Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga kurt datë 28 Gusht 2010 - 08:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Boh, kete se kuptoj. Dhe besoj se keto gjera i takojne ti vendosin ata qe luajne me jeten ne veten e pare. Jo ne qe flasim ne veten e trete nga ngrohtesia e emigracionit.

E kam thene dhe e them. Emigrantet jane forca me e rrezikshme per zhvillimin e Shqiperise. Jane krejt te perjashtuar nga zgjedhjet e atij vendi dhe sillen te papergjegjshem. Shiko muajin Gusht qe kthehen. Ka vetem aksidente dhe vrasje cdo dite. Deshmi e faktit qe sado Shqiperia te beje ndryshim, emigrantet e rikthejne mbrapsh sepse nuk arrijne ta kuptojne ndryshimin. Ne menyre analoge ajo qetesia e gjykimit nga larg eshte e rrezikshme. Mund te duket film jeta e atjeshme por eshte jete reale. Me mire sesa e vlereson ai qe ka hallet e perditshme ne Shqiperi nuk e vlereson dot askush prej se largu. Ai e di cfare vizash i duhen dhe sa buke i jep bashkimi me Kosoven. E ndoshta nuk e vret mendjen fare per antitezen Kosove-Evrope se gjerat do behen kur ti vije vakti.

yep, nothing substitutes the experience


Postuar nga AngelDevil datë 04 Shtator 2010 - 01:37:

Shqipëria në prag të heqjes së vizave

Deputetë të Parlamentit Europian mendojnë se Shqipëria dhe Bosnja i kanë plotësuar kushtet teknike për heqjen e vizave të udhëtimit për në hapësirën Shengen.

Sipas tyre ka ardhur koha që edhe Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.

Shqipëria dhe Bosnja duket se i kanë plotësuar mirë dhe shpejt edhe detyrat e fundit që ekspertët e Komsionit Europian kishin identifikuar 3 muaj më parë si pengesa të fundit për t’i hapur rrugën vendimit politik të Bashkimit Europian për heqjen e vizave.

Eurodeputetja sllovene, Tania Fajon është shprehur të enjten se Shqipëria ka shënuar hapa të mira për sa i përket masave të riintegrimit.

Fjala është për regjistrimin, sistemimin e banimit, punësimin e atyre që kapen si të parregullt në hapësirën e BE dhe kthehen në Shqipëri në bazë të marrëveshjes së ripranimit.

Edhe për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, autoritetet shqiptare kan bërë progres të mirë—është shprehur Fajon.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit, e konsideruar si thembra e Akilit për integrimin e Shqipërisë, eurodeputetët mendojnë se përpjekjet janë intensifikuar.Si një hap pozitiv në këtë drejtim shihet fillimi i zbatimit të ligjit antimafia me sekuestrimin e disa pasurive gjatë muajve të fundit.Autoritetet shqiptare i kanë mirëpritur opinionet e shprehura në komisionin për punët e brendshme të Parlamentit Europian ditën e enjte, njofton korrespondenti i BBC-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ralf Gjoni u shpreh se liberalizimi i vizave është tashmë një realitet, por autoritetet në Tiranë janë të vetëdijshëm që hapi tjetër mbetet ai i hapjes së negociatave për statusin e vendit kandidat për në BE.Raporti përfundimtar i ekspertëve të Komisionit Europian është parashikuar të paraqitet brenda muajit shtator dhe pritet që të jetë pozitiv si për Shqipërinë ashtu edhe për Bosnjën.Gjasat janë që, ashtu si një vit më parë për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, heqja e vizave të zbatohet nga fundi i muajit dhjetor.

(BBC)


Postuar nga lost_soul datë 04 Shtator 2010 - 19:59:

Nje medrese ne Prishtine qenka kthyer ne harem.
Kam degjuar boll per hoxhallare dhe te tjere drejtues islamike qe abuzojne ne gjithfar lloj menyrash, por qe edhe vajzat myslimane i pergjigjen thirrjes se natyres, kete akoma nuk e dija.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=191457


Postuar nga shelgu datë 04 Shtator 2010 - 21:16:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Nje medrese ne Prishtine qenka kthyer ne harem.
Kam degjuar boll per hoxhallare dhe te tjere drejtues islamike qe abuzojne ne gjithfar lloj menyrash, por qe edhe vajzat myslimane i pergjigjen thirrjes se natyres, kete akoma nuk e dija.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=191457



Nuk eshte e besueshme. Ja futen atij te shkretit mesues


Postuar nga Vizioner datë 07 Shtator 2010 - 13:35:

Liberalizimi i vizave, KE-ja miraton opinion për Shqipërinë e Bosnjen

Komisioni i Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian ka miratuar me 43 vota pro, 3 abstenime, dhe 2 kundër, opinionin e Këshillit të Evropës për heqjen e vizave për Shqipërinë. Ky projekt raport pritet të votohet më 15 shtator në Parlamentin Europian.



Gjatë seancës ky kaloi edhe provimi i pare per vizat, nuk pati diskutime.

Vendimi erdhi pas mendimit qe i kerkohej Komitetit të Jashtëm lidhur me propozimin legjislativ të Komisionit Europian për kalimin e dy vendeve të rajonit në të ashtuquajturën listë e bardhë Shengen.

Prova e radhes do te jete ne komitetin pergjegjes, për Çështjet e Brendshme, Lirisë dhe Drejtësisë, e më pas miratimi i draftit në seancë plenare të fund shtatorit ose tetorit.


Postuar nga NS-6 datë 10 Shtator 2010 - 20:19:

Mora vesh qe Star Airways nuk kryen me fluturime dhe se eshte duke anulluar fluturimet njeri pas tjetrit (deri tani jane anulluar fluturimet deri me date 12 shtator)! Nuk e kuptova mire arsyen cila ishte, aq me teper nese situata do marre nje zgjidhje apo do te anullohen te gjitha fluturimet qe duhet te kryente ne te ardhmen (duhet me e mor vesh se kam pre bileten me date 24 shtator per Shqipni )


Postuar nga AndreaPirelli datë 10 Shtator 2010 - 20:32:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Mora vesh qe Star Airways nuk kryen me fluturime dhe se eshte duke anulluar fluturimet njeri pas tjetrit (deri tani jane anulluar fluturimet deri me date 12 shtator)! Nuk e kuptova mire arsyen cila ishte, aq me teper nese situata do marre nje zgjidhje apo do te anullohen te gjitha fluturimet qe duhet te kryente ne te ardhmen (duhet me e mor vesh se kam pre bileten me date 24 shtator per Shqipni )


I ka hy ne pjese Belairit ..................... .


Postuar nga NS-6 datë 10 Shtator 2010 - 20:49:

Ne fakt eshte hipoteza me e mundshme...Cmimet ishin teper konkuruese dhe Star Airways po fitonte goxha pike me sherbimin e vet. Si pergjigje per situaten, sic mund te pritej, Belleair rriti cmimet menjehere per tu ardhur ne ndihme shqiptareve qe kane ngelur keq...


Postuar nga Eria datë 10 Shtator 2010 - 22:33:

Dhe nuk besoj do fluturoje NS,sepse e kane bllokuar komplet..vdesin shqiptaret per monopole....dhe nuk japin arsye...deri pardje i nxorren ne TV,ata te shkretet qe kishin nja 4 dite qe prisnin ne Rinas,dhe askush su jepte pergjigje....


Postuar nga NS-6 datë 10 Shtator 2010 - 23:35:

u pa puna...do pres nese do kete ndonje ndryshim deri nga e marta, perndryshe duhet me ble bilete tjeter...vaj halli per kto pune!


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.