Forumi Horizont Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Cili eshte kuptimi i jetes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=306)


Postuar nga Ersa datë 07 Shkurt 2003 - 04:49:

Une e dua jeten............

Jeta! Brenda saj labirinthe te shumta qe gjithkush nga ne i shtyre nga ligji i ekzistences ecen brenda tyre dhe sheh aty merr pjese ne gezimet qe sjell ajo, buzeqesh, dashuron, ndjen kenaqesi, por derdh edhe lot, urren, ndjen meri.
Secondat behen minuta, minutat ore, oret dite, e keshtu me rradhe iken edhe nje vit. Atehere kuptojne se koha iken, flutoron e bashke me te edhe dite nag jeta jone. Mundohemi ne te kapemi pas cdo sekonde, e ta shtrengojme forte. Nuk ka rendesi neqoftese eshte e lumtur apo e trishtuar, nuk ka rendesi nese na ben te buzeqeshim apo te derdhim lot, mjafton vetem qe eshte nje sekonde e jetes tone.
Te jetosh do te thote te marresh fryme thelle brenda veten e diku aty ne nje nga skutat e shpirtit tend te gjesh dicka qe te ben te ecesh perpara. Shume here urrejme veten e bashke me te edhe jeten, duke harruar qe ajo eshte nje dhurate e cmuar qe te dhurohet vetem njehere. Eshte veshtire te vleresosh kete dhurate, por, pastaj kur nje fije floku te ndan nga jeta e kupton se sa me vlere eshte ajo.
Shume here duke ecur ne labirintet e saj, godasim mure qe na shkaktojne dhimbje e vuajtje. Disa here te tjera, godasim mure qe na bejne te lumtur dhe per nje cast na duket sikur kapim qiellin me dore. E ne fund disa prej nesh kuptojne qe jeten duhet ta marresh ashtu si te vjen.
C'do dhimbje apo fatkeqesi eshte nje prove dhe fakt, mbi te cilat nje njeri ngre themelet e lumturise. Jane keto dhimbje qe e bejne ate te vleresoj momentet e lumtura edhe te kuptoj qe ne fund te fundit jeta eshte e bukur dhe se c'do surprize qe vjen me te duhet vleresuar si do qe te jete ajo.
E pra, ashtu si edhe gjithe te tjeret edhe une e dua jeten me te mirat e te keqiat e saj dhe dua ta jetoj ate duke pasur ne mendje se pas bores, shiut, fortunes gjithmone del dielli e duke te prekur e ledhatuar me nje nga rrezet e tij te arta te ben perseri te lumture duke te thene: "Cohu dhe jeto jeten tende o njeri!"


Ersa!


  Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.