Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14]
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16011)


Postuar nga AngelDevil datë 07 Nëntor 2009 - 18:31:

Kush eshte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, i sapo emëruari në krye të Policisë së Shtetit:

Z. Hysni Burgaj ka lindur në vitin 1960 në Shkodër.

Ka përfunduar studimet në shkollën e Ministrisë së Brendshme në vitet 1981-1984. Ka përfunduar kursin e plotë të “Drejtimit dhe menaxhimit të lartë të Policisë” organizuar nga Misioni PAMECA në vitin 2007.

Gjatë ecurisë në karrierë ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh, si brenda dhe jashtë vendit nga organizata dhe organizma që asistojnë policinë shqiptare si MAPE, PAMECA etj., në vende të ndryshme të Evropës dhe në SHBA. Ka një karrierë të gjatë policore. Nga viti 1984 kur ka mbaruar studimet ka punuar në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit. Në sajë të ecurisë së tij në karrierë ka fituar një eksperiencë të çmuar jo vetëm policore, por dhe menaxhuese dhe drejtuese. Nisur nga përvoja dhe rezultatet e larta në detyrë është emëruar dhe ka punuar si drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës (dhjetor 2005-dhjetor 2007) dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër (dhjetor 2007-korrik 2008).

Prej më se një viti është emëruar në detyrën e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për Shërbimet Mbështetëse. Me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 28.10.2009 u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.


  Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14]
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.