Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 137 138 139 140 141 142 143 144 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
te gjitha sa thua me lart jane probleme familjare, por mua ajo qe nukme duket fare familjare eshte shpjegimi i venjes se pasurise se tij te madhe.
Gruaja e tij e pare ka qene korcarja Tili, pjaniste e degjuar dhe me figure te mire. Perse ajo nuk e ndoqi edhe pse i shoqi gezonte pasuri kolosale????????
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Per cfare figure e kishe fjalen ti Kotka, se mos te keqkuptoj dhe krijojme ndonje histori kot.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
per figuren e nje njeriu te artit dhe jo te nje njeriu te zhytur ne felliqesirat e bisnesit te madh qe te ha koken, sic ja hengri atij vete...
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Po ja qe na duhen edhe biznesmenet e medhej.
Valle te gjithe jane ne rrisk qe te humbin koken. Kush i ha keto koke xhanem.
Po ndonje te ndershem nuk paska nga keta biznesmenet?
Une mendoj qe ka te ndershem. Ku e i une pse e besoj kete? Jane te rralle e di, po ka diku.
E sa mendim pozitiv qe kam.![]()
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
edhe une e besoj si Bill Gate...lol
Ja kultura e Lezhes qe deboi familjen e Klodit.
LEZHE- Një 44 vjecar ka qëlluar për vdekje ish vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish bashkëshorten e tij pas një sherri banal në fshatin Shën Koll të Lezhës.
Policia informon se autori Ludovik Murri kishte debatuar me dy viktimat e tij pasditen e së mërkurës. Disa orë më vonë në mesnatë kishte hyrë në banesën e tyre. Fillimisht kishte qëlluar ndaj 70 vjecarit Fran Vuksani duke e lenë të vdekur në vend. Më pas ka qëllur dhe në drejtim të ish bashkëshortes, Lindita Vuksani, 44 vjece duke e lënë të plagosur.Të shtënat me armë kanë tronditur banorët e Shenkollit.
44 vjecarja Lindita Vuksani është dërguar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit 44 vjecarit Ludovik Murra i cili pas krimit është larguar në drejtim të paditur.
Sipas NEWS24 familja Vuksani kishte urdhër mbrojtje nga gjykata për shkak të kërcënimeve të herahershme që autori i kishte bërë para se të ndodhte krimi.
-----------------------
Ku jane legenat e Lezhes qe protestuan per Klodin. Pse nuk dalin ne protesta per nje vrasje qe ishte paralajmeruar me vendim gjykate. Po ku dine katunaret e Lezhes cfare jane istitucionet. I shqeteson vetem prapanica e Klodit.
Në qytetin e Nju Jorkut pritet të zhvillohet një tubim pranë ndërtesës Empire State, një ndër më të famshmet e botës, për të protestuar kundër vendimit të pronarëve për të mos i ndezur dritat bardhë e blu në përkujtim të 100-vjetorit të Nënë Terezës. Një zyrtar i lartë i qytetit i tha Zërit të Amerikës se personalisht ai ndihet i fyer me vendimin e pronarëve por shtoi se njerëzit do të gjejnë forma të tjera për të shprehur respektin ndaj Nënë Terezës.
http://www.voanews.com/albanian/new...-101561258.html
Po shihja nje emision opinion te disa koheve me pare ne tvklan. Nje emision mbi Shqiperine e madhe.
Eshte e cudicme sesi "hyrja ne Europe" ky qellim plotesisht utilitar, per shume shqiptare eshte me i rendesishem sesa bashkimi i kombit, qe tani per tani duhet te jete te pakten nje ideal shpirteror (sic e tha Zheji).
Eshte e kuptueshme qe per persona te tipit Mrapakalit Milo, ideali i internacionalizmit proletar te evoluoje drejt "idealit" te hyrjes ne Europe, apo cdo lloj konglomerati pertej-shqiptar qe rastesia ia hedh surratit, por qe nje brez i ri (prezent ne emision) te indoktrinohet me ideale te tilla te genjeshterta, kjo eshte eshte e trishtueshme.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Po shihja nje emision opinion te disa koheve me pare ne tvklan. Nje emision mbi Shqiperine e madhe.
Eshte e cudicme sesi "hyrja ne Europe" ky qellim plotesisht utilitar, per shume shqiptare eshte me i rendesishem sesa bashkimi i kombit, qe tani per tani duhet te jete te pakten nje ideal shpirteror (sic e tha Zheji).
Eshte e kuptueshme qe per persona te tipit Mrapakalit Milo, ideali i internacionalizmit proletar te evoluoje drejt "idealit" te hyrjes ne Europe, apo cdo lloj konglomerati pertej-shqiptar qe rastesia ia hedh surratit, por qe nje brez i ri (prezent ne emision) te indoktrinohet me ideale te tilla te genjeshterta, kjo eshte eshte e trishtueshme.
Zhbërja e propagandës antishqiptare, detyra kryesore.
Propaganda antishqiptare....në krye të këtyre shteteve qëndrojnë vendet ultraortodokse Serbia dhe Greqia, por mbas nuk mbetet as IRFJ e Maqedonisë, Mal i Zi dhe në mënyrë më sporadike, Rumania dhe Bullgaria, Italia e ndonjë shtet tjetër.
Propaganda antishqiptare që buron nga Beogradi, Athina dhe Roma ndjek një model të caktuar të degradimit të figurës së shqiptarit. Ky degradim bëhet me shënjestër publikun perëndimor dhe shfrytëzon konstruktet dhe veçantitë e tij kulturore. Propaganda që të jetë efikase synon në krijimin e përshtypjes, dhe nuk është e rëndësishme që të jetë gjithnjë e mbështetur në fakt, madje në pjesën më të madhe të kohës spekulon në mënyrë të pandërprerë, krijon përshtypjen e parë me spekulimet fillestare dhe ndërton spekulime të tjera mbi këto, duke hyrë në një proces të mirëfilltë spekulimi që siç e dimë në rastin e Serbisë dhe Greqisë ka arritur në nivel patologjik dhe akademik. Rëndom punohet mbi një fakt të pamjaftueshëm origjinal, ose mbi një fakt të shtrembëruar ose dhe pa kurrfarë fakti (megjithëse për të rritur besueshmërinë është e nevojshme që propaganda të përdorë pjeserisht fakte reale).
Tezat me te parapelqyera per ta jane:
1- Shqiptaret nuk jane autoktone, ata jane te ardhur(parapelqehet ardhja prej Kaukazit), ata jetojne ne hapesiren jetike dikur te serbeve dhe grekeve.
2- Shqiptarët janë nje bashkesi myslimane pa identitet racor dhe avangardi i muslymanizmit ne Europë
3- Shqiptarët janë shpirterisht te lidhur me terrorismin per arsye te pikes 2.
4- shqiptarët nuk respektojnë ligjet, nuk njohin civilizimin dhe per me teper ne kete kuader nuk respektojne të drejtat e njeriut.
5- Shqiptaret jane te sjelle me qellim prej turkut në Ballkan per te infektuar Europen me fene aziatike dhe terrorizem, ne "mbreterine e krishterimit", pra Europen.
6- Shqiptaret nuk dine te bejne shtet, nuk dine te ngrene institucione, shqiptarët nuk kanë pasë ndonjëherë shtet para 1912-s, bile kjo date shenon dhe fillimin e formimit te vertete te kombit shqiptar.
7- Shqiptarët janë popullsi joeuropiane ne fizionomi dhe ne brendine gjenetike, ata jane popullsi gjysem aziatike, pa kurfare lidhje historike me Europen.
8- Ne jeten e perditshme sociale, shqiptarët kanë prirje kriminale te lindura, që ka ardhur si pasoje e nje deformimi gjenetik, ose si rezultat i habitatit te ndryshem natyror nga ai origjinali i shqiptareve, qe eshte Azia.
Erjon. H, arberiaonline.com
______________________
Me beri pershtypje ky shkrim ... mendova ta ndaja me ju...
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 137 138 139 140 141 142 143 144 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.