Boksieri datë 08 Janar 2007 - 19:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne fakt populli thote "nuk mund te nxjerr trute e mia qe t'ia jap atij tjetrit". Dhe pak a shume kjo eshte evidente.



Djali lart eshte shprehur natyrisht me kete fjali dhe mua pikerisht tek ky natyralitet me lind bezdia fetare e anti-seksit. Do ishte normale te protestojme te gjithe per hir te sensit etik shoqeror, por eshte banale te behet feja zedhenese e etikes shoqerore. Kjo per faktin e thjeshte se nuk ka te drejte nje fe apo nje tjeter te behet percaktuese e moralit te perbashket. Problemi i organizatave fetare lind pikerisht ketu, ne castin qe besimi fetar tejkalon kufijte personale dhe behet nje "detyrim" per te gjithe.

Nese duhen citime per ekstremistet myslimane ne Egjipt mund ti gjej. Sidoqofte, besoj se alibia e organizatave qe nuk perfaqsojne fene islame ka deshtuar. Mjafton te shikosh sesi shiitet dhe sunitet vrasin njeri tjetrin ne Irak. Kjo eshte lufte civile e ngjashme me ate Indiane, qe Gandhi desh te evitonte. Thjesht komunitete qe vriten per hir te perkatesise fetare.

Vertet veshja eshte personale, por kjo nuk mjafton per te injektuar mentalitetet fetare neper shkolla. Tek e fundit cdo shtet ndjek politiken e vet dhe, mgjithese respekton lirite e secilit, ruhet nga organizatat dhe mentalitetet e rrezikshme. Kete e ka bere dhe vendi me (pseudo)demokratik ne bote (SHBA), i cili ndoqi dhe perndoqi komunizmin sepse donte ta largonte nga mentaliteti njerezor. Ne menyre te ngjashme eshte e natyrshme qe shqiptaret te ndjehen te rrezikuar nga "urdheresat" fetare qe duan te prezantohen si liri te veshjes personale. Aq me teper qe shembujt neper bote nuk tregojne asgje pozitive mbi popullarizimin dhe indoktrinimin fetar.

Asell asell, nga nje pikeveshtim sociologjik, fete e tipit moralist duan thjesht ti hyjne ne pjese tortes se fuqise njerezore, duke mbrojtur gjoja parime te shenjta si familja etj. Njesoj si nena parti qe identifikohej me mamane pikerisht per te vjedhur fuqi nga familja. Vjen nje cast qe del qarte paralelizmi psikologjik i meshkujve qe krijojne parti dhe meshkujve qe predikojne fe. Dhe ndihet dukshem mungesa e natyres femerore; atyre qenieve te dobeta qe ngacmojne veset e meshkujve te forte.

Qe mos keqkuptohemi po ju kujtoj se meshkujt qe predikojne fe jane vetem nje pjese e vogel e besimtareve reale. Dhe sidoqofte nuk ka ndonje gje te keqe te ndjekesh terheqjen e fuqise. Dikush e ben me fe, dikush me nje faqe interneti, dikush me perfitimin e paligjshem te lekeve, dikush behet gjeneral, dikush polic etj. Puna eshte te pranohen keto gjera dhe te zhvillohemi te gjithe si popull, ne vend qe te shpallen berthama te pavarura etiko fetare. Problemet qe ekzistojne ne shkolla nuk luftohen me ekstremizma fetare, as me femra qe konkurrojne shalet me ane te shamise. Sidoqofte i rikthehem fillimit: Nuk mund te nxjerr trute e mia per t'ia dhene tjeterkujt. Kush do i kupton vete keto koncepte, kush nuk do vazhdon me te veten.







Fajtor me knaqe,rrofsh sa malet.
He mer shani fajtorin po jua majti se ne virtualitet jeni trima shani anetaret si tju doje qefi,pabuksa ,fajtor je i madh.


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 122 123 124 125 126 127 128 129 130 [131] 132 133 134 135 136 137 138 139 140 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.