Forumi Horizont | Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)
Para sa kohe e keni vizituar Vloren?
Eshte vertete se per shume aspekte te jetes ne nuk mund te krahasohemi me perendimin,i cili ka nje tradite e pervoje te gjate ne industrine turistike.
Por kryesorja eshte se ne vlonjateve ,por edhe gjithe shqiptareve nuk ju mungon deshira dhe vullneti per te punuar.
Ne perendim,shteti i ndihmon aktivitete te tilla me investime duke ndertuar rruge ,ujsjellesa ,elektricitet,porte,aeroporte etj.Bankat e shumta u japin kredi qytetareve per te ushtruar aktivitetin e turizmit pa ndonje pengese.Nqse je i punesuar full time nuk ke asnje lloj pengese per te marre kredi.Nje miku im ne Palma de Majorka eshte ne perfundim te nje shtepie te madhe, te cilen do ta perdorte per turizem.Ai kish blere 1400m2truall=200.000Euro dhe 400.000Euro kushton shtepia e kompletuar.Pra 600.000Euro me afat 20 vjecar shlyerje.Cila eshte ajo banke ne Shqiperi qe te jep nje shume kaq te madhe?Ne kemi nje shtet te varfer me shume nga mendjet e politikaneve,nje shtet i cili nuk mendon te beje reforma por te vjedhi.Edhe ato miliona qe EU ka dhene per infrastrukturen politikanet shqiptar i kane shperdoruar e vjedhur miqte e mij.Nqse shteti i 1991 do ti kishte dhene pronen pronarit,gjendja nuk do te ishte e tille.Tani vjen tjetri nga storogozhda dhe ze token time sikur ja ka lene i jati dhe kur vjen puna atje ne mal vritet edhe me vellain per nje gardh.Shko po deshe prekja ate djerrine ne mal se cdo te gjej.Pra nga kjo anomali qe sollen komunistet dhe Sali Berisha ndodhin edhe rrebelime si ne Kakome.
Fajtori edhe pse me ngadalesi situata nuk eshte me ashtu si e mendoni ju,sepse ka ndryshuar goxha.Edhe une mendoja si ju,por jam gabuar kur e vizitova Vloren dhe disa qytete te tjera.Ta them me plot gojen se vajzat ne Shqiperi,vishen me bukur dhe jane me komode se ato italiankat qe ti shikon cdo dite dhe anglezkat e spanjollet qe shoh une.Fanatizmi atje ka vdekur i dashur.Diskot dhe pub-et ne Vlore mbusheshin me shume nga djemte dhe vajzat vlonjate se sa nga te rinjte,qe vinin per pushime nga perendimi dhe ishin me mijra.
Edhe ne Vloren, qe ti e mendon si 20 vjet me pare ka ndodhur ndryshime kolosale. Emisionin e Rudines edhe une e kam pare.Ajo qe thoni ju ishte nje shprehje qe gazetarja ua permendi grupit te biznesmenve vlonjat, sepse edhe ajo eshte bija jone.Ajo menyre te sjelluri me kujton menyren e te sjellurit te kamarjereve ne kohen e komunizmit.
Po ju tregoj nje rast ne Tirane;Ne vitin 1985 ndodhesha ne Tirane dhe shkova per te drekuar tek Restorantt Partizani.(tani nuk eshte me) Nje burre i gjate e i thinjur,rreth te 60-ve i cili po drekonte me nje pjate supe,i kerkoi kamarierit nje gote uje te pakten nja 10 here.Mbas shume thenieve kamarieri i inatosur mbushi nje gote uje ne cezem me shume presion dhe ia solli plakut ,qe nga e folmja ishte katundar prej Tirane.Kamarjeri ja plasi goten ne tavoline,ku uji dukej si dhalle dhe u largua.Plaku tha:"Cere eshte kjo mor cun? Bozeee...!Qeshem te gjithe,por ishte nje qeshje e hidhur miqte e mij,per shume arsye.
Dua te them nuk kane me vend per ato lloj sjelljesh e menyrash te serviruri jo vetem ne Vlore,por gjithandej. Une nuk e konstatova kete gje kur vizitova vendlindjen.Pastaj ne nga natyra jemi mikprites dhe ta hapin deren edhe ne mes te nates pa na u trembur syri dhe themi:Buke e krype e zemer e jo me kur ti vjen per qef dhe me pasuron mua.
Mbreteria e vogel qe ti permend eshte bere me investimet e perendimoreve,kryesisht te amerikaneve,pastaj ai eshte nje vend nentaoka e te cilit eshte e pasur me ar te zi te dashur miq.. dhe perendimoret kane interesa ekonomike atje jo se ju hap barku per Dubain apo per Emiratet e Bashkuara.
Vlora nuk eshte vetem,qyteti qe ju keni vizituar.Vlora mbaron kufi me Borshin,pra nga Pusi i Mezinit ne hyrje e deri ne Qeparo.Nuk e di ne se te ka rene rasti te drekosh apo te darkosh nen hijen e mandarinave ne lokalet e Radhimes.Pra ato nuk i ka prere njeri dhe ato i ke me shumice.Po ne Vlore i prene ata qe erdhen nga mali,ata qe la azat Sali Berisha.Ne qytetaret vlonjat ua dijme vleren si ullinjve dhe agrumeve.Ato nuk jane lisa qe per fruta kane disa kokrra qe i hane bagetia,apo gorica e ide i dashur juve.Pra me nje fjale resurset natyrore egzistojne e nuk jane teorike e as vlonjatet nuk jane pengese ne zhvillimin e qytetit te tyre.
A mund te me flasi ndonjeri per trafikun ne Sheshin Skenderbej?Nje tollovi e pa pare,njerez e makina bashke kokolepsur,njesoj si te martosh iriqin me gjarprin dhe nje pluhur e smog qe te ze frymen.Ne rstet urgjente te semuret dhe te plagosurit mbrrijne te vdekur ne spital sepse askush nuk ju hap rruge.Ne Vlore kjo nuk ndodh,sepse ata qe udhetojne simbas dikujt ne mes te rruges ju hapin rruge menjehere.But anyway.
Fshati qe duket nuk do kallauz themi ne nga Vlora."Ne nuk kemi nevoj te na mburrin ,se mburremi vete,,
Fajtori eshte shteti,i cili me politikat e tij si ne cdo fushe te ekonomise edhe ne ate te turizmit ka penguar vlonjatet dhe gjithe shqiptaret te ecin perpara.
Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.