Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Volejboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=224)
-- volejboll (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1325)
Femrat!
Volejbolli i femrave nesër nisën pjesën e dytët të fazës së parë ku ekipet më të mira ato të grupit A1 fillojnë raundin e dytë. Në qëndër të vëmëndjes është takimi që zhvillohet në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit të Durrsit ku Skuadra vëndase Teuta do të presë Tiranën. Dy skuadra këto që në rënditje i ndan vetëm fitorja në takim direkt pasi takimin e parë e kanë fituar vajzat e detit. Tirana vjen në këtë takim pas dy humbjeve rradhazi, por humbje dinjitoze ku në takimin e fundit me Dinamon ka paraqitur një skuadër të denjë për të rivalizuar. Ndërsa Teuta pas një humbje të pësuar në fushën e saj me Dinamon do të kërkojë patjetër të reflektojë para fansave të saj.
Kryesueset e kamopionatit volejbollistet dinamovite që nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes do të ndeshen me Studentin e vëndit të fundit ku padyshim nuk do të ketë asnjë nënvleftësim, ndërkohë që Skëndërbeut i jepet një shans për të provuar skuadrën e re debutuese në A1.
Kampionet në fuqi volejbollistet e Studentit do të presin në fushën e tyre Minatorin e Rrëshenit . Ndonese në Rrëshen takimn e parë e kanë fituar kampionet ne fuqi në Tiranë në "Asllan Rusi" skuadra mirditore gjithnjë ka paraqitur një skuadër kompetitive dhe të aftë për të konkuruar me kryesueset e kampionatit
Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.