Forumi Horizont Gjithsej 183 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 137 138 139 140 141 142 143 144 » ... E fundit »
Trego 183 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- lajmet e dites (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10026)


Postuar nga IQVLORA datë 29 Janar 2007 - 18:54:

Pershendetje o lule te bukura shqiptare

Sot mora nje telefonate nga nje miku im ne USA,i cili me tha se patjeter duhet te kerkoni tek "lajmet e dites" sepse te eshte permendur emri.
-Faleminderit i thashe,por mos eshte pakez vone.
-Jo me tha si deputet ke te drejten e replikes 7',por si deputeti me i vjeter kemi biseduar me Fajtorin(krytari i Parlamentit) te te dyfyshohet koha.
Me pare duhet t'i shfletohesh lajmet nga fillimi ,qe te dish se si te replikosh.
-Patjeter i thashe do t'i lexoj nga e para.
-Dhe fillova t'i cfletoj nje nga nje.Por c'te shoh? Nje gazetaruc me pseudonimin Durrsaku me kishte shigjetuar keq ne dy tre intervista te bera me deputetet e se majtes.I inatosur u interesova ta takoja.Me thane se mund ta takosh tek QNK. Ka nje studio ngjitur me TOPCHANEL me thane.
Takoj drejtorin i cili eshte njeriu jone dhe e pyeta nese e njihte nje fare gazetari te quajtur Durrsak.
-Po me tha ka nje zyre ketu ne QNK.
-U be ky spurdhjak te me zere emrin ne goje thashe gjithe nerva.Dua ta takoj qe tani.Me telefono,sepse nuk mund te pres gjate.Ketu afer tek Rogneri jam me disa MP te KE ,qe perfaqsojne partite popullore te Europes
-Dakord tha drejtori dhe u nis i friksuar drejt zyres se tij.
-Mbas pak degjoj telefonin tim,i cili ka si ringtone nje kenge te Silva Gunbardhit(trak e trak).Tingulli ishte aq i forte sa nje Greece MP u hodh perpjete i trembur.Ne veshin tim te djathte degjova zerin e trembur te drejtorit te QNK i cili me tha se ne zyre eshte vetem sekretarja e tij.
-Do vij ta takoj i thashe.
Nje deputet britanik me tha :"Ku e keni gjetur kete muzike indiane?". Ja ktheva pak me bezdi,se gjuha shqipe eshte indo-europiane.Isha i merzitur me koservatoret britanik me qendrimin e tyre ne KE,sepse me insistimin e tyre hoqen fjalen pavaresi nga Rezoluta per Kosoven e Rasell Xhonson.
Ne fund i buzeqesha sepse mu kujtuan porosite qe me dha doktori.
Mbasi ata u rehatuan ne dhomat e tyre ne Rogner une ju kerkova leje te largohesha.
Para piramides takoj prof.dr Sh Memia.
-Si e ke hallin me tha qe nxiton kaq shume.
-I tregova ne vija te trasha se c'fare me shqetesonte.Te lutem pritem ketu se nuk vonohem i thashe Shabes.Shkova tek dera e zyres dhe trokita.Hyni degjova nga brenda.Hapa deren me vrull e i inatosur.Perballe meje qendronte nje vajze e hijeshme e cila me mirsjellje me ftoi te hyja brenda me nje anglishte, e cila i buronte rrjedhshem nga goja e saj e vogel .
Menyra e te sjellurit gjithe edukate dhe bukuria te saj me carmatosi.Mbasi u ula ne kolltuk dhe po e shikoja drejt e ne sy ajo mu drejtua:
-"How can I help you?"
-Thashe me vete;kjo me marrka per te huaj.Mund te flasim edhe ne Anglisht zonjushe i thashe,por me qe jemi shqiptare mund te flasim shqip.
IQVlora ju prezantova,punoj ne zyrene informacionit te PD dhe i zgjata doren.
-Lela_dr tha dhe me zgjati doren e saj te vogel me thonje te gjate ngjyer me nje manykyre roze.Punoj si sekretare e Z Durrsaku.
-Pikerisht per te takuar kete zoteri gjendem ketu.
-Oh me falni,por zoteria nuk gjendet ketu.
-Ku ndodhet i thashe dhe me hipen kacabujte.
-Zoteria eshte qytetar amerikan dhe shkruan per New York Times. Dje ka fluturuar per ne Genova te takonte nje mikun e tij Fajtori quhet.
-Edhe une jam qytetar britanik,por a dini gje se kur kthehet ju lutem.
-I don't now me tha perseri in English,sepse nga Italia do te fluturonte per New York.E falenderova vajzen duke i thene :"you are very nice lady"
-Thank you!Nice to meet you,ishite pergjigja e saj.
-I thashe bye dhe ajo bye,bye.U ngrita e u largova i menduar.Me amerikanet nuk behet shaka thashe.
Jashte takova Shaben duke i thene gazetarin nuk e gjeta.
-Pune e madhe me tha.Do t'ja tregoj ngjarjen doktorit qe edhe pse ajo zyre ishte lene jashte projektit te futet ne nje liste me TOPCHANEL dhe te qerohet qe nga Piramida.Te vajti mendja mire i thashe por nuk behet shaka me miellin e gjermanit,se e pesojme si me 1997.
Shabes i thashe se a eshte virgjeria ndertim pa leje.
-Mos ki merak me tha do ta legalizojme edhe ate.Ma lere mua kete ne dore kete e mos u shqeteso.Do ta jap dorazi kete legalizim.Nuk i pyesim amerikonet edhe per zakonet e traditat tona.
-Po nqse doktori thote te prishet i thashe.
-Po tha ai nuk kam se c'te beje.Po bera te kunderten e pesoj si avokati.
-I thame naten e mire njeri tjetrit,mbasi kishim pire nga nje shishe Whiskey.
Na ishte bere koka daulle,sepse nga shija dukej qe nuk ishte prodhim origjinal,por i prodhuar ne bodrumet e matrapazeve te pijeve alkolike ne Tirane.Aq shume kishim pire sa harruam t'ju hypnim makinave,por morrem rrugen per nga universiteti.Tek presidenca u takuam perseri.
-Ku jemi ketu me tha.
-Tek presidenca i thashe.
-Ku eshte ai derr qe vetem gomarlleqe di te beje me tha.
-Nuk eshte presidenti i thashe por godina e presidences.
Ai vazhdoi rrugen per ku nuk e di...Ku shkon i thashe.
-Nuk mund te shkoj keshtu xurxull ne shtepi,se rrezik gruaja do me lere jashte.Po ti me tha?
-Mos u beje merak i thashe se une e kam ne Londer dhe nuk sheh gje.Por edhe po me pa keshtu do me qortoje pak duke me thene se do te beje keq per melcine.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Falminderit djem e vajza!Duke lexuar mesazhet tuaja kam qeshur shume.
M'u larguan hallet dhe mendimet e liga nga koka dhe u kenaqa me humorin dhe shpotite tuaja.
Ju dua shume te gjitheve.



.


  Gjithsej 183 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 137 138 139 140 141 142 143 144 » ... E fundit »
Trego 183 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.