Forumi Horizont | Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Elbasani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2263)
Stojku: Po kalojmë një krizë të brendshme
Kapiteni i Elbasanit e konsideron mjaft të vështirë trasfertën me Partizanin.
Ndeshja e kthimit e turit të tretë të Kupës së Shqipërisë midis Elbasanit dhe Albpetrolit i ka lënë të zhgënjyer sportdashësit vendës për mënyrën sesi luajtën portokallinjtë. Dy golat e pësuar nga Albpetroli, njëri më i bukur se tjetri, të cilët e vunë në dyshim kualifikimin e Elbasanit, treguan se ky ekip po përballet me një gjendje shqetësuese të momentit. Kapiteni i portokallinjve, Gentjan Stojku, u shpreh dje për "Sportin shqiptar" se ekipi i tij po kalon një krizë besimi të brendshme, të shkaktuar nga shumë faktorë. Megjithatë, Stojku nuk pranon të japë shpjegime për gjendjen e krijuar në radhët e elbasanasve, por shprehet se nuk është vonë për ta normalizuar. Vetë luhatjet e lojërave të skuadrës dhe rezultatet jo të kënaqshme të saj tregojnë për një gjendje të pastabilizuar. "Më vjen keq që punët u katandisën kështu. Di të them që futbollistët, nga ana psikologjike, nuk ndihen dhe aq mirë sa duhet në prag të ndeshjes me Partizanin. Qemë me fat që u kualifikuam për në turin tjetër të kupës, sepse për pak sa nuk u eliminuam nga Albpetroli, në një kohë që brenda 25 minutash lojë kishim siguruar një avantazh prej tre golash," - pohon Stojku. Sipas tij, ky fakt mjafton për të treguar se skuadra e Elbasanit nuk po kalon një moment të mirë psikologjik. "Nga situata të tilla të vështira duhet të nxjerrim mësime, sepse edhe mund të ndëshkohemi keqas. Unë nuk jam i mendimit për të eksperimentuar në asnjë ndeshje, qoftë edhe për të plotësuar dëshirat e ndonjërit në ekip, sepse mund të rrezikojmë shumë. Ajo, për të cilën kemi më shumë nevojë aktualisht, është përforcimi i Elbasanit me disa futbollistë cilësorë dhe rikthimi i besimit te loja e grupit. Jemi në prag të një prej ndeshjeve më të vështira të kampionatit, asaj me Partizanin, që do të luhet në kryeqytet. Sipas meje, Partizani është një "kafshatë" e madhe për t'u kapërdirë nga Elbasani. Ne do të sakrifikojmë shumë për ta përballuar këtë kundërshtar me sukses, por do ta kemi të vështirë. E rëndësishme është të kemi mbështetjen morale, mbi të gjitha të presidencës dhe të drejtuesve të klubit. Të tjerat, për sa u takon përgatitjeve, mendoj se po bëhen në rregull dhe në funksion të përvijimit të një formacioni sa më të plotë. Futbollistët janë të angazhuar maksimalisht të japin më të mirën në këtë ndeshje," - gjykon Stojku.
Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.