Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Shkumbini (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2269)


Postuar nga qershor13 datë 12 Shkurt 2004 - 22:20:

Shkumbini nuk kursen as Partizanin

Bardhekaltrit fitojnë 3-2 në miqësoren ndaj të kuqve kryeqytetas.
Shkumbini - Partizani 3-2
Shkumbini: Kotorri, Tafaj, Magani, Muça, Bylykbashi, K. Dervishi, Nexha, R. Dervishi, Merxha, Rizvanolli, Ivanaj.
Partizani: Nallbani, Imeraj, Brashini, Alcani, Çeka, Rosha, Ballço, Allmuça, Ahmataj, Abilio, Bejzade.
Shënues: R. Dervishi (2), Rizvanolli, Bakaj, Abilio.

Shkumbini ka zhvilluar dje miqësoren e radhës me Partizanin. Pra, ajo e djeshmja ishte e treta, pas Besëlidhjes dhe Skënderbeut, në këto ditë ndërprerjeje të kampionatit. Trajneri Bici, në fillim të kësaj ndeshjeje, hodhi në fushë Kotorrin, Tafajn, Maganin, Muçën, Bylykbashin, K. Dervishin, Nexhën, R. Dervishin, Merxhën, Rizvanollin dhe Ivanajn. Binte në sy aktivizimi i K. Dervishit dhe Bylykbashit, që vinin pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit në kampionat. Trajneri Mema i Partizanit, që kishte disa mungesa, hodhi në fushë Nallbanin, Imerajn, Brashinin, Alcanin, Çekën, Roshën, Ballçon, Allmuçën, Ahmatajn, Abilion dhe Bejzaden. Edhe në këtë miqësore, përballë të kuqve, bardhekaltrit u treguan të saktë, sepse fituan me rezultatin e ngushtë 3?2. Ky 90-minutësh pati dy tablo. Pjesa e parë foli për vendësit, të cilët shënuan dy gola me të njëjtin autor, R. Dervishin. Në këtë pjesë loje, bardhekaltrit humbën edhe disa raste të tjera të pastra për shënim me anë të Rizvanollit dhe Ivanajt. Meritë të veçantë në këto raste pati edhe portieri mik, Nallbani. Në pjesën e dytë, miqtë e përmirësuan ndjeshëm lojën. Trajnerët bënë zëvendësimet e duhura dhe nga këto përfiton Partizani, i cili kërkon ta gjejë sa më shpejt rrugën e golit. Ekipi mik arrin të organizohet më mirë në mesfushë. Sulmi me Abilion dhe Bejzaden bëhet më aktiv. Në minutën e 53-të, miqtë gjejnë rrugën e rrjetës me Bakajn. Shkumbini, i ripërtërirë në formacion me mjaft futbollistë të rinj, i kushton rëndësi mbrojtjes, duke e mbështetur ngacmimin e portës kundërshtare me anë të kundërsulmit. Në minutën e 73-të, vendësit tregohen të saktë, duke shënuar golin e tretë me anë të Rizvanollit. Miqtë, duke mos u pajtuar me këtë rezultat, ngulmojnë përsëri, derisa shënojnë golin e dytë, pa shpëtuar dot nga humbja 3?2. Pavarësisht rezultatit, që në miqësore nuk ka shumë vlerë, të dy trajnerët mbetën të kënaqur nga ajo që demonstruan ekipet e tyre. "Ky takim më shërben mjaft për të krijuar një ide të plotë për disa futbollistë të rinj që u provuan sot. Ata i kryen më mirë se disa titullarë detyrat e tyre," - u shpreh trajneri i të kuqve, Mema. Këtë mendim shprehu pak a shumë edhe Bici, i suksesshëm në fazën e tretë të kampionatit e në miqësoret e zhvilluara këto ditë. "Jemi akoma në fazën e përgatitjes dhe të harmonizimit të veprimeve me futbollistët e afruar së fundi në skuadër. Miqësoret po na shërbejnë mjaft në këtë drejtim," - pohoi Bici.


  Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.