Forumi Horizont | Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17289)
Maqedonia e sotme Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe Maqedonia e Egjeut janë tri krahinat e mëdha gjeografike që përbëjnë Maqedoninë antike të fisit pellazgo-ilir të maqedonëve, të cilët në historinë e lashtë identifikohen me mbretin e tyre Filipin II dhe birin e tij, Lekën e Madh, apo Aleksandrin e Maqedonisë.
Sot, këto tri treva, regjione apo krahina të Maqedonisë antike pellazgo-ilire: Maqedonia Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe Maqedonia e Egjeut formojnë atë që nacionalistët sllavomaqedonas e quajnë herë Maqedonia e Madhe, e herë Maqedonia Etnike.
Pas dyndjeve, djegëjeve e shkatërrimeve të mëdha të hunëve, mongolëve, gotëve, vikingëve, sllavëve etj., në Siujdhesën Ilirike dhe në Maqedoninë antike ilire (para erës sonë dhe në fillim të erës sonë), maqedonët ilirë u larguan me dhunë nga vendi i tyre, shumë u vranë në luftë mbrojtëse që zhvilluan, kurse një pjesë e tyre u asimiluan në sllavë dhe grekë. Nga ata fise sllave që depërtuan dhe u ngulitën në Ilirik janë edhe sllavët e sotëm që banojnë në trevat e Maqedonisë së dikurshme antike, të cilët më vonë e quajtën veten maqedonas, sipas emrit të vendit ku banojnë. Prandaj, që këta maqedonas të sotëm, për t’i dalluar nga maqedonët antikë pellazgo-ilirë, në terminologjinë e sotme politike, në të shumtën e rasteve, emërtohen si sllavomaqedonas.
Treva e sotme gjeografike që sot quhet Maqedonia Veri-Perëndimore, e banuar kryesisht nga pasardhësit e Ilirëve – Shqiptarët, në kohën antike ishte pjesë integrale e shtetit ilir të Dardanëve – Dardanisë, ishte si të thuash Dardania Jugore. Dardania antike fillonte nga Tregu i Ri e Nishi në veri dhe mbaronte në Ohër e Manastir në jug dhe kryeqendër kishte Shkupin. Prandaj, edhe sot, kufiri në mes të Maqedonisë Etnike dhe Shqipërisë Etnike gjarpëron përmes fushash e brigjesh nga Kumanova, nëpër Veles e deri në Manastir, për të vazhduar pastaj në drejtim të Florinës, Janinës e Artës në Greqi. Kjo vijë gjeografike antike, është njëkohësisht edhe vija kufitare ndërmjet Maqedonisë Lindore sllavomaqedonase dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore shqiptare.
Tanimë janë të njohura botërisht aspiratat kombëtare e shtetërore të lëvizjeve e partive politike sllavomaqedone dhe shqiptare për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, për çlirimin dhe bashkimin e trojeve të tyre etnike, të pushtuara dhe të kolonizuara nga popujt fqinjë: serbët, bullgarët dhe grekët, e cila arrihet vetëm me formimin e Shqipërisë Etnike dhe të Maqedonisë Etnike.
Gjysma e territorit dhe e popullsisë së Republikës aktuale të Maqedonisë, që njihet juridikisht në OKB me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), apo anglisht FYROM, Maqedonia Veri-Perëndimore, apo Ilirida, siç i thonë sot shqiptarët, është tokë shqiptare, pjesë e shkëputur me dhunë nga Shqipëria Etnike. Dhe dihet që, shteti kombëtar nuk krijohet e nuk mund të mbahet me toka e me popuj të huaj, sepse nuk ka ardhmëri dhe jetë të gjatë.
Republika e sotme e Maqedonisë është një shtet gjysmak, jo funksional, i rrethuar në të katër anët me kufinj shtetërorë tokësorë, pa dalje në det dhe pa perspektivë të zhvillimit ekonomik, si dhe i varur përjetësisht politikisht dhe ekonomikisht nga shtetet rretherrotull, sepse, shteti pa det, është sikurse shtëpia pa dritare.
Shqipëria ishte shteti i parë në botë që njohu Maqedoninë si shtet të pavarur e sovran, pas daljes së saj nga ish-Jugosllavia. Janë serbët, edhe sot, ata që po hiqen si ”aleatët” e ”miqtë” e popullit sllavomaqedonas e të Maqedonisë, duke e frikësuar atë me ”gogolin” e shtetit të Kosovës, duke u përpjekur që të shtijnë pyka helmuese midis shqiptarëve e sllavomaqedonëve dhe me politikën e tyre të hapur antishqiptare dhe të fshehtë antisllavomaqedone tentojnë që t’i fusin në luftë të armatosur e të përgjakshme dy popujt tanë, me synimin përfundimtar që të fitojnë ata, që ta shtrijnë përsëri sundimin e tyre në Maqedoni.
Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.