Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Duket se sherret në një familje në Kamzë të Tiranës nuk kanë të sosur. Kohë më parë, burri i shtëpisë u dënua për shkaktim vetëvrasjeje ndaj të shoqes, por pas lirimit nga burgu ai u bashkua sërish me të. Por tashmë policia është detyruar sërish ta marrë në mbrojtje gruan e tij, pasi ka të dhëna se e ai e keqtrajton fizikisht dhe psikologjikisht. Burimet policore të kryeqytetit deklaruan se nga shërbimet e Komisariatit Nr.5 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Lindita Haklajn, 42 vjeçe, banuese në Kamzë, sepse bashkëshorti, Adriatik Haklaj, 52 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve. Sipas të dhënave nga policia, në vitin 2007, 52-vjeçari u arrestua dhe u gjykua për shkaktim vetëvrasjeje ndaj të shoqes. Në atë kohë, Lindita Haklaj ka treguar nga shtrati i Spitalit Ushtarak, ku qëndroi prej tri ditësh e shtruar pasi u helmua me pleh kimik, të gjitha hallet dhe shkaqet që e kishin detyruar atë të helmohej. Sipas dëshmisë së dhënë ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Nr.5, familja e saj kishte probleme ekonomike. Sipas saj, është ky një nga shkaqet kryesore që mes bashkëshortëve të kishte sherre dhe zënka të shpeshta, pothuajse çdo natë. Mungesa e të ardhurave monetare në familjen e tyre bënte që ata t‘ia hidhnin fajin njëri-tjetrit për fazën degraduese ku kishte shkuar familja e saj ditët e fundit. Pas kësaj dëshmie të dhënë nga e dëmtuara, policia ka marrë menjëherë masat për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore bashkëshortin e saj. Pas arrestimit të tij, në Gjykatën e Tiranës janë zhvilluar paralelisht dy procese gjyqësore, një penal dhe një civil, me protagonistë Adriatik e Lindita Haklaj. Në procesin e parë, Adriatiku ishte i pandehur dhe Lindita. Ai e ka detyruar Linditën të gëlltisë në dhunë e sipër një sasi helmi nitrat dhe për këtë u dënua nga gjykata përfundimisht me 8 muaj burg, si dhe 3 vjet dënim me kusht për moskryerje të së njëjtës vepër penale. Lidhur me këtë akuzë, Haklaj ka deklaruar se gruan e ka me çrregullime mendore dhe se donte ta fuste në burg, ndaj dhe e ka sajuar historinë e vetëhelmimit dhe dhunës ndaj saj. Procesi i dytë ishte tërësisht civil dhe bën fjalë për kërkesën që e dëmtuara Lindita ka bërë për prishjen e martesës me personin që e dhunonte, Adriatikun. Paditësja i kërkonte gjykatës të zgjidhte martesën, lënien e fëmijëve për rritje e edukim, si dhe caktim për pagesë të kontributeve për fëmijët. Ndërkohë, kur pritej të shpallte vendimin për këtë kërkesë, palët kanë arritur të pajtohen dhe gjyqtarja ka vendosur ta pushojë çështjen. Por, tashmë duket se një tjetër proces gjyqësor do të vijojë për jetën e çiftit nga Kamza e Tiranës.
Shqip
------------------
Jo vetem qe te rreh, tenton te vrase, te shkaterron jeten por duan te te bejne dhe te cmendur rrezik do kete rrahur veten kjo grua.
Trishtohem sa here lexoj kete teme sepse viktimat e kronikes jane me shume gra e femije. Shtresa me e pambrojtur, fizikisht dhe ekonomikisht e afer tyre s'ka asnje ti ndihmoje.
Nuk di nga ku buron gjithe kjo dhune, a mund ta justifikoje varferia te gjithe kete?
Valle nuk ka njerez te varfer kudo por nuk sillen keshtu?
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.