Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 137 138 139 140 141 142 143 144 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Fajtori datë 10 Janar 2007 - 13:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Muhejminu
Dhe persa i perket Laiciteti i shkolles humbet kur vijne disa predikatore kishash ne shkolle e na sjellin ca amerikane e me genjeshtra ordinere i marrin nxenesit e i cojne neper kisha apo jo? Kjo eshte hukmbje e laicitetit te shteti, jo shamia.


Kjo eshte humbje e laicitetit po aq sa shamia, perderisa institucioni shkollor perdoret per propagandim dhe reklamim te nje feje.

Citim:
Po citoj ato që tha Muhejminu
...jo more djale, mund te shkosh tek VUSH (vellaszeria ungjillore shqiptare) mund te gjesh mbi 20 libra qe vetem "ofendojne" islamin duke e keqcvituar dhe duke perdorur nje zhargon rrugesh.


Nuk e ka thene kot ai i ziu "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria". Duket qarte se fete kalojne kohen duke kerkuar difekte tek njera tjetra. Duhet pranuar qe fete kane konkurrence dhe prandaj mundohen dhe te bejne reklama ne forma nga me te ndryshmet.

Kur hapem nenforumin e feve ideja ishte te kuptonim dicka me shume mbi zhvillimin e fese, por shpejt u kthye ne arene lufte te feve te ndryshme (aq sa disa propozuan te mbyllej fare). Eshte evidente qe fetaret shikojne armikun tek feja tjeter, je me kot harxhojne kohe duke rrjeshtuar problemet e kundershtarit. Dhe gjithe kjo me kujton propagandat politike ose shoviniste qe mundohen te poshterojne kundershtarin. Akoma se kam kuptuar pse fetaret shikojne kundershtarin tek feja tjeter, megjithate di qe besimtaret e mire nuk merren me propagande por besojne ne heshtje Zotin e vet. Kusuri jane vetem forma politike te luftes mes meshkujve.

Ja pse feja ka lidhje me politiken. Apo mos duhet te kujtoj qe morali fetar dhe ai politik perputhet ne menyre te habitshme ndonjehere. Qepare po shikoja nje dokumentar mbi historine e mariuhanes ne SHBA dhe kuptova se politika dhe feja predikojne shpesh te njejten gje, moralin ekstrem. Dhe kjo me solli ndermend perseri paralelizmin midis komunizmit dhe fese ne vendin tone. Te dyja predikojne monogamine, te dyja kundershtojne seksin e lire, te dyja monitorojne jeten private dhe familjare, te dyja prezantohen si autoritete unike ne fushen morale. Dhe atehere kur u bie popullariteti thjesht ndryshojne rregullat (psh diskutojne a duhet mbajtur shamia apo jo).

Megjithate, fetareve mund tu behet qejfi, sepse komunizmi thjesht kopjoi moralin fetar per te pervetesuar autoritetin e fese. Ndryshe nuk kish si te mbijetonte ne atmosferen e prapambetur shqiptare te viteve 40. Keshtu qe partia u be rregullatore e jetes private po aq sa fete, me ide monogamiste mbizoteruese, te cilat detyronin ciftet te vinin tek shkolla prane shtepise sime qe ti fusnin nga nje tegel. Dhe ne femijet rriteshim me idene e ilegalitetit te seksit, ne te njejten menyre qe fete predikojne mbulesen tek femra per te mos ngacmuar veset e mashkullit. Cdo centimeter i trupit te femres duhet te jete i mbuluar, mundesisht deri tek themrat, sepse femra perfason pjellorine, seksin, dhe seksi nuk ka si te pranohet pa u kontrolluar nga normat moralo-fetar-politike te kohes.

Nje barcalete:
Mu kujtua nje karikature e lezetshme. Nje gazetar pyet nje prift "Pse Vatikani po blen nje skuader futbolli". Prifti pergjigjet "Sepse ndalimi i seksit (astinenza) nuk ka me popullaritet".


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 137 138 139 140 141 142 143 144 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.