Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
ka disa dite qe po me vjen per te vjelle kur laj dhembet ne mengjes. Ndoshta tronditja e stomakut nga nje nate me pare nuk kalohet aq lehte. Alkooli eshte i veshtire per tu tretur. Po me pare pse nuk kisha te njetin problem?! Ups, me pare nuk i laja fare dhembet.
Po sot? Sot dihet. E njejta rrutine. Konjak? Fernet? Raki? Uuuu paskam goxha mundesi zgjidhjeje. Epo kot nuk jemi ne demokraci.
Dashur pa dashur edhe ne kete jeten time te frikshme ndodhkan ndryshime. E cuditshme apo jo?? Do s'do njeriu do te ndryshoje. Dhe cdo dite ne mengjes qe e shohim veten nuk shohim te njetin person. Por si duket vendosim ne se cfare te shohim ne pasqyre mengjesin tjeter. Nje kufome apo nje princ te kalter. hahahahaha Princ te kalter!
Jo vetem qe e pira nuk me ka dale akoma por duhet te kem goditur koken shume keq diku dje naten.
Por kam degjuar se per cdo njeri ka nje shpirt binjak. Atehere une qe dua ta quaj vete princ te kalter per ate dikush tjeter qe kushedi ku po perplas koken "pa mua", nuk bej shume gabim.
Nje princ i kalter qe truri po i zhytet ngdale ne alkool. Sa qesharake eshte jeta ndonjehere. Jo, me fal. Sa qesharake qe jemi ne qe duke tjetersuar veten deri ne ate menyre sa te besojme genjeshtrat tona, parapelqejme te biem kaq poshte.
Por ndryshimi egzistoka edhe tek ne, duam apo nuk duam ne. Ndaj qenka zgjedhja ime per te ndryshuar apo jo.
Kjo po qe eshte pune m... Tani nuk kam asnje preteks per ti falur vetes si kafe te zeze ne mengjes.
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.