Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga volter datë 10 Shtator 2006 - 01:25:

Ndjenjë e mistershme!

(kushtuar turistit te shpirtit)

Mjaft më! Mjaft më! Mjaft më!
Ah, ky mendim depërton në më të fshehtat shkallë!
Kush e di se çfarë do të zbulojë!?
Mjaft më, dhe mos më eja më me mundimin e zakonshëm,
Se kam plot mundime tjera të hedh pas vetes!
E, kur do të arrij t’i hedh të gjitha këto?!
Oh, kur, kur pra!?
Ndjenja që më vin përnatë nga Perëndia
Hap udhë mendimit të ri,
Ndërsa mua në ballkon heshturazi
Ma lë dispeptizmin të marr më vonë!
Nis të hesht, para hënës së heshtur!
Nis të trishtohem, para qiellit që hedh valle pa zë!
Nis të vuaj nga dispeptizmi që më vin orë e çast!
Nis të lodhem, nga vrasja e mistershme e disa neuroneve në tru
Nis të marr veten në qafë, dhe të vdes!
Por më kot, nuk vdes, rri gjallë duke ndier vdekjen!
Ah, sikur bëhem edhe më i fortë, më i lartësuar!
Jo, jo, nuk vdes aq lehtë një shpirt poeti!?
Këtë vuajtje (ndjenjë) dhe në poezi e shkrova,
Por e di mirë, se nuk ka askush për ta kuptuar!


* Në këtë poezi kam shprehur ndjenjën më të fortë të një poeti, që di të vuaj me gjithë shpirt. Një vuajte që mund të vije nga Perëndia, si një sprovë për të edukuar shpirtin dhe ndjenjat, apo si një sprovë për të tejkaluar vetveten. Në vargjet e kësaj poezie, ndihen shumë thellë vuajtjet e para, që mund të vijnë nga mendimet shumice, apo nga arti i të menduarit. Mesnata, muzgu, muzika janë pjesë e kësaj poezie, pastaj me krejt formën e këtyre gërshetohet kapërcimi i ndjenjave dispeptike, të dhuruara nga vetë Perëndia, duke e mërzitur përditë e përnatë shpirtin; gjithmonë si një sprovë hyjnore e shprehur në rutinë jetësore. Madje një shpirt që kërkon, herë pas here një ndihmë dhe që shpërthen si një vullkan për ta shuar një ndjenjë të tillë të mistershme; aq të lodhshme dhe aq të tmerrshme! Ajo me krejt formën e frymëzuar, kur nata bën shumë vonë shpërthen, dhe kërkon dashuri, qetësi, prehje; por më kot këto janë nocione që nuk mund të vijnë, sepse ekzistenca e botës është shumë e brishtë dhe e krisur, me një fjalë nuk mund t’ia hedhësh dot botës. Po, nëse lundrojmë edhe pak me thellë ne poezi, do të gjejmë të shprehur poetin si një njeri të së vërtetës, si një dishepull pas dritës, dhe një durimtar që është i aftë të tejkaloje a vonë a kurrë çdo rrezik të vetvetes. Dhe se një shpirt poeti kushton më shumë se një vdekje dhe se një lindje, ndofta dhe një botë nuk kushton më shumë se një shpirt poeti! Megjithatë, edhe kur vuajtja më e madhe të jetë në vizitë, poeti haptaz dhe heshturazi tregon se, këtë vuajtje dhe këtë ndjenjë nuk do të arrini ta kuptoni kurrë, mbase këtu vjen në shprehje, pikërisht heshtja e poetit dhe fshehtësia e artit poetik të natyrës. Durimi që është shprehur në vargjet e mësipërme, tregon për një besim të vërtetë dhe një jete kalimtare, por dhe durimi shkoqur paraqet mendjen dhe shpirtin si dy nocione që e ndihmojnë veten tonë...


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.