Forumi Horizont Gjithsej 132 faqe: « E parë ... « 122 123 124 125 126 127 128 129 130 [131] 132 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- C'mendim keni mbi abortin?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6666)


Postuar nga BIONDIA datë 25 Maj 2009 - 19:19:

Rreth 1/5 e gjimnazistëve, pjesë studimit të ISHP, kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë viteve të gjimnazit. Numri i meshkujve që e pohojnë një gjë të tillë është 4 herë më i madh se ai i femrave.
Marrëdhënia seksuale në moshë të vogël mund të lërë pasoja të shumta në shëndet, sidomos te femrat. Ato mund të përjetojnë një shtatzëni të padëshiruar, që në shumicën e rasteve i çon drejt abortit me pasoja
deri në sterilitetin e tyre.
Janë rreth 3.5% e adoleshenteve në shkollat e mesme, të cilat pohojnë se kanë mbetur shtatzënë e më pas kanë abortuar. Të dhënat vijnë nga
Instituti i Shëndetit Publik.Sipas studimit,një në tetë gjimnazistë ka një
jetë seksuale aktive, që shpesh nis që në vitin e parë të shkollës se mesme. Tashmë tabutë u lihen prindërve. Me njëri-tjetrin gjithçka pranohet
hapur. Lidhjet, raportet e madje edhe ndarjet nga disa të dashur gjatë shkollës.Ato nuk e kanë çuar ndërmend të sjellin në jetë një fëmijë
në këtë moshë. Ndërsa për aq sa ka ndodhur, fajin ua hedhin partnerëve. Sipas tyre,janë ata që nuk kanë dashur të kenë një marrëdhënie të
mbrojtur, ato thjesht u janë bindur. E në fakt kjo mendësi ekziston rëndom jo vetëm në gjimnaz por edhe më tej.Femrat shqiptare vijojnë t’u
lënë në dorë meshkujve zgjedhjen nëse duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale të mbrojtura apo jo. Praktikisht për aq kohë sa ato vetë vuajnë
pasojat, veton për çka ndodh me trupin e tyre duhet ta vendosin vetë.
SËMUNDJET
Një tjetër problem shqetësues mbetet mungesa e informacionit për dhjetëra sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Mjekët pohojnë se të rinjtë nuk ua vënë veshin këtyre problemeve
që mund t’u kushtojnë shtrenjtë për shëndetin e përmarrëdhëniet që kanë. “Rinia sot e di se kush janësëmundjet seksualisht të transmetueshme, por me një lloj papërgjegjshmërie nuk merr asnjë lloj mase.Ka sëmundje që nuk janë shumë të dukshme, por që janë shumë të rëndësishme për shëndetin riprodhues.Ato janë ndër shkaqet kryesore
të sterilitetit te gratë e reja”, shprehet mjekjaobestër gjinekologe, Rubena
Moisiu, njëkohësisht dhe Drejtoreshë e Maternitetit “Koço Gliozheni”. Ajo shton se mbrojtja më e mbrojtja më e thjeshtë prej këtyre infeksioneve është përdorimi i prezervativit. Vetëm duke përdorur atë, të rinjtë i shpëtojnë njëkohësisht dy të “këqijave”:Shtatzënisë së padëshiruar
dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.“Por kam përshtypjen
se shqiptarët e pranojnë me shumë vështirësi në mentalitetine tyre përdorimin e këtij mjeti mbrojtës. Veç kësaj, meshkujt pranojnë me vështirësi faktin se mund të preken nga një infeksion seksualisht
i transmetueshëm”,shprehet Moisoi. Ajo pohon se gjatë punës së përditshme hasen raste kur i jepet mjekim femrave për partnerët dhe ato
thonë se ata nuk pranojnë ta marrin, “jo, pasi për ta simptomat janë të padukshme e nuk pranojnë se janë infektuar”,sqaron Moisiu. Edhe specialistë të tjerë të fushës pranojnë se duhet bërë më shumë për të ndërgjegjësuar të rinjtë shqiptarë, qoftë për të pasur një marrëdhënie të mbrojtur, qoftë për të njohur e përdorur metodat e planifikimit familjar. Sipas tyre,vetëm kështu ata do të mund të gëzojnë një harmoni më të madhe e do të kenë më pak pasoja.


  Gjithsej 132 faqe: « E parë ... « 122 123 124 125 126 127 128 129 130 [131] 132 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.