Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 124 125 126 127 128 129 130 131 132 [133] 134 135 136 137 138 139 140 141 » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Khumalo largohet përfundimisht nga Teuta.
Presidenti i ekipit durrsak paralajmëron ndryshime rrënjësore, duke u lënë hapësira të rinjve.
Futbollisti i vetëm i huaj te Teuta, afrikani Khumalo, pas një aventure 2-vjeçare do të largohet përfundimisht nga ekipi durrsak. Sipas presidentit të klubit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, Khumalo do të largohet përfundimisht nga Teuta, pasi i është prerë bileta e avionit për t'u larguar nga Shqipëria. Për sa u përket futbollistëve të tjerë, që Teuta ka marrë në sezonet e fundit nga ekipe të tjera apo dhe futbollistëve vendës, presidenti i Teutës nuk ka bërë komente mbi emra konkretë, të cilët do të largohen nga ekipi, por ka bërë të ditur se ndryshimet te Teuta do të jenë rrënjësore, pas një sezoni ku nuk u arritën objektivat e kërkuara. Presidenti i Teutës ka konfirmuar ndryshime edhe në staf, për të afruar njerëz më profesionistë. Hasanbelliu ka lënë të nënkuptojë se pak futbollistë të brezit të vjetër do të qëndrojnë në ekip, në një kohë që për të rinjtë, të cilët në fazën e tretë të sezonit treguan vlera dhe shpirt gare, dyert e ekipit do të jenë të hapura.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 124 125 126 127 128 129 130 131 132 [133] 134 135 136 137 138 139 140 141 » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.