Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:39:

9 Albanistani ynë –shkrime të ndryshme– 319 faqe, Vllamasi, Tiranë, 2012 Çmimi 500 lek, 5 euro.

Ky libër fillon me një intervistë të gjatë hipotetike, ku autori i përgjigjet rreth 100 e ca pyetjeve, (të nxjerra nga kushedi ç’gazetë), si për ti bërë vetes një prezantim para lexuesit. Pastaj ai ka një shkrim të shkurtër në lidhje me ngjarjen e vrasjes së himarjotit Aristotel Guma dhe komentet e shumë shqiptarve pas asaj ngjarje tragjike. Më tej pason një shkrim paksa i gjatë mbi fenomenin Kastriot Myftaraj në injorancën e sotme shqiptare. Dhe libri vazhdon me disa shkrime mbi problemin shqiptar në ballkan dhe fqinjët e tij. tema kosovare dhe ajo maqedonase nuk mungon në këtë libër, ashtu siç nuk mungon edhe një krahasim i Koço Danajt dhe teorive të tij, të cilat autori R.Th i krahason me proverbin shqiptar të bërjes së petullave me ujë. Në libër nuk mungon as një analizë e shkurtër mbi disa komente të Rexhep Qoses në lidhje me disa fjalë të Dritëro Agollit, në takimin e të dyve në Tiranë më 1972. E më tej vjen një shkrim mbi sekretet e Gjermanisë, sipas një emisioni televiziv me të njëjtin titull. Një koment mbi fusnotën dhe panvarsinë e Kosovës nuk mungon gjithashtu. Pastaj lexuesi mund të çlodhet me ca përshkrime në lidhje me tre presidentë të vendeve europiane, Volf, Putin, Nano. E më tej autori jep pak nga një projekt i tij mbi një kushtetutë (hipotetike). Vazhdohet me një letër parlamentit europian dhe Gjykatës së Lartë Kushtetuese (!?) shqiptare mbi problemin e Ligjit të Tokës; po dhe dy letra dërguar komunës dhe pleqësisë së Lukovës. Si „antishqiptar“ ai i ka nisur edhe një letër kryeministrit shqiptar, S.B., për shkatërimin e mëtejshëm të Shqipërisë nga kapitalistët e rinj. Dhe pas këtyre ai hedh në këtë libër fillimin e librit të tij të projektuar prej kohësh, (mbi Dialektikën) e të cilin duket e ka ndryshuar në fillimet e tij, për të mos patur shumë përsëritje nga gjëra që dihen. Së fundi ai e mbyll këtë libër me po ato pyetje të intervistës së fillimit të librit, por me përgjigje humori.
Titulli i librit ishte projektuar prej kohësh: Albanistani, mirpo në minutat e fundit para se libri të nisej për botim me e-mail, autori pa se kishte një libër tjetër me këtë titull, ndaj ai e ndryshoi në Albanistani ynë. Ky libër pasoi brenda pak muajsh librin parakalues.
Shkak për botimin e këtij libri ishte se autori i kish nisur nëpër gazeta disa nga shkrimet e këtij libri, mirpo ato nuk ia kishin botuar e as kthyer përgjigje. Ndaj ai i mblodhi dhe shkroi dhe ca të tjera, duke bërë këtë libër mjaft shpejt, pas atij parakalues kështu për të ndikuar në uljen e çmimit të botimit.
Ndonëse për autorin ky është libri më i dobët e për të cilin ai ka menduar më pak, si shkrime gazetareske që përmban, ky libër i është shitur atij deri tani në ca kopje më shumë nga librat e tjerë, -sipas informacionit t’marrë-, megjithë mungesën e çfardo njoftimi në shtyp mbi librat e tij.


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.