Forumi Horizont Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga IQVLORA datë 20 Tetor 2007 - 20:37:

Vend komunist nuk ishim vetem ne por edhe te tjere,por ne ishim unik ne komunizmin tone.

A mund te me thote dikush nje vend te botes sado diktatorial qofte ai qe te vrasi gjithe opoziten parlamentare.E pra kete e beri diktatura e udhehqur nga komunisti i pashpirt e i bukur fizikisht,e hoxha.Brisi pyet mamin dhe babin te cilet kane ndenjur ne radhe per 1 kg mish kau ose dhije  per nja 2-3 ore qe jepej nje here ne muaj,per 1/2kg sallam.per 5 l vajguri,per 100gr kafe,1l vaj te parafinuar,1kg sheqer,1kg oriz,5 kokra veze,1kg makarona qe kur i zieje beheshin si balte etj.(Keto vetem per 25% te popullsise qe jetonte ne qytete,pa perfshatin vetem buke misri si zhavorri qe ndodhet ne Radhime).Fruta dhe patate dilnin me  racion vetem per vitin e ri.Duke i treguar popullit pushken dhe burgun,duke e izoluar nga bota qe e rrethonte dhe duke bere propagande e  duke i shpelare trurin shqiptareve ,duke e bere si perendi vetem nje njeri populli ish i detyruar qe gjoja ta donte.Kokat e njerezve ishin mbushur me dogma komuniste mbi kapacitetin e tyre normal.Diktatura na kishte kthyer ne robote moj vajze.Ne nuk mendonim do  me koken tone,as njeri i thjesht e as nje shkencetar apo akademik.Studentet apo pedagoget kur mbronin nje studim a disertacion te tyre po mos ta fillonin me shprehjen:nen udheheqjen e partise dhe shokut enver ishin te skualifikuar edhe nqse mbrojtja nga ana shkencore ishte perfekte.Nqse do te jetoje ne ato vite dhe te kaloje me ate miniskirt-in tend ( tek Sheshi i Flamurit ose ne Skele) qe t'i vesh sot e te tregon shume trendi do te ta grisnin ne mes te rruges disa  fashist te frontit demokratik ose ndonje polic.Njerzit ishin pa dinjitet e te zhveshur nga prona,te zhveshur nga e drejta e besimit fetar,te zhveshur nga e drejta e fjales etj.Pra njerzit ishin te privuar nga ajo liri per te cilen shume vende te botes i gezonin 300 vjet para nesh.Populli nuk kish ato te drejta e liri qe kish para 1939-s.Cdo gje ishte e imponuar Brisi.Babai i nje mikut i cili ishte shites ne nje fshat u ndodh ne nje dasem.Ne fund ishte bere zakon qe pihej nje dolli per E Hoxhen dhe mjere ai qe nuk ngrihej ne kembe ta pinte.Plaku i varfer ishte i semure nga nervi shiatik shume keq dhe keshtu e kish te pamundur te cohej.Ju tha dy djemve qe e ngriten dhe e mbajten ne kembe gjer sa u pi dollija,ndryshe rrezikonte te hante burgun.Kur eshte martuar im ate nje kusheriri i gjyshit piu dhe u deh i varferi.Rastesisht ne dasem u ndodh i paftuar nje oficer civil i sigurimit  famekeq( i pa ftuar por per gjueti te deklasuarish) i cili ndodhej afer plakut Neim.Xha Neimi i ardhur ne qef i tha ''mikut'' perbri:''Mua te me rrosh ti se une ja kam bere temen E Hoxhes''.Ai buzeqeshi dhe te nesermen erdhen dhe e morren dy police ku u denua me 12 vjet burg,te cilat i beri kokerr me kokerr.Ah moj Brisi dhe ju Puntori jemi me fat qe nuk i keni perjetuar ato kohe si ne,megjithese keni qene te lindur por femije dhe nuk kuptonit sa sot.

Mos ju pafte syri kurre monstruozitete te tilla.Enver Hoxha nuk ka per te qene kurre nje figure e shquar e kombit tone.


  Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.