Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Amici miei (1975, 1982, 1985)
Regjia: Pietro Germi, Mario Monicelli, Nanni Loy
Skenari: Leonardo Benvenuti, Piero De Bernardi, Tullio Pinelli
Aktore: Ugo Tognazzi, Gastone Moschin, Adolfo Celi, Philippe Noiret, Renzo Montagnani
Film me tre pjese qe dalin ne kohe te ndryshme nga regjizore te ndryshem.
Pjesa e pare fillon me kater shoke rreth te pesedhjetave qe mblidhen me ngut per te bere ate qe ata quajne "la zingarata" (verdallisje endacakesh). Ata lene punet, grate dhe problemet per tu nisur pa qellim dhe pa limit kohor ku ti çojne rrotat e makines. Nuk eshte hera e pare dhe nuk dihet kur do jete hera tjeter. Kater burrat bejne lojra dhe shakara me kedo qe takojne, ngrene fshatrat ne kembe, bejne çorap spitalin ku shtrohen, etj. Njeri eshte gazetar, njeri arkitekt, njeri ka restorant dhe tjetri pa pune. Secili prej tyre ka karakter te veçante qe e ben te kendshem per shoqerine. Pikerisht karakteri i njerit, arkitekt Melandrid, ben qe ky te dashurohet me gruan e drejtorit te nje spitali ku shtrohen pas "zingarates". Ai le shoket dhe humb mendjen pas gruas se doktorit, madje martohet me te, gjersa i merzitet dhe le gjithçka pas kraheve. Por tashme kater shoket njihen me ish burrin e asaj gruas, doktorin, i cili ashtu si ata e ka mendjen per shakara dhe çapkenlleqe. Prandaj behen pese dhe fillojne te bejne te njejtat gjera prape. Gjithçka ama merr shije tjeter kur njeri prej tyre vdes papritur... dhe kesaj rradhe nuk eshte shaka.
Pjesa e dyte fillon ku mbaron e para, por vazhdon te tregoje gjera ne retrospektive, disa prej te cilave nuk perkojne me pjesen e pare. Nje nga aktoret ka ndryshuar, por historia e shokeve (tashme te mbetur kater) vazhdon njesoj, derisa njeri peson diçka ne tru dhe filmi mbyllet ashtu si i pari, me nje shije te hidhur.
Pjesa e trete spostohet komplet ne nje azil pleqsh. Aty ne fillim cojne shokun qe pati infarktin ne tru, por ky vazhdon te jete nje pizeveng siç ishte me pare. Shoket e tjere, tashme ne moshe dhe me floke te bardha, fillojne ta vizitojne shpesh, derisa njeri prej tyre spostohet ne azil edhe ai. Pak me vone rradhen e ka i treti te lere biznesin e barit dhe te shkoje ne azil me gjithe gruan. Nderkohe "i dashurueshmi" dashurohet me nje grua ne azil dhe si gjithmone harron shoket. Per ta zgjuar nga dashuria shoket organizojne ca mashtrime te vogla dhe ia arrijme qellimit. I katerti, profesori kirurg, perfundon ne azil ne fund dhe e blen komplet qe te jetoje aty brenda. Filmi mbyllet me lojen e tyre te preferuar, duke gjuajtur shpulla pasagjereve te nje treni qe po niset. Por tashme s'kane fuqi te kercejne dhe shpullat i hane vete...
Xhirimet i fillon Pietro Germi, por vdes pa e mbaruar filmin e pare. Mario Monicelli mbaron filmin e pare dhe krijon gjithashtu pjesen e dyte. Pjesa e fundit del nga duart e Nanni Loy. Historia krijohet ne hapesiren e 10 viteve dhe permban lamtumiren e kastes kinematografike te dikurshme. Aktoret jane pleq, regjizoret jane pleq, dhe filmi ka personazhe qe ngjajne me vete ata. Ideja e daljes mes shokesh si endacak ishte shume terheqese. Madje mendoj do ishte me bukur sikur pjesa e pare te quhej La Zingarata.
Ka difekte te ndryshme. Pjesa e dyte ka nje aktor ndryshe dhe disa mosperputhje kohore me te paren. Pjesa e trete ka montazh te avashte, skena nga larg dhe mbyllet eskluzivisht brenda nje azili (megjithese edhe Compagni di Scuola mbyllet ne nje shtepi, por eshte shume i bukur).
Kete vit ne festivalin e Venezias u prezantua kortometrazhi "L'ultima zingarata" me aktore Mario Monicellin dhe Gastone Moschin. Kortometrazhi rikrijon varrimin e gazetarit, qe mbyll pjesen e pare te filmit origjinal.
Filmi ka ngjashmeri me dy filma te tjere:
1. Me "I vitelloni" per faktin qe nje grup shokesh bejne çapkenlleqe edhe pse jane te rritur.
2. Me i "La grande abuffata" per faktin qe disa shoke ne pleqeri e kane ndare mendjen qe duan t'ia kalojne mire para se te vdesin. Aq me teper Ugo Tognazzi luan edhe ne ate film nje rol paksa melankolik te plakut pas te 60-ave.
Fragment:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.