Forumi Horizont Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 137 138 139 140 141 142 143 144 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga Balerina datë 20 Tetor 2007 - 19:41:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Historia e vendit tone eshte e qendisur me hapa te vogla,kemi pesuar gati gjithmone,dhe sot vuajme pasojat.Dikur mendoja qe komunizmi e ka fajin qe ndodhemi ne kete gjendje kaq te paqendrueshme si ne anen ekonomike dhe ne ate sociale.Patem "fatin" te binim ne bllokun e gabuar,ndoshta thjesht per sfavoritizem gjeografik. Nuk e di se sa ekonomi ke studiuar, por hidhi nje sy pak ekonomise, qe te te mbushet mendja perseri qe kominizmi e ka fajin qe Enver Hoxha ka qene nje nga personazhet me te medhenj te shtetit shqiptar,dhe kjo duhet pranuar,pertej faktit qe i ka dhene jete nje periudhe diktatoriale.S'do kete me njerez te tille ne krye te vendit tone,dmth karizmatike,te respektuar dhe te dashur vertet,brenda dhe jashte shtetit.Dhe e thote populli,jo se me diktaturen te impononte dashuri.
Sistemi komunist eshte autodistruktiv,dmth heret a vone bie ne gjunje,eshte i rrenjosur difekti.Te mbash ne kembe nje sistem te tere per kaq shume kohe dhe me ato vlera,eshte nje arritje e madhe.

Kurioz nje artikull i Shekullit :

GJIROKASTËR- Vera që lamë pas është cilësuar si më e suksesshmja për qytetin e gurtë, përsa i përket turizmit. Ashtu si asnjëherë më parë, Gjirokastra dhe veçanërisht pjesa muzeale, e pikat më të bukura u vizituan përditë nga qindra turistë të ardhur pothuaj nga të gjitha anët e Europës dhe të botës. Ndërkaq, gjallërim nuk njohu vetëm qyteti, por edhe bizneset që funksionojnë në Qafën e Pazarit karakteristik, e veçanërisht në dyqanet e suvenirëve, ku mbizotërojnë elementët kombëtare shqiptarë.

***

Por, ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se suveniret më të tërhequra në qytetin e gurtë prej turistëve të huaj janë gotat apo filxhanët me pamjet e Enver Hoxhës, shitje të cilat deri në këto momente qëndrojnë në vendin e parë. Tregtarët rrëfejnë se fakti që turistët e njohin historinë e vendit tonë dhe që janë në qytetin e lindjes së Hoxhës, i shtyn ata të marrin si kujtim nga qyteti i gurtë fotot e tij të stampuara në gota. Të tilla janë shitur me qindra dhe tregtarët tashmë kanë shumë pak furnizim prej mallit më të tërhequr.

***



...



Nuk e di se sa ekonomi ke studiuar, por hidhi nje sy pak ekonomise, qe te te mbushet mendja perseri qe kominizmi e ka fajin qe jemi ne kete gjendje (well, ne bashke me te). Kudo ku vriten intelektualet nuk do te kete zhvillim, sepse nuk praktikohet Darvinizmi social. Shqiperia do te rrinte ne vend numuro, sepse, kujtoni qe thelbi i komunizmit eshte mos-konkurimi. Nuk ka treg te lire, qe te konkurojne njerezit, qe te kene motivim, qe te shkonin siper. Plus, njerezit nuk eshte se ishin te kenaqur, ata mendonin qe ishin te kenaqur. Slloganet qe perdoreshin, jo me kot perdoreshin...e kishin nje efekt mbi njerezit.
Enveri nuk u respektua nga liria e zgjedhjes, por nga prania e frikes. Tani respektohet sepse jeton akoma brezi qe e mban mend ate kohe, kur cdo gje ia jepte qeveria dhe ata vetem zbatonin urdherat sipas parametrave. Akoma egziston ai mentaliteti komunist, prandaj nuk dine njerezit qe ne nje sistem demokratik, eshte detyra e cdo qytetari te lire te cilit te drejtat natyrale i jane marre, qe ta hedhe poshte sistemin.
Ashtu sic ka qene Enver Hoxha nje nga personazhet me te medhenj te shtetit (komplet koicidence) ashtu ka qene dhe Hitleri, mos harro. Ku qendron madheshtia e nje rrugaci qe nuk arriti te mbaronte nje shkolle te larte ne Paris, qe u ndihmua nga burri i motres, por pastaj e vrau ate? Ne syte e mi, nje shtet qe udhehiqet nga nje njeri pa arsimim eshte direkt nje shtet i deshtuar. Po prandaj i hoqi qafe ai intelektualet vitet e para te komunizmit; i perdori dhe si shembuj, plus dhe siguroi jetegjatesine e sistemit qesharak te tij.

Briseide, cfare do te thote qe blihen shume suvenire rreth Enverit? Asgje! E di ti qe libri numer 1 ne Turqi tani per tani ishte nje liber rreth Hitlerit? Po pse, njeri qe respektohet eshte Hitleri? Une e respektoj per oratorin qe ishte, dhe per aftesite e tij per t'ua mbushur mendjen turma njerezish, edhe pse depresioni ekonomik qe beri kerdine neper bote luajti nje rol gjigand. Mos harro, ai depresion ekonomik beri qe gati gjysma e botes te marre nje zgjedhje te deshperuar: komunizmin.


  Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 137 138 139 140 141 142 143 144 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.