Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Grupet mafioze shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13391)


Postuar nga arturm datë 25 Mars 2007 - 18:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ketu u beme si ajo barcaleta. Ku po shkon. Per peshk. Ah, thashe se po shkoje per peshk. Ne shumicen e pikave jemi dakort dhe prape nuk jemi.



Ne itali nje person i edukuar do te te ish pergjigjur "forse non mi sono spiegato" dhe jo "non avete capito". Po te mundohesh te shpjegohesh me mire ndoshta edhe ne do te te kuptojme me mire.

Per sa kuptoj une (mund te jem edhe gabim) jemi dakort per situaten/kriminalitetin e brendeshem dhe e mendojme ne menyre te ndryshme per ate te jashtem.

Ti, per faj te disa bashkatdhetareve te tu ke nje ndjenje "imbarazzo" karshi italianeve, une Jo. Per te paren sepse nuk jane kriminelet qe "percaktojne" qenien shqiptar por edhe sepse cdo njeri prezantohet per veten e vet. E vetmja gje qe mund ta percaktoje kriminalitetin e nje populli  jane statistikat, dhe po te marresh ato, duke thene edhe qe ti je dakort qe shumica e shqiptareve jane emigrante te ndershem, kam te drejte une. 

Citim:

Nese mendoni se Shqiperia nuk ka grupe kriminale lexoni mesazhin e fundit te Kota_97 dhe i keni me fakte si dhe cfare mund te quhet organizate kriminale.



Ne nuk themi qe ne Shqiperi nuk ka organizata kriminale, por fjala "organizate kriminale" ne Shqiperi nuk duhet perkthyer ne te njejten menyre qe nenkuptohet Mafia apo Camorra ne Itali. Ket shqiptaret me shume se organizata mund te quhen ceta kriminalesh.

Dhe tek e fundit nuk me rezulton (na sill po ke) ndonje fakt i ndonje organizate kriminale te organizuar qe mund te konkurroje me Mafien, Camorren, Ndraghetten etj. Une mendoj se JO.

Citim:

Se dyti, nese gjithe popujt jane njelloj, atehere pse jemi ne qe marrim skafet per Itali dhe nuk jane italianet qe ti marrin per Shqiperi? Ne cfare kthine te historise ju rezulton se popujt qenkan njesoj? Dy popuj nuk mund te jene kurre njesoj perderisa kane kufij dhe kulture tjeter. Nuk jemi njesoj as neve qe jemi dy njerez e jo me dy popuj. Secili ka difektet dhe avantazhet e veta. Keshtu qe nuk mund ta shikoj Shqiperine si pjese e fshatit global pa ngjyre, pa ere, pa shije. Ne kemi nje pozicion ne bote qe mund te rregullohet ose te prishet. Mund te zhvillohemi ose te mbetemi varfanjake. Kjo varet nga neve dhe nuk eshte parashikuar ne ndarjet hyjnore te popujve te barabarte. Per te njejtat aresye nje kriminel shqiptar ul imazhin e Shqiperise dhe nje Kledi Kadiu e ngre imazhin (mgjs kam dyshimet e mia). Pra, ka gjera qe bejne keq dhe ka gjera qe bejne mire. Eshte ne doren tone te shtyjme shoqerine drejt formave te suksesshme ose te justifikojme krimet. Konseguencat jane keto qe shikoni.

Nese flasim per popuj pyesni veten si ka mundesi qe nje popull i shkaterruar dhe i ndare si gjermanet, arriten te mbijetojne pas humbjes se luftes dhe te behen nje nga shtetet me te forta ne bote. Ose me sakte imagjinoni si mund te jete Shqiperia po te heqesh ata 3 milione shqiptare dhe te vendosesh 3 milione gjermane, amerikane apo cifute. Rezulton akoma se gjithe popujt jane njesoj?


Ke te drejte ti, flasim shqip dhe nuk kuptohemi.

Asnje nga ne nuk eshte aq budalla sa te thote qe te gjithe popujt jane njelloj. TE PAKTEN UNE, THASHE QE FENOMENET E LIDHURA ME EMIGRACIONIN (sepse jane vetem fenomene) JANE TE NJEJTA NE TE GJITHE BOTEN (mund te jene vetem te zhvendosura ne kohe). 

P.s. Nuk me the a e ke lexuar librin e Gian Antonio Stella-s "L'Orda - Quando gli albanesi eravamo noi"?


  Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.