Forumi Horizont | Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)
“Roxxxy”, del ne treg roboti per te bere seks
Ndoshta mund te jete degjuar te flitet shume per kukullat e seksit, te te gjitha dimensioneve, ngjyrave, apo materialeve, por nga sot vjen nje risi: quhet “Roxxxy” dhe sipas inxhinierit informatik qe e ka zhvilluar, Douglas Hines i “True Companion”, nga kendveshtrimi anatomik eshte nje shoqe e perkryer. Madje mund te personalizohet, si ne karakteristika fizike, edhe ne personalitet.
Keshtu, sepse sipas gjendjes shpirterore, mund te seleksionohet per kete robot nje personalitet i ndryshem. "Roxxxy" eshte nje android i pajisuir me inteligjence artificiale dhe lekure sintetike ne gjendje per te imituar 360 grade personalitetin njerezor. Roboti di te flase, te degjoje dhe shkon te fleje. Me nje gjatesi 1.73 cm dhe nje peshe 54 kg ka nje skelet dhe aftesine per te ecur e levizur, pa nevojen e ndihmes. E gjithashtu ka edhe gjoks te mases 6 dhe eshte besnike ndaj atij qe e ka blere.
Kompania ka dashur te specifikoje se robotet nuk jane ideuar thjesht per te bere seks, por per te qene me shume nje partnere per ata qe nuk kane, apo qe nuk deshirojne te kene nje te tille me mish te gjalle. Aspekti befasues i ketyre roboteve eshte aftesia per t’iu pergjigjur stimulacioneve humane dhe per me teper, perdoruesi mund te modifikoje gjithcka ne baze te preferencave. Pasi te jete zhvilluar i gjithe personaliteti i secilit robot, mund te kontaktohet me perdoruesit e tjere te faqes “True Companion”, qe nga ana e vet do t’i dergoje te gjithe roboteve te rejat dhe funksionalitetet mes te cilave mundesine per te kryer disa lojra seksuale, natyrisht pas blerjes se nje fjalkalimi te vecante.
Megjithate edhe grate te mos deshperohen, sepse “Roxxxy” do te pasohet nga nje version mashkullor, “Rocky”, i ideuar si nje robot heteroseksual, ose homoseksual. I gjithe projekti parashikon nje kosto rreth 1 milione dollare, ndersa kosto e nje roboti te vetem femer vertitet mes 7000 dhe 9000 dollareve, sipas personalizimit qe do te zgjidhet. Per momentin mund te blihet vetem ne SHBA dhe Europe, por ne te ardhmen do te jete e mundshme qe dicka e tille te behet edhe neper kontinentet e tjere.
/reuters/
Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.