Forumi Horizont Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14185)


Postuar nga sarandaebukur datë 02 Nëntor 2007 - 19:36:

Kercenimi

Nga Neshat Tozaj
Ne e dëgjuam kërcënimin haptazi dhe përpara gjithë popullit shqiptar që Presidenti Bamir Topi bëri ndaj Ben Blushit. Dhe ky ndoshta është mesazhi i parë publik, i sinqertë, i ambalazhuar politikisht, i Presidentit për një figurë përfaqësuese të opozitës. Në kërcënimin e Presidentit Topi se do ta paditë penalisht për shpifje, (kërcënim i Komandantit të Forcave të Armatosura dhe i Kryetarit të KLD), u vu re më tepër (dhe kjo duhet marrë në konsideratë) se Presidenti i Republikës nuk është larguar ende nga shfaqjet e hapura të mburrjeve të adoleshencës. Kështu, ai e shpjegoi konstatimin e Blushit për të si një inat të Blushit, si inatin e një njeriu që dikur të barabartë me Topin (Të dy ishin kryetarë të grupeve parlamentare respektive dhe ndërsa Topi u ngrit e u bë president, Blushi e humbi dhe këtë detyrë). Ndërsa kërcënimin e tij e mbështeti mbi psikologjinë e adoleshencës: "...po erdhe nga lagjia ime... dhe unë jam bërë i madh tani dhe do të të bëj atë që s'mund ta mendosh..."Me që jemi në fazën kur po "rishkruhet historia" bëjmë mirë të shpjegojmë, për zotin President se Ben Blushi është një nga studentët e spikatur të Dhjetorit 1990. (Greva e tij e urisë, edhe pse ka kaluar në anën e socialistëve është e barazvlefshme me grevën e urisë të atyre që kanë mbetur me PD.Ben Blushi është një nga gazetarët e parë me shumë autoritet dhe emër i RD. Autoritetin i tij e krijoi me punën e tij, me diapazonin e kulturës së tij demokratike, të individualitetit të tij dhe të personalitetit të tij. Ben Blushi, që Presidenti po e kërcënon sot haptazi, nuk vjen nga anonimati. Ai ka një të kaluar që e bëjnë figurën e tij të besueshme për të gjithë. Nëse Presidenti i Republikës, ishnënkryetar i Partisë Demokratike nuk e di apo nuk do ta dijë këtë fakt, kjo nuk përbën as lajm dhe as lajm të rëndësishëm.Ka një moment në zhvillimet e Gazetës RD kur Ben Blushi, së bashku me gjashtë gazetarë të tjerë, dhanë dorëheqjen nga kjo gazetë për shkak të luftës pa moral dhe rolit të turpshëm që u kërkonte të luanin lidershipi i PD. Ky moment, nga pikëpamja e historisë apo e "rishkrimit të historisë", duhet vlerësuar. Ky akt duhet çmuar si qëndresa intelektuale e gazetarëve që sakrifikuan për indipedencën e pikëpamjeve të tyre dhe që të mos bëheshin vegël e "Zyrës së shtypit" apo e "shtypësit të Zyrave dhe të mendimit të lirë". Në biografinë politike dhe morale të Ben Blushit kjo është një pikë e rëndësishme dhe do të bënte ziliqar jo vetëm Presidentin e sotëm, që nuk dihet ç'ka bërë në atë periudhë të krijimit dhe rritjes së opozitës antikomuniste, por që dihet sa i paaftë dhe servil është treguar kur ishte Kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Për shtatë shkelje kushtetuese, të konstatuara nga një shumicë mediash, të kritikuara një për një nga deputeti S. Ngjela dhe të konsideruara antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Republikës, Presidenti i sotëm as që e ngriti ndonjëherë zërin. Ai ecte përpara drejt "misionit" të tij për postin e Presidentit që do të "prishte balancën" me Ben Blushin.Pa dashur të marr anën e Blushit në këtë "konflikt të të mëdhenjve" do të nënvizoja që zgjedhja e Presidentit në Shqipëri nuk është konsensuale. Ishte dashur që ta propozonte opozita (nga radhët e saj apo nga inteligjenca e pavarur apo shoqëria civile) dhe ta jepte konsensusin mazhoranca. Zgjedhja e presidentit me gjashtë vota mercenarësh e ka nxjerrë korrupsionin në ballë të vendit. Pra me korrupsion jo vetëm mund të bëhesh i pasur, por dhe mund të marrësh çdo post. Dhe nëse "balancimet" e konkurencës së ndershme prishen në këtë mënyrë, në këtë vend mungon konkurenca e ndershme dhe ajo është zëvendësuar nga prostitucioni politik. Mua nuk më duket aspak e çuditshme që, në Tiranë, Presidenti i Republikës kërcënon një deputet, personalitet, për mendimin e lirë dhe në Bruksel, Kryeministri deklaron se, për të respektuar fjalën e lirë të mediave do të rishikojë Kodin Penal me qëllim që të hiqen dënimet për gazetarët. Mosrespektimi i principeve bazë është tipik për ata që nuk ndjehen demokratë në mendime dhe në veprime, por ndjehen bajraktarë apo bajraktarucë.Në Kuvend, një tjetër figurë, Kryetarja, zhvillon një luftë "me mullinjtë e erës". Ajo afishon fotografi arkivore me gjyqet e një shekulli më parë duke mburrur parlamentarët e mbretërisë shqiptare dhe duke stigmatizuar gjyqet politike të komunistëve sapo morën pushtetin. Ajo flet si Avdi Mamani që delte çdo ditë në pazar me një shkop në të cilin kishte skalitur një figurë kundër pushtuesit. Kryetarja e Parlamentit do të tregojë me "gjuhën e urrejtjes" se derivati i Zogut sot janë demokratët ndërsa derivati i komunistëve janë të majtët. Ajo vazhdon, nëpërmjet naivitetit, t'i hedhë "dru zjarrit të urrejtjes" dhe këtë e bën në institucionin ku e ka zyrën. Idetë e saj shkojnë edhe më thellë: të parët janë jaratisur nga zoti për të qeverisur dhe të dytët, pasaardhësit e kriminelëve të kuq, duhet të qeverisen me dorë të hekurt, të mbahen nën kontroll. Më tej kjo do të thotë se, për të realizuar këtë strategji, pushteti duhet përjetësuar në "mënyrë demokratike". Me një fjalë strategjia nuk ka ndryshuar: Të zgjedhurit e zotit do të donin të qëndronin pa fund në pushtet. E gjithë historia, por edhe ajo që do të rishkruhet "objektivisht" ka dëshmuar (edhe tek muret e zyrave të Kuvendit, përbri Bulevardit të Madh) se "të zgjedhurit", i kanë dhënë vlera Shqipërisë, (Ti Atdhe më jep nder apo e kundërta?!!). Nëse strategjia nuk ka ndryshuar, Taktika disi ka ndryshuar. Privatizimi i pushtetit është bërë në mënyrë "të butë" e "të ëmbël", (një "grusht shteti i ëmbël" e jo si deri në 1997), institucionet e pavarura kanë rënë një nga një. Tani kemi mbetur tek Prokurori i Përgjithshëm dhe pastaj (megjithëse ka "shfryrë" edhe tani, po i vjen radha SHIK-ut). Mirëpo sado "ta fshehin kokën në rërë" autorët e mentaliteteve të tilla, jehona e veprimeve po e ndot shumë ajrin.Vet nënçmimi i të tjerëve, si në rastin e Ben Blushit, për të treguar sa lart ke hipur, të kujton "arien e krimbit""Më thuaj vëlla atje lart, si je ngjitur?Duke u zvarritur vëlla, duke u zvarritur".

Zeri i Popullit
----------------------------------
Kush eshte Neshat Tozaj...Ai qe ka punuar ne Sgurim...U ftyra me dy faqe..


  Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.