Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Cuditerisht dallandyshet skan ardhur akoma ndoshta kane frike nga kjo mjergull qe ka pushtuar shpirtrat .Kjo mjergull ka mbeshtjell boten ne gjirin e saj dhe i merr frymen nga pak dhe pastaj e le te vetem ne meshire te fatit, drame e vetevetes.Ti sot ike dhe stolin ku takoheshim te dy e lame te vetem bashke me boten.Harrova qe ne e kemi lene vetem njeri-tjetrin neper stinet e jeteve tona dhe se eshte vone per te jetuar akoma neper kujtimet e dickaje qe nuk eshte me.E more barren qe kishe mbi krye te shoqeruar me zhgenjime dhe iluzione endrrash.Nuk e di nese shpatullat e tua do te jene aq te zonja sa te mbajn peshen e genjeshtrave apo mos valle do te mashtrosh edhe fatin? Ndoshta nuk e di...Nuk e di nese do te humbesh neper mjergullen e idese qe ke krijuar mbi boten tende dhe nese stinet e jetes tende do te vendosin qe pranvera te filloj, nuk e di...Te prifte e mbara dhe ruhu nga erresira e shpirtit sepse kur te kesh nevoj per mua kam frike se sdo te jem me tek stoli duke te pritur...
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.