Forumi Horizont | Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 124 125 126 127 128 129 130 131 132 [133] 134 135 136 137 138 139 140 141 142 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)
I Ri, qysh ne fillim ti ben nje pyetje qe do te donte dhjete faqe interneti si pergjigje. Dhe sido qofte pergjigja ime, cfare do te ndryshonte kjo ne argumentat qe ti (nuk) sjell ketu per te provuar se Kurani eshte i dhene nga Zoti?!
Ecim sipas llogjikes tende. P.sh. jam ateist. Ne kete rast ligjet tona kushtetuese jane nga mendja e njeriut, e aftesuar kjo gjate pervojes mijra vjecare te njeriut ne shoqeri. Dhe keto ligje ndryshojne here pas here, zhvillohen me tej, disa edhe hiqen. Ato rrgullojne marrdheniet njerezore. Pa to ekziston vetem ligji i xhungles: me i forti ha me te dobtin.
Edhe te jem fetar (pak a shume biblist-ungjillist-koranor), une nuk do te besoja kurre se Zoti ne qiell na ka dhene ne njerzve te tilla budadalleqe qe shkruhen ne Biblen e vjeter apo ne Kuran! Ai Zot nuk do te zbriste tek njeriu, por si madheshtor dhe sublim i ketij Universi, do te priste te shkoje njeriu tek Ai/Ajo.
Tek permend shek. e 21, do thoja: ne njerzit e sotem jemi larguar shume nga ato ligje qe gjoja na i ka zbritur Jehovai i hebrejve apo Zoti i te krishterve apo Allahu i myslimanve, prandaj mos nxirr pretendime koti, sikur ligjet e sotme te jene nga Zoti (Allahu). Edhe nje here, keto ligjet tona, -biles edhe ato ligjet (gjoja) te Zotit- jane nga mendja e njeriut, ne baze te pervojes se tij mijravjecare.
Persa i perket ndalimit te vdekjes, qe permend, kjo eshte e pamundur si nga shkenca ashtu dhe nga feja apo kushdo Zot ne qiell. (Ne Greqine e lashte thuhej: cfare vendosnin Mojrat -vdekja- nuk mund ta ndryshonte as Zeusi.) Shkenca ka pare gjate vrojtimit dhe studimit me mikroskop moderne, se edhe molekulat njeqelizore qe ndahen pareshtmerisht ne dy pjese, edhe keto pesojne vdekjen e tyre, pra nje pjese e tyre nuk arrin pas nje fare kohe te riprodhohet ne dy qeliza. Keshtu, vdekja do vije nje dite si per mua "ateistin" ashtu dhe per ty fetarin. Vdekja perfshin cdo gjallese, sado e bekuar te jete ajo nga Allahu yt.
Argumentet e tua provojne te kunderten e asaj cfare ti don te na provosh.
Je i respektuar per vazhdimin e diskutimit, sidomos kur perpiqesh te sjellesh dicka nga vetja. Sepse kjo tregon qe ke filluar te mendosh edhe vete, pra ke filluar te respektosh Allahun (Zotin) qe beson, i Cili ti ka dhene qelzat e trurit per te menduar dhe jo vetem per te transmetuar fjalet e te tjerve.
Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 124 125 126 127 128 129 130 131 132 [133] 134 135 136 137 138 139 140 141 142 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.