Forumi Horizont | Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit » Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Kjo politikane e pavlere (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16985)
Kuvendi: Pasi Gjiknuri i kërkoi tre herë falje Topallit, iu ul dënimi nga dy javë në një
27 Shtator, 2012
Shkruar nga: TemA
Në një njoftim të shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë, thuhet se deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i ka kërkuar tre herë falje Jozefina Topallit për të mos e përjashtuar dy javë nga punimet e Kuvendit. Pasi i është lutur tre herë Topallit, ajo mesa duket është treguar zemërgjerë dhe e ka dënuar me vetëm një javë.
“Byroja e Kuvendit shqyrtoi propozimin e një grupi deputetësh të Komisionit për Çështje Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Damian Gjiknuri për përjashtimin nga punimet e Kuvendit për shkak të prishjes se mbledhjes se Komisionit te Ligjeve, te sjelljes se tij te padenje.
Deputeti Damian Gjiknuri kërkoi tre herë falje përpara Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve te tjerë të Byrosë.
Pas kërkesës së faljes nga Deputeti Gjiknuri, megjithëse grupi i deputetëve të Komisionit të Ligjeve kishte kërkuar që deputeti Gjiknuri të përjashtohej 2 javë nga punimet e Komisioneve parlamentare, Kryetarja e Kuvendit dhe Byroja vendosën zbutjen e masës disiplinore të propozuar, duke përjashtuar deputetin Damian Gjiknuri për një javë nga punimet e komisioneve parlamentare,” thuhet në njoftim.
Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit » Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.