Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)


Postuar nga Aulon 12 datë 06 Janar 2007 - 08:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me duket se patriotizmi thjesht modifikon realitetin. Ketu eshte folur per investimet gjermane ne Majorka, dhe eshte krahasuar Vlora me te. Kjo eshte thjesht teori, por turizmi behet ne praktike. Tek e fundit Dubai ishte nej shkretetire anes detit dhe u be perle boterore. Tek investimi rrotullohet gjithe puna. Si mund te ndertohet Vlora kur investimet i bejne vetem vendasit. Por edhe sikur te ndertohet beni gabim nese mendoni se mjafton bukuria per te terhequr nejrezit. Turzimi eshte art me vete dhe duhet pranuar me gjithe investime dhe fluks te huajsh. Vlonjatet nuk jane gati nga kjo ane edhe pse jane per tu admiruar per nacionalizmin e tyre. Kur shkon ne Vlore humbet 20 minuta per tu futur ne qytet sepse vlonjatet bejne xhiron me makine tek korisa e mesit. Nderkaq, kur Rudina Xhunga beri nje emision mbi turizmin 3 vjet me pare, nje nga vlonjatet u shpreh keshtu per turistet "une u ve pjaten pare, po deshen te hane, po s'deshen mos hane, nuk do u lepihem turisteve une". Ky eshte koncepti qe le turizmin prapa ore e minut. Pa llogaritur qe (me thene te drejten) ne Vlore ashtu si ne qytete te tjera akziston nje maskilizem i forte, me gra qe mbyllen neper shtepia (i kam pare me syte e mi) dhe diskoteka qe duhet te shkosh i shoqeruar. Nje nga faktoret me terheqes ne turizem eshte seksi. Nese femrat ruhen nga vellezerit dhe baballaret si te ishin robinja eshte e pamundur qe te ndertohet nje ambjent i hapur dhe i zhvilluar turistik.

Dmth shkurt hesapi, te flasim ne teori dime te gjithe, por praktikisht kush ben pushimet ne Shqiperi ose ne Vlore pohon me plot gojen se eshte bukur, por ka hedhur parate dem. Me po aq leke sa harxhon ne Vlore mund te shkosh ne Egjipt dhe te shohesh boten me sy ne hotele me 5 yje. Turizmi nuk behet me nacionalizem por me organizim dhe mikpritje nga vendasit. Dhe pa investim nga jashte nuk ka si te ndertohet as Vlora dhe as Shqiperia, kshtu qe Kakomeja dhe Vlora duhet te pranojne investimin e huaj per hir te zhvillimit turistik.





Fajtori eshte normale qe ka mangesira.Por cdo gje eshte ne ndryshim e siper.I ka ikur koha asaj pjates qe te vihej para dhe ne dac ta haje ne dac ta lije .Operatori turistik nuk kenaqet me duke te marre ato 10 leke qe ti i harxhon per ato dite ,por do te ta beje qejfin deri ne fund qe te shkosh prape aty vitin qe vjen dhe te kete klientelen te siguruar.Nuk po them se u ploteson 100 % kushtet qe ata kerkojne, por kjo eshte Shqiperia.Mangesite ekzistojne po kjo ndodh per shkak te mungeses se infrastruktures dhe jo sepse hotelxhiu i ka mundesite dhe nuk i realizon.
Ato gocat qe mbyllen ne shtepi ose i ke enderruar ose ke nja tre vjet pa shkuar ne Vlore .Vetem kete vit diskotekat kane qene rrafsh me femra te pashoqeruara.I hipnin makines nga 4 e nga 5 dhe hopa tundu shkundu si fecka deri ne 5 te mengjesit.Sa per ate xhiron e pasdites qe bejne vlonjatet me makina e ka fajin bashkia ,te vendose ndalim qarkullimi ne rrugen kryesore dhe te shfryje trafiku ne unaze.Sa per investimet e huaja ato jane te mirepritura .Nuk eshte njeri kundra .Bile po te ndertoje dikush me mè experience nje impiant turistik do jete si shembull dhe per te tjeret.Ngadale ngadale gjerat do te marrin rrjedhen e caktuar.Per tani mjafton qe bregdeti i Vlores nuk u betonua si ai i Durresit dhe Sarandes.Kjo eshte fitore .Tjerat do vijne vete.Hajd fajtori se vitin tjeter po ta jap nje dreke peshku ne Zvernec.


  Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.