Forumi Horizont | Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Basketboll. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1943)
Shkelqimi i pare i Kuqos ne Euroleague
Ermal Kuqo ka zhvilluar ndeshjen me te mire ne kuader te Euroleague prej se ka ardhur ne skuadren turke te Efes Pilsen. Ne ndeshjen e kesaj jave qe eshte zhvilluar dje kunder skuadres se mirenjohur italiane Beneton Treviso dhe te cilen Efes e ka fituar si mysafir me rezultatin 796. Kuqo ka shenuar plot 13 pike gjate 39 minutave sa ka qene ne fushe. Kuqo me 13 piket e tij eshte kosheshenuesi i trete per skuadren e tij ne kete ndeshje pas Langdon me 24 pike dhe Gardner me 18 pike. Pervec 13 pikeve Kuqo ka pasur edhe 6 kercime si dhe 2 asistime dhe 2 topa te vjedhur. Kjo minutazh kaq e madhe ne loje Kuqos i eshte dhene per here te pare nga trajneri (me prejardhje shqiptare) Oktay Mahmudi edhe faktin se ne radhet e Efes Pilsen mungonin disa nga titullaret e skuadres, dhe kete Kuqo si duket e ka shfrytezuar mjaft mire. Me kete fitore skuadra e Ermal Kuqos eshte ngjitur ne vendin e pare ne klasifikimin e grupit C te Euroleague me 8 fitore dhe 2 humbje.
Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.