Forumi Horizont Gjithsej 2037 faqe: « E parë ... « 1367 1368 1369 1370 1371 1372 1373 1374 1375 [1376] 1377 1378 1379 1380 1381 1382 1383 1384 1385 » ... E fundit »
Trego 2037 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- " Dita ime e sotme...Forumiste rrefehuni me kenge " (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13850)


Postuar nga Roi datë 22 Dhjetor 2009 - 04:31:

Me ndodh te shikoj ndonje imazh,pamje ku flitet per nje periudhe te caktuar dhe qe njekohesisht te me vije nepermend ndonje kenge qe e kam degjuar ate periudhe !

Duhet te kete qene fund 91 fillim92, kur kengen Tarzan Boy e degjoja perdite tek RadioTirana ! Para se te ikja ne shkolle,mamaja ndizte radion qe te na bente cik shoqeri (meqe Tvsh-ja fillonte programet ne oren 8 me duket,kurse une dilja ne 7:10 pak a shume) !
RadioTirana ate periudhe e sidomos ate ore 6:30-7:30,kete kengen e perdorte si sfond per emisionin e mengjesit e drejtuar nga nje femer por qe s'mbaj mend mire per ca fliste ! Zgjohesha cdo mengjes e dilja nga shtepia me kete kengen,ose me mire me refrenin...o oo oo oo oooooo,òò
Te ekzistonte forumi e tema,me ca kenge u zgjuat ne mengjes,do shkruaja perdite te njejten
Sinqerisht me pelqente goxha si kenge ! Ndonjehere me kap dhe mua ndonje moment nostalgjie,ose Ostalgjie sic do thoshin gjermano-lindoret !


Tarzan Boy - Baltimora


  Gjithsej 2037 faqe: « E parë ... « 1367 1368 1369 1370 1371 1372 1373 1374 1375 [1376] 1377 1378 1379 1380 1381 1382 1383 1384 1385 » ... E fundit »
Trego 2037 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.