Forumi Horizont Gjithsej 39 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve…….. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5205)


Postuar nga tresh datë 23 Maj 2004 - 15:52:

Duke iu permbajte temes po ju nisi nje material te shkurter mbi temen:Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve……..
3SH



QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI
Childrens Human Rights Centre of Albania - CRCA
Tirane 21 Prill 2004

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA eshte nje organizate joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitimprurese qe ka si mision te saj mbrojtjen dhe zhvillimin e te drejtave te femijeve ne vend, si dhe rritjen e pjesmarrjes se femijeve ne nivel lokal dhe kombetar.

Ne date 19 Prill, CRCA ne bashkepunim me Global March Against Child Labour ka filluar javen e Fushates Globale per Arsimin e cila do te zgjase deri ne 23 Prill. Sllogani i perdorur gjate Javes se Fushtes Globale per Arsimin eshte “MUNGON NE SHKOLLE”.

Gjate ketyre diteve nje sere aktivitetesh sensibilizuese jane zhvilluar ne Shkollen “Ramazan Jarani” ne Tirane dhe ne te gjitha Klubet e Femijeve te CRCA. Keto aktivitete do te pasohen nga nje aktivitet masiv ne daten 23 Prill ne mjediset e Shkolles “Ramazan Jarani” ne Tirane, ne oren 12.00. Jeni te ftuar te merrni pjese ne kete aktivitet.

Qellimi i Fushates Globale “Arsimim per te Gjithe” ne Shqiperi eshte ndergjegjesimi i Qeverise shqiptare per problemin e braktisjes se shkolles ne Shqiperi, si nje fenomen negativ qe ndikon drejtepersedrejti ne rritjen e punes se femijeve. CRCA beson se mese 50 mije femije ne Shqiperi kane braktisur shkollen per te punuar dhe per tu kujdesur ekonomikisht per familjet e tyre. Sipas statistikave zyrtare mese 16 mije femije ne vit braktisin shkollen, pjesa me e madhe vajza. Studimet tregojne se mese 30 perqind e vajzave ne Shqiperi pas mbarimit te shkolles tetevjecare, nuk vazhdojne studimet ne shkollen e mesme.

Shoqeria dhe familja shqiptare ende vazhdon te tregoje nje mos-kujdesje te theksuar ndaj edukimit te femijeve, dhe shume prej femijeve detyron nga prinderit apo kushtet ekonomike ne te cilat jetojne, te braktisin shkollen. Keta femije kane nevoje per nje jete me te mire, dhe pa ndihmen e Qeverise, shoqerise dhe OJF-ve, ata do te vazhdojne te braktisin shkollen.

Qendra per mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi fton Qeverine shqiptare, pushtetin lokal, shoqerise shqiptare, OJF-te, prinderit, mesuesit dhe vete femijet, qe te japin ndihmen e tyre maksimale per te bere te mundur arsimimin per te gjithe femijet ne Shqieperi. Behuni edhe Ju pjese e Fushates Globale Arsimim perte Gjithe ne Shqiperi.

www.crca.org.al


  Gjithsej 39 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.