Forumi Horizont | Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)
Nje shkak.
Nuk e di perse ndryshove!
Nuk e di c’qe ky mallkim!
Kush te tha te me mundoje?
Te me zhytesh ne mjerim?
Cudi, si ma theve zemren
E degdise shpirtin tim!
Si te humba kaq papritur
Ne mes rrezesh plot shkelqim?
Gjej nje shkak edhe me thuaj:
“Ik larg meje,s’je per mua”
Gjej nje shkak qe te me thuash:
“Nuk te dua, nuk te dua”
K’te me thuaj,s’kerkoj tjeter
Mos me ler ende te vuaj
Mos me ler me plage ne zemer
Tek dergjem i pergjeruar.
Gjej nje shkak qofte dhe genjeshter
Dhe degdisme nga vetja larg
Shpif dicka, s’te kerkoj tjeter
Shpif dicka qe nuk e kam.
Gjej nje shkak, nje shkak te rreme
Dhe tregoja botes mbare
Gjej nje shkak dhe me pas shkelme
Si te jem gjethe e thare.
Gjej nje shkak e flakme tutje
Si dicka pavlere me flak
Keshtu do me besh fajtor
Dhe une do vuaj me pak.
Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.