Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Simfoni Shpirtrash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14581)
Faleminderit kotka ne nje fare menyre ndjehem e perkedhelur.
________
* Ajo ishte ulur pas një trëndafili të madh te mbushur plot gonxhe te bardha, i cili ja shtonte me shume bukurine e saj.Ishte midis miqsh dhe po qeshte me zë. Ai ishte duke kaluar aty afër dhe i tërhoqi vëmendjen pikërisht e qeshura e çiltër dhe e sinqertë e saj dhe mbasi kishte bërë disa hapa, për të qënë në rregull edhe me normat e etikës, kishte kthyer shpejt kokën. Ai çast, ai moment, ishte edhe shpërthimi.
* Ajo po e ndiqte me sy dhe vështrimet e tyre u takuan. Iu duk se natyra pushoi së marri frymë. Ndjeu në fund të gjoksit një si shtërngim dhe e preu padashur të qeshurën.Bulëza djerse i mbuluan ballin dhe ndjeu një të përzjeë të lehtë në stomak. Ai kishte qëndruar dhe po e shihte i çuditur atë ndryshim, aq të shpejtë të asaj fytyre të bukur. Kishte shumë dëshirë të afrohej dhe të ofronte ndihmën e tij, por ndruhej se nuk do ta pranonin. E kush ishte ai që të kishte këtë të drejtë? Sa vajza të bukura ka rruga…
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.