Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- 30 Prilli. Protesta. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17788)
Lost, paqendrueshmeri politike ???
Nga nje liber tjeter te dy ekonomisteve te zote ("Save capitalism from capitalists") rezulton se paqendrueshmeria qe demton ekonomine kapitaliste eshte tek prona, jo tek politika. Eshte koncepti i prones se dhunuar qe minon investimet dhe largon perfundimisht stabilitetin ekonomik. Per kete nuk e ka fajin Rama, nuk eshte Rama qe dergon policine tatimore 18 here ne 12 muaj tek gazeta Shekulli. Nuk eshte Rama qe prish pallatet e ndertuara jashte rregullores pikerisht te kundershtareve politike.
Problemi eshte qe prona ne Shqiperi eshte relative, e dhunueshme, e luftueshme. Sali Berisha (qe shtiret si i djathte) legalizoi tokat "e xanuna", ndersa para pak muajsh leshoi urdhrin/direktiven qe tokat e papunuara do jepen me zor me qera. Me çfare te drejte shteti te detyron te "falesh" pronen me qera? A nuk ka metoda te tjera per te favorizuar zhvillimin bujqesor?
Keto vlejne per çdo fushe te ekonomise shqiptare. Aq me teper qe biznesi eshte i perzjere me politiken (Tome Doshi ne parlament???). Prandaj te leme propaganden politike, sepse aresyet e destabilitetit jane teknikisht larg protestave te Rames. Ne fund te fundit, stabiliteti politik buron nga transparenca. Edi Rama ne ate drejtim po kerkon vetem transparencen, ate qe i duhet nje demokracie qe jeta publike te eci normalisht dhe pa protesta. Nuk eshte faji i Rames qe Shqiperia eshte akoma ne nivelin e fshehjes se votimeve. Nese Berisha do kishte per zemer stabilitetin e vendit (dhe s'do kishte gje per te fshehur) kutite do i hapte menjehere. Kshu i mbyllte gojen Rames. Por Berisha nuk kerkon stabilitet, nuk do te perfshije opoziten, kerkon vetem te qendroje ne pushtet, me çdo kusht dhe çdo aleance te paturpshme. Sepse s'mund te kete stabilitet kur sot akuzon Fatos Nanon si mafioz dhe neser ha darke ne Viene per te perfituar politikisht. S'mund te kete stabilitet me njerez imorale ne pushtett, qe kontradiktojne veten sot me neser. Dhe turma e langove i beson akoma.
Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.