Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Enri datë 31 Korrik 2003 - 16:36:

SHBA, 230 milionë $ për paqeruajtësit në Irak

Departamenti Amerikan i shtetit publikon listën e 30 shteteve që do të kontribuojnë me ushtarë në Irak


Sipas një marrëveshjeje, shuma do t’i jepet forcës shumëkombëshe që do të drejtohet nga Polonia

UASHINGTON – SHBA firmosën një marrëveshje me Poloninë për të paguar të paktën 230 milionë dollarë për transportin dhe shpenzimet e tjera të forcës shumëkombëshe që do të drejtohet nga Polonia në Irak. Sipas Pentagonit, cituar nga “Rojteri”, marrëveshja i bën thirrje Departamentit të Shtetit të paguajë rreth 200 milionë dollarë për të mbuluar shpenzimet mbështetëse për trupat, përfshi ushqimet dhe shpenzimet mjekësore. Sipas një marrëveshjeje, departamenti do të paguajë një shifër tjetër prej 30 milionë $ dhe 40 milionë dollarësh në koston e transportimit të divizionit prej 9200 trupash në Irak. Marrëveshja është firmosur javën e kaluar sipas burimeve të cituara nga “Rojteri”. Polonia vetë do të dërgojë 2300 trupa në Irak për të punuar së bashku me rreth 1300 trupa spanjolle dhe ushtarë nga Ukraina dhe vende të tjera. Kjo forcë e re do të përbëjë trupën e stabilizimit të pasluftës, dhe do të jenë polakët që do të komandojnë në qendër dhe jug të Irakut. Pentagoni nuk do të paguajë pagat e trupave që shërbejnë në divizion. Polonia ka rënë dakord të paguajë rreth 30 milionë dollarë për shpenzimet e transportit të trupave. Ndërkohë Spanja apo Britania do të paguajnë kostot e tyre. Ushtria polake është modernizuar shumë që nga rënia e komunizmit më 1989 dhe ky është një nga testet më të vështira të ushtrisë polake që nga ajo periudhë.
Ndërkohë SHBA-të kanë paraqitur një listë me 30 shtete, të cilat duan të marrin pjesë në misionet ushtarake ose policore në Irak. Kundërshtuesit e Luftës së Irakut Franca, Gjermania dhe Rusia nuk janë në listë, sepse e kushtëzojnë një mision të mundshëm me një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara. Numri i ushtarëve amerikanë të vrarë që prej përfundimit zyrtarisht të luftës u rrit dje në 50. Kjo ka bërë që SHBA të kërkojë ndihmën e shteteve të tjera për të zëvendësuar trupat amerikane të cilat bënë luftën. Ditët e fundit trupat amerikane dhe ato britanike që ndodhen në terrenin irakian, kanë nisur operacione për të kapur ose vrarë aleatët e ngushtë të Sadamit dhe ndoshta vetë Sadamin, i cili mendohet se është gjallë. Dje ushtria amerikane arriti të kapë një nga rojet e Sadam Husseinit gjatë një sulmi në prag të agimit në Tikrit. Ndërkohë, shefi i Shtabit të Bashkuar amerikan, i cili po viziton Indinë, tha se një pjesë e Irakut qendror vazhdon të jetë, sipas fjalëve të tij, “zonë lufte”. Duke folur në një konferencë shtypi në New Delhi, gjenerali Richard Meyers tha se 80 për qind e sulmeve kundër forcave të koalicionit po kryhen në një rajon midis Bagdadit dhe Tikritit, në pjesën veriore të vendit. Ai fajësoi për sulmet, elemente besnikë të regjimit të përmbysur, por shtoi se në këto sulme mund të jenë përfshirë gjithashtu banda kriminelësh dhe disa luftëtarë të huaj. Zyrtarët amerikanë thonë se shpresojnë që sulmet ndaj trupave amerikane, mund të marrin fund me kapjen, ose vrasjen e Sadam Huseinit. Autoritetet janë të mendimit se irakianët do të jenë më të gatshëm të bashkëpunojnë me zyrtarët amerikanë që administrojnë Irakun e pasluftës, me t’u siguruar që diktatori i përmbysur nuk do të kthehet më në pushtet.
Al Arabiya
Audiokaseta: Djemtë e Sadamit, martirë për Irakun
Sipas një videokasete të transmetuar dje nga televizioni “Al Arabiya” deklarohet se dy djemtë e Sadamit, Uday dhe Qusay ranë si martirë për Irakun. “Ndiejmë keqardhje për vdekjet e Uday dhe Qusay dhe të atyre që luftuan me ta. Ju jeni nderi i këtij kombi”, thuhej në incizimin e transmetuar nga televizioni me seli në Dubai. “Amerika do të mposhtet”, thuhej më tej. “Ata të gjithë vdiqën si martirë në emër të Xhihadit”, -tha zëri në audiokasetë, duke shtuar që çdo luftëtar i Xhihadit (lufta e shenjtë), do të donte të vdiste në të njëjtën mënyrë si djemtë e tij. Me këtë incizim, edhe militantët ekstremistë pranojnë vdekjen e dy djemve të Sadamit, për vdekjen e të cilëve kishte dyshime.


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.