Forumi Horizont | Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit » Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14185)
Berisha: I pari që është blerë për zgjedhjen e Topit është Edi Rama
Nga A. Maho
Kryeministri Berisha deklaroi dje se zgjedhja e Bamir Topit në krye të shtetit është bërë me ndihmën e kryetarit të PS, Edi Rama. Gjatë një replike me deputetin e PS, Blendi Klosi, i cili e akuzoi kryeministrin për blerje të votave për zgjedhjen e Topit, Berisha tha se kontributin kryesor për zgjedhjen e Topit e ka dhënë Edi Rama dhe në prezencë kanë qenë dhe tre dëshmitarë të tjerë. “Në rast se është blerë kush për zgjedhjen e presidentit, i pari që është blerë, është kryetari i partisë së tij, se unë operacionin më kryesor e kreva me ndihmën e tij. Absolutisht po. Por ju keni frikë. Ju më keni mua si tabelë qitjeje, sepse ju e dini që unë duroj e duroj. Ju flisni, flisni, por matini ca gjëra. Unë operacionin paqësor, thelbësor, kirurgjikal për atë proces e bëra me kryetarin tënd dhe e kam bërë me tre dëshmitarë. Mos më bëj t’i nxjerr këtu dëshmitarët. I pari është Neritan Ceka. Mos më shty të vazhdoj më tutje. O socialistë të dashur, të nderuar, Zoti ju ruajt nga njerëzit e mirë juve!”, - tha Berisha.
Kjo është një tjetër dëshmi e ardhur nga kryeministri Berisha, e cila hedh dritë mbi rrjedhën e ngjarjeve që çuan në zgjedhjen e presidentit. Vetëm pak kohë më parë, deputeti i PS, Ben Blushi, pati një debat me vetë kreun e shtetit, Bamir Topi, në lidhje me votat që ky i fundit mori për zgjedhjen e tij në krye të shtetit. Nga ana e tij, Topi reagoi, duke u shprehur se deklaratat e Blushit nuk janë gjë tjetër vetëm se zili për karrierën e tij politike. Nga ana e saj, opozita vazhdon të akuzojë mazhorancën për blerje votash nga ana e saj. Nga ana e saj, mazhoranca e ka konsideruar zgjedhjen e presidentit të vendit si procesin më legjitim dhe transparent të ndodhur në të gjithë këto vite demokraci.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit » Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.