Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 123 124 125 126 127 128 129 130 131 [132] 133 134 135 136 137 138 139 140 141 » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Nica: Ndryshimet, në bazë të vlerave.
Trajneri pohon se te Teuta do të qëndrojnë ata futbollistë që kanë kontribuar më shumë.
Trajneri i Teutës, Stavri Nica, në përfundim të sezonit futbollistik është shprehur për ndryshime në përbërjen e ekipit durrsak. Nica nuk është shprehur për ndryshime në bazë të moshës, por për ndryshime që konsistojnë në largimin e atyre futbollistëve që nuk kanë dhënë atë që duhej, si dhe mbajtjen në ekip të atyre që kanë shprehur vlera dhe impenjim. Mbajtja e këtij kontigjenti të rinjsh, por dhe futbollistësh të tjerë cilësorë, si dhe afrimi i disa futbollistëve të tjerë cilësorë, sipas Nicës, do të garantonte ecurinë e Teutës drejt pretendimeve në sezonin e ardhshëm. Mospërballimi i kampionatit nga disa prej futbollistëve, mungesa e impenjmit te disa të tjerë, gjykimet e njëanshme etj., sipas Nicës, janë disa nga faktorët që ndikuan në mosecjen si duhet të Teutës në këtë sezon. Për sa u përket futbollistëve të rinj, të cilët u aktivizuan në ndeshjet e fazës së katërt të kampionatit, Nica është shprehur se një pjesë e mirë e tyre e kanë justifikuar veten, por ka shtuar se këta futbollistë duhet të punojnë më shumë, në mënyrë që të ngrihen në lartësinë e duhur të një ekipi pretendent. Për sa i përket çështjes së reparteve, ku Teuta ka nevojë më shumë që të përforcohet, Nica rreshton repartin e mbrojtjes dhe portën, në një kohë që repartet e tjera janë më të stabilizuara. Nga ana e tij, presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, në një prononcim për "Sportin shqiptar" është shprehur se ndryshimet në ekip, por edhe në stafin e Teutës, do të jenë rrënjësore.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 123 124 125 126 127 128 129 130 131 [132] 133 134 135 136 137 138 139 140 141 » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.