Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 12 Janar 2007 - 21:10:

Me duket se ju tolstoy i merrni gjerat ca si teper personale. Une mendoj qe keto nderhyrjet nga jashte ne fete shqiptare na shtyjne ne lufte te brendshme dhe ashtu eshte. Dhe me sa di une Vatikani nuk ka mohuar ndonjehere se si e ka bere pasurine. Per sa i perket Kryqezatave, u masakruan te krishtere e muslimane njesoj dhe u shkaktuan nga jotoleranca fetare e turqve selxhuk qe ne fillimet e shekullit te 11 ju ndaluan te krishtereve besimin e tyre dhe vune ne rrezuk vendet e shenjta te Krishterimit. Kurse per hapjen e Islamit me force, ajo eshte praktikuar kudo dhe kurdohere. Ashtu sic ka pasur njerez qe jane konvertuar me besim ashtu ka pasur dhe qe jane konvertuar me dhune. Edhe krishterimi e ka bere kete gje, por ne 3 shekujt e pare ka qene fe klandestine, ndryshe nga Islami qe ne fillimet e veta te hershme ka pasur plot besimtare te zjarrte qe luftuan dhe e perpahen ne popuj pagane dhe jopagane.

Spo zgjatem shume ne histori, por po perseris qe vendosja e femres nen mashkullin me mjete nga me te ndryshmet eshte shkelje e te drejtave te njeriut, ti thua qe femrat dhe meshkujt kane kerkesa e nevoja te ndryshme prandaj shperblehen ndryshe ne parajse. Une po them, po ne toke, pse te mos kete nje grua 4 burra por nje burre 4 gra? Mos eshte gje gruaja sa 1/4 e burrit? Kam degjuar justifikime nga me te ndryshmet per kete, si pershembull qe nuk do i njihej babai femijes, apo qe Islami thote qe te marresh deri ne 4 gra me aprovimin e gruas apo grave qe ke dhe qe ti trajtosh te katra njesoj, por asnje sma mbush mendjen. Se pari, per atesine e femijes mund te behen fare mire teste ADN-je ne shume maternitete ne bote. Pastaj, per trajtimin e te katrave njesoj me duket krejtesisht e pmundur qe nje mashkull te kete aq kohe e fuqi sa te merret me te gjitha, dhe edhe sikur ti trajtoje njesoj prape secila do kete 1/4 e burrit qe do kishte sikur te ishte e vetmja grua.

Sa per kodin e veshjes, nqs nuk eshte verbalizuar akoma ne istitute shkollore, eshte problem i shkolles perkatese. Por ne rast se kodi hyn ne fuqi, as i krishtere e as musliman nuk duhet ta shkele dhe te vije me veshje ekzotike ne nje institucion edukimi. Shkolla eshte laike, dhe nqs vendos ministria e arsimit apo organet perkatese qe duhet te kete kod veshjeje, sme duket e drejte te bejme perjashtime per ferexhete, haxhibet apo burkat.


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.