Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga BIONDIA datë 20 Korrik 2009 - 22:40:

VETEM KY NUK MUDN TE QUHET BABA!!!


Policia e Lezhës prangosi dje 64-vjeçarin Prek D.,banor i fshatit Zejmen, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieveseksuale me dhunë, brenda gjinisë. Ai
nuk e ka pranuar akuzën pas arrestimit dhe izolimitnë komisariatin e policisë.Por, dëshmia e bërë ngamotra e vogël e të përdhunuarës,
ka hedhur poshtë tëgjithë alibinë e tij. E më pas,vetë e dëmtuara ka guxuar
të flasë, duke treguar atë që kishte kaluar. Sipas saj,rreth 1 vit më parë i ati ka nisur ta ngacmojë seksualisht,duke arritur deri në përdhunim. Ai shfrytëzonte momentin kur e ëma ose asnjë nga 2 motrat e tjera nuk ndodheshin në shtëpi, duke abuzuar me vajzën e mesme, atëherë 20 vjeçe.Dyshohet se dhe nëna e E.Dsë të kishte kuptuar veprimet e rënda të kryera nga ishoqi. Rreth 4 muaj më parë,ajo kishte gëlltitur një sasi
helmi, duke i dhënë fund jetës. Ndonëse në atë kohëu fol si vetëvrasje në kushtet e depresionit, arsyeja pritet të zbardhet vetëm tani, pas nxjerrjes në dritë të fakteve të incestit. Pasditen e së shtunës, gjithçka është zbuluar. Babai maniak ka tërhequr vajzën 21-vjeçare drejt tokave që kishin
pranë shtëpisë, me thikë në dorë, duke e detyruar që për të disatën herë të kryenin marrëdhënie seksuale.Kjo skenë është parë nga vajza e vogël e familjes, 19vjeçe. Megjithëse e tronditur,ajo ka pritur derisa i ati është
larguar. Më pas ka marrë motrën me forcë, duke e dërguar deri në komisariatin e policisë së Lezhës. Fillimisht, e lënduara nuk ka pranuar të rrëfehet, por përballë fakteve që e motra ka bërë të ditur, ka pohuar dhe
ajo historinë. Menjëherë nga policia e Lezhës janë nisurforca të saj, të cilat shoqëruannë komisariat 64-vjeçarin. Gjatë kësaj kohe,vajza i është nënshtruar ekzaminimeve, prej të cilave është konfirmuar përdhunimi.
Sipas saj, çdo herë i ati e kërcënonte me jetë, nëse nuk do të pranonte ose tëtregonte për atë që po ndodhte. Tashmë, veç hetimit për rastin e incestit është rihapur dhe çështja e vdekjes së gruas së Prek D., në lidhje me shkaqet që e shtynë atë drejt vetëflijimit. Materialet i kanë kaluar
Prokurorisë së rrethit të Lezhës për hetime të mëtejshme.Dy vjet më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në një fshat të Gramshit, kur babai përdhunoi dhe la shtatzënë të bijën e mitur, duke e detyruar më vonë të braktiste
foshnjën.1 VIT më parë kishte nisur historia e ncestit në familjen banore të
fshatit Zejmen të Lezhës, kur babai ngacmoi e më pas përdhunoi vajzën 21-vjeçare të tij 4 MUAJ më parë u vetëhelmua për vdekje nëna e 3 vajzave.ìDyshohet se ajo e kreu këtë veprim ekstrem, në pamundësi për të ndaluar dhunën seksuale ndaj së bijës.


  Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.