Forumi Horizont | Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 122 123 124 125 126 127 128 129 130 [131] 132 133 134 135 136 137 138 139 140 » ... E fundit » Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Kjo politikane e pavlere (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16985)
Ambasadori danez: Vendi është drejt humnerës.
Pyetja që shtrohet është se a mund ta çojnë kriminelët vendin drejt BE-së?
Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, zbrazet në intervistën e fundit përpara largimit nga Shqipëria. Shprehet i tronditur se korrupsioni është në rritje nga viti në vit. Shton se politika shqiptare nuk ndryshon fytyrë prej 20 vitesh. Deklaron se nuk ka zgjedhje të ligjshme me këtë KQZ dhe habitet se si ka mundësi që Ristani nuk dha dorëheqje pas raportit të ODIHR për zgjedhjet lokale. Deklaron se shanset për marrjen e statusit kandidat për në BE janë të pakta dhe thotë se pyetja që ngrihet është se a mund ta çojnë kriminelët vendin drejt BE.
“Pyetja që nuk e dëgjoj ta bëjë askush, por të cilën votuesit shqiptarë dhe analistët politikë me të vërtetë duhet të kishin filluar ta drejtonin prej kohësh është kjo: A ka ndonjë mundësi që politikanët e korruptuar, pra kriminelët, ta udhëheqin këtë vend drejt BE-së? Përsëri, po tregohem ekstremisht i drejtpërdrejtë, por mendoj se këto duhen thënë.”
Ambasadori thotë se është për hapjen e dosjeve dhe thotë se “Sa jetik është kufizimi i korrupsionit, po aq jetik është fshirja e gjurmës së Enver Hoxhës nga manuali i politikës shqiptare. Jo vetëm për perspektivën e Shqipërisë në BE, por edhe për të ardhmen e demokracisë shqiptare dhe rritjes së vazhdueshme ekonomike të vendit.”
Shpreh tronditjen e tij për mënyrën se si veproi Basha me Sheshin Skënderbej dhe deklaron se gjendja e mjedisit është alarmante. Ambasadori thotë se politikanët këtu krenohen me pasuritë e tyre të paligjshme dhe në fund jep alarmin për gjendjen ekonomike në vend.
“Tani pasuritë e shqiptarëve po shterojnë. Dhuratat janë më të pakta e më të vogla. Ekonomia publike, e cila virtualisht ishte pa borxhe, kur unë mbërrita 4 vite të shkuara, tashmë është mes vendeve të rajonit që janë të zhytur në borxhe. Arka e shtetit po boshatiset dhe Shqipëria duhet t’i drejtohet vendeve shumë të largëta për të kërkuar kredi dhe grante. Duke e vazhduar politikën e vjetër, vetëm sa shpejtohet një prirje e cila ka marrë shpejtësi vitet e fundit. Fatkeqësisht populli shqiptar do të jetë ai që do të vuajë i pari dhe më shumë pasojat. Shumica e shqiptarëve tashmë i ndjejnë vështirësitë e kohëve të ndryshuara.”
Më troç nuk thuhen gjërat.
Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 122 123 124 125 126 127 128 129 130 [131] 132 133 134 135 136 137 138 139 140 » ... E fundit » Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.