Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tenis (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=226)
-- Tenis (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3705)


Postuar nga qershor13 datë 20 Shkurt 2004 - 21:25:

Hjuiti ngadhënjen ndaj Johansonit

Lejton Hjuit ka lënë pas ish-kampionin e Australia Open-it, Tomas Johanson, për t'u kualifikuar në raundin e 3-të të turneut të Roterdamit. Rezultati i arritur nga australiani në takimin ndaj suedezit ishte 7-6, 7-6. Në përpjekjen e tij për t'i dhënë fund periudhës 11-mujore pa titull, Hjuiti tregoi vullnetin dhe forcën e nevojshme për të fituar, megjithëse Johansoni dhuroi gjithashtu një paraqitje të mirë. "Unë prisja një ndeshje të vështirë dhe kjo ishte ajo çka mora," - tha Hjuiti pas takimit që zgjati 1 orë e 43 minuta. Johansoni merrte pjesë në turneun e katërt të ATP-së që pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave thuajse gjatë gjithë sezonit të kaluar.


  Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.