Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Roi datë 04 Tetor 2009 - 20:17:

Me pak privilegje per deputetet.
U hiqen makinat shteterore,kompesohen vetem me leket e naftes !


Ligjvënësit e djathtë dhe të majtë aprovojnë vendimin e qeverisë për heqjen e automjeteve për deputetët, por paralelisht me këtë demokratët skedojnë kërkesat mbi të cilat duhet të zbatohet ky vendim, ndërsa socialistët hedhin dyshimet e para se çfarë fshihet vërtet pas këtij vendimi. Ish-ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, tashmë deputet i Qarkut të Dibrës, Jemin Gjana, mbështet vendimin për heqjen e makinave, por nga ana tjetër kërkon që të gjithë deputetët të mos trajtohen njësoj. "Çmoj se oferta e një pagese të caktuar, në rastin e deputetëve duhet të jetë e diferencuar. Një deputet i Tiranës, nuk mund të krahasohet njësoj me atë të Kukësit. Distanca dhe koha, duhet të bëjë edhe diferencën e bonusit mes deputetëve të Tiranës dhe atyre të rretheve", tha Gjana. Deputeti Gjana thekson se vendimi për heqjen e automjeteve është lançuar përpara zgjedhjeve dhe të gjitha kandidatët për deputetë në listat e PD-së kanë qenë të informuar mbi këtë nismë që do të merrte qeveria e ardhshme. "Duke iu referuar kësaj, mendoj se nga pikëpamja morale, gjithçka është OK", tha Gjana. Por, kampi i majtë, me gjithë aprovimin tregohet më skeptik. Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, pohon se megjithëse nuk e ka lexuar vendimin e qeverisë, ky propozim të çon edhe në dyshime. "Në pamje të parë, heqja e makinave për zyrtarët është diçka e mirë nëse shtrihet vertikalisht nga zyrtari më i parë tek ai më i fundit. Ajo që më bën të dyshoj është se kjo mund të jetë një tentativë për të penguar deputetët socialistë për të takuar elektoratin", shprehet Tahiri. Deputeti socialist propozon gjithashtu se do të ishte më mirë që paratë e buxhetit të Kuvendit të përdoreshin më mirë për ekspertizë apo për studime shkencore të ligjvënësve, sesa të shpenzohen para për lukse deputetësh. "Mendoj se më mirë, duhet që buxheti i Kuvendit të shtohej për ekspertizë, apo për studime shkencore sesa për naftë dhe shoferë", tha Tahiri. Projektligji i Ministrisë së Financave prek jo vetëm deputetët, por edhe zv/ministrat e kabinetit "Berisha". Ish-zëvendësministri i Brendshëm, aktualisht deputet i Tiranës nën siglën e PD-së, Gent Strazimiri, thotë se "makina nuk është e vetmja mënyrë për t‘u siguruar deputetëve dhe zv/ministrave transportin. Ka edhe mënyra të tjera si kjo që është përcaktuar nga qeveria". Deputeti Strazimiri e cilëson të drejtë vendimin për heqjen e makinave dhe qëndrimit të tij i bashkëngjitet edhe një tjetër demokrat dhe ish-ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Viktor Gumi. Sipas Gumit, ky është një vendim i drejtë dhe nuk prek aspak statusin e deputetit. Në relacionin e përgatitur nga Ministria e Financave sqarohet se do të jenë të pajisur me automjete vetëm, Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat, kryetari i opozitës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i Policisë së shtetit, drejtori i Shërbimit Informativ dhe krerët e institucioneve kushtetuese. Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë nismë të re të qeverisë, vlerësoi se projektligji vendos standarde të reja në shërbimin e transportit të zyrtarëve dhe funksionarëve të shtetit. Premtimit të fushatës, se do të zhvishte zyrtarët nga privilegjet e transportit, Kryeministri Berisha i ka dhënë formë të prerë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Deputetët, zv/ministrat, dhe të gjithë drejtuesit e lartë të administratës shtetërore nuk do të lëvizin më me automjete të paguara nga shteti, por do të marrin para në dorë për të paguar naftën.

Gazeta Shqip


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.