Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Demokracine ne Shqiperi nuk e solli Berisha. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3699)


Postuar nga Ana datë 24 Janar 2004 - 21:51:

Une nuk kam degjuar kurre per kete fjale te Ramiz Alise me pare, dhe te them te drejten nuk e besoj, aq me teper nese vjen nga burime krejt te indoktrinuara si Robert Papa, ( meqe ra llafi nga ka perfunduar tani??).

Dhe nuk e besoj, sepse ne radhe te pare gjithe byroja ishte e plakur, nuk do rronin 200 vjet qe te benin plane 100 vjecare, se ky per mua eshte plan 100 vjecar. Eshte e pamundur qe

1 te japesh liri mendimi, dhe pluralizem politik, dhe
2 te mbash akoma pushtetin ( cilin pushtet? kush, ku??)

Te dyja keto koncepte perjashtojne njeri tjetrin.

Ku eshte Ramiz alia tani? Hekuros kemishat e veta, se nuk paguan dot as sherbetore. Ku qenkan ata ish bllokmene kaq te pasur, se jam shume kurioze t'i di.

Dhe ke quani bllokmene? Te gjithe majtistet dhe te djathtet qe mbizoterojne skenen politike sot, jane ish komuniste dhe relativisht te rinj ne moshe, ne kohen kur ishte gjalle Enver Hoxha kane qene maksimumi 25-30 vjec, keta jane ish bllokmenet tuaj?? It doesn't make any sense.


Dua t'ju tregoj nje episod qe ma ka thene ish mesuesja ime e matematikes kur isha ne gjimnaz. Ne Universitet ajo midis te tjerash ka bere dhe lenden e Ekonomise Kapitaliste, qe e jepte Fatos Nano. Kjo histori ka ndodhur ne vitet 80, kur ajo ishte studente.

"Vjen profesor Fatosi ne klase, u ul mbi tavoline, zakonisht nuk ulej ne karrige, dhe duke qeshur na ben nje pyetje qe kishte lidhje me temen e dites: Perse punetori shqiptar eshte me i lumtur se punetori ne kapitalizem?

Dhe ne u pergjigjem ne menyra te ndryshme: Sepse ai zoteron vete veglat e punes.
Ai ia plasi te qeshurit dhe tha: Nje m... zoteron vete punetori shqiptar! ( Me falni per gjuhen, por po e tregoj ne ligjerate te drejte ).

Studentet mbeten te shtangur se nuk dinin si te reagonin ndaj kesaj fraze qe nuk e kishin degjuar kurre, dhe ai filloi t'i sqaronte se si funksiononte ekonomia kapitaliste dhe perparesite e saj ndaj sistemit ku ishin."

Fytyrat jo te bukura ( nuk dua te them ndonje llaf tjeter, ndaj e le me kaq) qe kane marre Fatos Nano dhe Sali Berisha momentalisht, jane fytyrat qe do marre secili nga ne po t'i hyjne ethet per pushtet (ethet e arit), dhe nuk ka te beje fare me te qenet ish bllokmen apo jo. Nuk ua dha as Ramiz Alia, as Enver Hoxha ato fytyra, as edhe nenat e tyre nuk ua dhane, por u bene rruges duke kerkuar pak pushtet, pak pushtet te perjetshem, hahahah....


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.