Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga tolstoy86 datë 12 Janar 2007 - 19:40:

Citim:
Po citoj ato që tha SEND_ME_AN_ANGEL
1) nuk jam protestant dhe nuk aprovoj propaganden amerikane apo angleze per Jezu Krishtin

2) mbulimi i fytyres per mua i kercenuar apo i detyruar eshte shkelje e te dejtave te njeriut

3) pse nuk ka per cdo femer ne parajse 72 Hyjrinj meshkuj?

4) Shkolla ka nje kod veshjeje dhe nuk duhet thyer qofte per arsye fetare apo jofetare

5) Bibla eshte nje bashkim librash dhe jo nje i vetem i shkruar nga nje njeri por i shkruar nga nje larmi profetesh

6) Pasuria e Vatikanit ka ardhur per arsye politike, ashtu sic ka ardhur dhe perhapja e Islamit mos harro, qe ne fillimet e tij u hap me forcen e shpates. Mos harro qe cdo fe ka qene dhe eshte e lidhur me politiken

7) Jemi shqiptare dhe femrat tona nuk e kane per turp te dalin kokezbuluar pavaresisht se cfare thone ne lindjen e mesme.

8) RROFTE SHQIPERIA



Cdo gje e detyruar apo e kercenuar eshte shkelje e te drejtave te njeriut, perfshi detyrimi per ti u pershtatur 'normave' qe do ti, e qe u ve emrin kod veshjeje. Na trego pak per kete kod te veshjes dhe zbatimin e tij ne Shqiperi..
Pse nuk ka ne parajse 72 hyrinj meshkuj per femrat??? I nderuar, per femrat beqare nje gje e tille ekziston, ka hyrinj meshkuj. Pastaj hyrite femra jane te krijuara si dhurata per meshkujt, nuk eshte se jane gra qe do u merren burrave te tyre, per te plotesuar '72-shen' e femrave te dikujt tjeter, pra ti na e thua si akuze. Por Femrat kane dhurata e shperblime te tjera, Nuk ka si te jete shperblimi i njejte si per femrat si per meshkujt kur ato kane deshira e nevoja te ndryshme ne kete bote. Sqaroje icik se ne cterma e leshove kete 'akuze ' tenden. A ne qoftese thua qe pyeta se koti, e kemi te veshtire ti pergjigjemi pyetjeve me te arsyeshme, me dijet tona te pakta, e jo me ketyre pyetjeve fare pa kuptim..

Librat e shenjte dergohen nga Zoti, nuk 'shkruhen nga nje apo disa profeter', por u zbriten atyre.

Pasuria e Vatikanit ka ardhur nga kryqezatat, masakrimet e popujve te amerikes se jugut, nga 'besimtaret e medhenj' spanjolle, portugeze etj, sponsore te rendesishem te Vatikanit.. Keto fakte i pranon e gjithe bota, e gjithe bota e di se sistemi papnor i vatikanit ishte dicka me i degjeneruar se sistemet e mafieve, por me ngjashmeri te medha. Ne mendje me vjen Baltazar Kosa, perdhunues, vrases, hajdut dhe fatkeqesisht, edhe pape.. Keto nuk i harron kush, jane fakte, por ama mos krahaso faktet me shpifjet, keto qe thashe me siper i pranon e gjithe bota, por perhapjen e islamit me shpate, nuk e ka pranuar kush qe na e hedh ne fytyre sikur te kemi thene qe kjo eshte e vertete. Lufterat e bera ne kohen e profetit, kane qene luftra ndaj njerezve qe i perzune nga vendlindja e tyre, qe i vrane, qe u moren pasurite. Shteti i pare islam nuk ka ndaluar asnje besimtar te nje feje tjeter te shpjegoje besimin e tij, si shtet i fuqishem ka ruajtur te drejten e shtetasve te tij, qe shkonin ne vende te ndryshme per te shpjeguar islamin, e qe vriteshin e keqtrajtoheshin. Kete vecori, ti si patriot i madh qe je duhet ta admirosh, aq me teper qe shteti yne i mjere, nuk eshte i pergjegjshem per shtetasit e tij, qe u shkelen te drejtat cdo dite ne greqi, itali etj etj. Pra mos na thuaj 'mos harro' per gjera qe as i kemi pranuar ndonjehere (qe nuk i ka pranuar arsyeja dhe historianet e vertete)

Jemi shqipetare, po edhe po te ishim kineze, kiliane, marsiane.. femrat tona qe mbulohen e kane per nder qe respektojne besimin e tyre te mire, nuk kane turp nga njerez llafazane qe zdine asgje se cjane te drejtat e njeriut.

Rrofte shqiperia, e qe te rroje, rrofshin shqiptaret pa paragjykime.


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.